• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëria nuk shpëtohet nga komunistja italiane”, ish-sekretarja e PD për ardhjen e eurodeputetes Salis në Tiranë

by E B
27/06/2026 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysaj, ka folur mbi protestat që po zhvillohën në Tiranë dhe ardhjen e eurodeputetes italianë të së majtës ekstreme, Ilaria Salis, në kryeqytet, për t’ju bashkuar tubimeve.

Përmes një reagimi, Hysaj teksa kundërshton protestat kundër investimit në Zvërnec, me arguementin se edhe vendi ynë ka të drejtën të ketë resorte luksoze si ato në Dubai apo Maldive, ajo shkruan se eurodeputetja Salis është një komuniste italiane që nuk e shpëton dot Shqipërinë.

Hysaj shkruan gjithashtu se shqiptarët kanë shumë arsye për të protestuar, por sipas saj, këto tubime që po zhvillohën janë ‘marrë peng’ nga disa njerëz, për interesa të tyre personale.

Reagimi i Jola Hysaj:

Kam qenë pjesë e protestave për 13 vite. Me PD kundër Edi Ramës që të jemi të qartë, se e di që në këtë kohë “protestuesish” me libër shtëpie do i turren këtij postimit tim. S’e kam problem se s’do jetë hera e parë, po aman vetëm patronazhiste mos më bëni se s’i duroj dot!

Tani më falni po kjo motra majtiste nga Italia çfarë do këtu në Shqipëri?

Halli është se unë që jam e djathtë dhe nuk e honeps fare këtë protestë, po ndihem keq që paska mbetur Shqipëria ta shpëtojë kjo komunistja e Italisë!

Ah po, bashkë me ca gjelbërushe të Gjermanisë dhe Hollandës, që e duan Shqipërinë rezervat natyror për turistët me bukë me vete! Punë e madhe se shqiptarët nga ky lloj turizmi fitojnë vetëm një copë bukë!

Po pse nuk paskemi të drejtën ne të kemi resorte luksoze, si ato ku shkojnë gjithë blogerat dhe artistat e protestës, që këtu përloten për flamingot, kurse nga Dubai apo Maldivet postojnë buzeqeshje nga suitat 10 mijë euro nata?!

Pse nuk u bëka dot edhe në Durrës një “ishull” si palma (që ne mund ta bëjmë shqiponjë po deshët ju patriotet part-time) dhe qenka më mirë të kënaqemi me “all-inclusive”-et e Golemit, ku hotelet luftojnë për mbijetesë duke kënaqur turmat e turistëve nga Lindja që më shumë sjellin ngarkesë mjedisore, se sa të ardhura domethënëse në ekonomi?!

Pastaj mirë dakord ambientalizmi, se e kam merak edhe vetë dhe kam bërë protestat e mia në Durrës kundër fushës kanceroze të plehrave që më në fund u mbyll. Po ça lidhje ka ambientalizmi me flamurin e Izraelit dhe me ato piskamat e asaj motrës tjetër nga Kosova, që na solli në bulevard dritën e liderit të saj shpirtëror Ajatollah Khamenei?!

Zoti na ruajtë nga kjo histeri e rrezikshme, se s’ka shans ta dojë askush nga këta Shqipërinë më shumë se sa unë, që tek kjo protestë i ndjej vërtetë ato duart që i lëvizin fijet e kësaj gjullurdie! Ato duar nuk duan ta çojnë më përpara Shqipërinë, kjo është shumë e qartë. As nuk duan t’i zgjidhin hallet e njerëzve që simpatizojnë këtë protestë, po thjesht duan t’i përdorin ato halle për ta bërë Shqipërinë përshesh nga e para.

Unë që kam protestuar 13 vjet për ato halle dhe jam rritur e jam bërë mam në protesta, e kam parë këtë protestë me dyshim të madh që ditën 1.

Por sot e shoh si një re të zezë, jo si një rreze drite mbi Shqipërinë! Fiks kjo motra komuniste që ka ardhur nga Italia të na shpëtojë neve bashkë me Qorrat e me Lapajt dhe me ca gjoja të rinj pa emër me qeleshe në kokë, më bind përfundimisht për renë e zezë.

Qytetarët jo vetëm kanë të drejtë të protestojnë, po kanë detyrë të kërkojnë më shumë. Por këtu nuk janë fare kërkesat e tyre halli i kësaj motrës italiane dhe i vëllezërve të saj organizatorë të asaj turmës thithëse në Tiranë.

