• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëria përtej e këndej Drinit”, Agolli: Parlamentarët këtej grinden për çdo gjë veç Kosovës

by A R
04/10/2016 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me dorën që i dridhej, ngriti dollinë me mikun që e kishte nderuar në shtëpi. Salloni që i ngjan një galerie arti, me tryezën rrumbullake si e Mbretit Artur, ishte i mbushur përplot.

I mpakur nga koha dhe shëndeti, por me një humor, pa të cilin nuk mund të kuptohet, Dritëro Agolli priti Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në axhendën e ardhjes së tij në Tiranë, kishte programuar edhe disa minuta në shtëpinë e shkrimtarit. Nuk ishte një vizitë e zakontë.

Para kohe, Presidenti i Kosovës kishte ardhur t’i uronte ditëlindjen e 85-­të, por edhe t’i dorëzonte dekoratën e Pavarësisë së Kosovës, për kontributin e çmuar që ka dhënë, në ditët më të vështira të Shqipërisë së andej Drinit, siç do të thoshte Agolli.

Shkrimtarit do t’ia donte zemra që të mos kishte dy republika shqiptarësh, por një Shqipëri “këndej e përtej Drinit”.

“Ju falënderoj nga zemra që më bëni një nder kaq të madh me dekorimin tim, të cilin ma dorëzoni me dorën tuaj. Në vitin e parë të zgjedhjes suaj president, vini këtu në Shqipëri dhe vini me duar plot”, tha Agolli, teksa bën shaka me Presidentin, duke i thënë se do preferonte të mos ia shqiptonte mbiemrin “Thaçi”, por “Taçi”, pasi h­ja është “mbeturinë anglosaksone”.

Shkrimtari shprehu besimin te Kosova, sipas të cilit “shumë shpejt, në një të ardhme të afërt do të kalojë të gjitha vendet me përparimin e saj, sepse ka përgatitur kuadro në të gjitha fushat.

Edhe emigrimi ka bërë mirë në këtë drejtim, sepse ka përgatitur shumë kuadro në fushën e mjekësisë, të organizimit të ekonomisë, në fushën e kulturës, në fushën e punimit të tokës, një tokë e pasur që ke dëshirë ta hash me lugë, me lugina të tëra, me fusha të bukura, një mrekulli, male që zgjaten deri në Shosh dhe Shalë. Ju do të ecni aq përpara sa do të çuditeni”.

Agolli e konsideroi Kosovën edhe si një fashitëse sherresh mes politikanëve shqiptarë. “Tek ne, në Shqipërinë këtej Drinit, parlamentarët vetëm për Kosovën nuk zihen. Vetëm kur bie llafi për Kosovën, nuk ka grindje. Mendoj sena duhet një kulturë e gjerë demokratike në Parlament dhe kudo.

Ai që kundërshton është kundërshtar me dialog, nuk është kundërshtar armik. Ne e ngatërrojmë kundërshtarin me dialog me kundërshtarin armik. Kur të ngrihet kultura demokratike, do të shpëtojmë nga zënkat, ndonjëherë edhe rrahjet ndërmjet dy forcave të mëdha politike”, tha Agolli.

Nga ana e tij, Thaçi u shpreh se edhe zënkat janë të kuptueshme në demokraci. Sipas tij, “koha nuk ka qenë kurrë më shumë në favor të shqiptarëve, komunikimi nuk ka qenë kurrë më i mirë. Të dyja qeveritë takohen, diskutojnë, bashkëpunojnë, implementojnë marrëveshje të mira dhe siç e thatë edhe ju, për kauzën kombëtare, njerëzit po afrohen e po bashkohen dhe pa dallim” tha ai raporton Tema. Sipas tij, e ardhmja e shqiptarëve është ajo pa kufi në hapësinë e Bashkimit Europian. Thaçi vlerësoi kontributin e Agollit, jo vetëm si gjeni të letrave, por edhe për pavarësimin e Kosovës.

“Ju keni bërë atë që të tjerët nuk e kanë bërë, ju keni guxuar kur të tjerët nuk kanë guxuar, ju keni besuar në lirinë e Kosovës, kur të tjerët pak kanë shpresuar, ju keni thënë të vërtetën, kur të tjerët kanë hezituar dhe keni qenë gjithnjë një inspirim për të gjitha gjeneratat në Kosovë, edhe në vitin 1968, në demonstratat për pavarësinë e Kosovës, edhe për Republikën e Kosovës, edhe për ndryshimet demokratike në Shqipëri.

Ndërsa në vitet ’90, ju jeni ndër intelektualët e parë në Shqipëri që u keni thënë të vërtetën shqiptarëve për tranzicionin demokratik”, tha ndër të tjera Thaçi, duke i dorëzuar dekoratën për kontributin e tij letrar dhe në pavarësinë e Kosovës.

Next Post
INVESTIGIMI/ Ja sa duhet të paguash nën dorë për kolaudimin e makinës

Korrupsioni te kolaudimi, Dervishaj i kërkon kompanisë SGS kallëzimin penal të punonjësve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In