Aambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas lajmit të dhënë nga deputeti i PS, Taulant Balla se Shqipëria do të mbështesë SHBA në nismën për “Rrjetet e pastërta”.
Yuri Kim shprehet se është krenare që sheh që Shqipëria i bashkohet nismës së SHBA për Rrjetin e Pastër për të mbrojur rrjetet 5G nga shitësit e pabesueshëm
Ndër të tjera ajo shprehet ky vendim është një vendim I rëndësishëm strategjik për të mbrojtur infrastrukturën kritike.
“Krenar që shohim Shqipërinë dhe të tjerët të bashkohen nismës së SHBA në Rrjetin e Pastër për të mbrojtur rrjetet e tyre 5G nga shitësit e pabesueshëm. Vendim i rëndësishëm strategjik për të mbrojtur infrastrukturën kritike,” shkruan Kim.
/e.rr