Këtu po luhet keq, po goditet Shqipëria nën brez dhe jo që nuk ikën Edi Rama me këtë lojë të pistë, po koha do tregojë që Edi Rama do i nxjerrë jashtë loje të gjithë këta. Ama koston e lojës do ta paguajë Shqipëria! Prandaj çdokush që e do vërtetë Shqipërinë europiane, jo vetëm duhet t’i rrijë larg po duhet ta “sabotojë” me fjalën e vet këtë lojë të pistë hienash politike dhe ujqish gjeopolitikë!

Unë ika nga PD-ja kur pashë se alternativa e Edi Ramës u bënë molotovët e gjuajtur me pagesë dhe kazanët e ndezur me flakë. Kjo protestë me kaq helm dhe djallëzi, ku nuk ka mbetur dështak publik pa dalë në ekran për t’u bërë pjesë, mua po ma bën Edi Ramën njeriun më normal të kësaj valleje marramendëse për Shqipërinë.

Zoti më faltë nëse jam gabim, po kur shoh edhe ca vemje rilindase dhe kalbësira komuniste të Partisë Socialiste që i janë bashkuar protestës, atëherë ndjehem më afër me Shqipërinë 2030 të Edi Ramës se sa me Shqipërinë e këtij cirku ku hallexhinjtë përfaqësohen nga delenxhinjtë!

Next Post
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Shqipëri e re me zakone të vjetra?

Comments 1

  1. Bruno says:
    3 months ago

    Protestat tuaja,ishin vetem per te favorizuar,ortakun e plakut 85 vjecar,qe eshte k/hajduti Shqiperise.Akuzon eurodeputeten italjane,thu Shqiperia,nuke shpetohet nga komunistja italjane.Ti dhe tjerte si ti,cfare jeni,ju komuniste e kalu komunisteve,jeni fara me ndyre,bashke me komunistin tuaj te vicidolit.Ti duhet te keshe,por turpi eshte per njerzit,jo per ju.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Zjarr dhe re e madhe tymi në Riad, Huthët shtojnë sulmet ndaj Arabisë Saudite

VIDEO/ Zjarr dhe re e madhe tymi në Riad, Huthët shtojnë sulmet ndaj Arabisë Saudite

October 3, 2026
VIDEO/ Etrit Berisha del me të kuq, Shqipëria mbetet me 10 lojtarë! Finlanda barazon ndeshjen

VIDEO/ Etrit Berisha del me të kuq, Shqipëria mbetet me 10 lojtarë! Finlanda barazon ndeshjen

October 3, 2026
Marrëveshja e fshehtë në tryezën Trump-Putin, miliardat e naftës ruse futen në negociatat për paqen në Ukrainë

Marrëveshja e fshehtë në tryezën Trump-Putin, miliardat e naftës ruse futen në negociatat për paqen në Ukrainë

October 3, 2026
VIDEO/ Shqipëria shpërthen që në minutën e 4-t, Manaj ndëshkon Finlandën!

VIDEO/ Shqipëria shpërthen që në minutën e 4-t, Manaj ndëshkon Finlandën!

October 3, 2026
Dosja hetimore/ Mesazhet e fundit dhe dëshmitë zbardhin çfarë ndodhi para vetëvrasjes së Xhuana Nikollajt, presioni i Eraldo Fizit dhe frika për familjen

Dosja hetimore/ Mesazhet e fundit dhe dëshmitë zbardhin çfarë ndodhi para vetëvrasjes së Xhuana Nikollajt, presioni i Eraldo Fizit dhe frika për familjen

October 3, 2026
Të pafatët e ditëve festive, ja tre shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje të vështirë

Horoskopi i dashurisë për tetorin 2026/ Dalin sekretet e vjetra, disa shenja përballen me kthesa të forta në lidhje

October 3, 2026
Rusia kryen bombardime edhe në Odesa, hedh në erë anijen tregtare, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

Rusia kryen bombardime edhe në Odesa, hedh në erë anijen tregtare, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

October 3, 2026
“S’e di se si mund të bllokohet me 83 mandate!”- Berisha mati ‘pulsin’ e aleatëve, por ata ia thanë kritikat në sy! Replikat e forta në selinë blu për bojkotin, protestat e reformën

“S’e di se si mund të bllokohet me 83 mandate!”- Berisha mati ‘pulsin’ e aleatëve, por ata ia thanë kritikat në sy! Replikat e forta në selinë blu për bojkotin, protestat e reformën

October 3, 2026
Zjarr i përmasave të mëdha në kullotat e Karjanit në Gjirokastër, era favorizon flakët

Zjarr i përmasave të mëdha në kullotat e Karjanit në Gjirokastër, era favorizon flakët

October 3, 2026
Nga tërmetet te mjedisi, Shqipëria kërkon recetën japoneze të përballjes me fatkeqësitë natyrore

Nga tërmetet te mjedisi, Shqipëria kërkon recetën japoneze të përballjes me fatkeqësitë natyrore

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com