• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëria nuk mbahet peng nga dhuna, maskat e frika”- Koçiu viziton godinat e dëmtuara në Qytetin Studenti: Kjo nuk është protestë e studentëve, e papranueshme!

by A. Q
16/10/2026 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka vizituar godinat e Qytetit Studenti, të cilat u dëmtuan mbrëmjen e kaluar gjatë incidenteve të regjistruara në Tiranë.

Gjatë vizitës, Koçiu u ndal te dëmtimet e shkaktuara në ambientet ku jetojnë studentët, duke e cilësuar situatën të papranueshme dhe duke theksuar rëndësinë e garantimit të sigurisë për të rinjtë.

Koçiu:

“Qyteti “Studenti” vendi ku të rinjtë duhet të ndihen të sigurtë, dje u kthye në shënjestër të dhunës. Një hapësirë e dijes, e ëndrrave dhe e së ardhmes u shndërrua në skenë frike dhe vandalizmi.

Jam sot këtu për të thënë qartë se ajo që po ndodh prej katër ditësh në Tiranë është e papranueshme!

Institucione të djegura, biznese të shkatërruara, qytetarë të terrorizuar dhe punonjës policie të sulmuar.

Kjo nuk është protesta e studentëve! Studentët nuk shkatërrojnë konviktet, nuk frikësojnë bashkëmoshatarët, nuk dhunojnë shkollat dhe vendin e tyre. Padiskutim, e kemi thënë në krye të heres se ata meritojnë të dëgjohen dhe kërkesat e tyre të marrin përgjigje.

Shteti do të mbrojë qytetarët dhe çdo akt dhune do të hetohet deri në fund. Shqipëria nuk mund të mbahet peng nga dhuna, maskat dhe frika!

Kemi kapërcyer sprova shumë më të mëdha dhe do ta kapërcejmë edhe këtë. Shqipëria e ka zgjedhur të ardhmen e saj, zhvillimin dhe familjen europiane.

Nga këtu dua të inkurajoj studentët që jetojnë në këto godina të jenë të qeta dhe dua po nga këtu të përcjell një falenderim për të gjithë efektivët e policisë së shtetit dhe dua të kërkoj nga të gjithë, lutem bashkëpunoni, policia e shtetit është aty për të garantuar sigurinë dhe rendin publik.

 

Next Post
Kush po i nxjerr fëmijët në rrugë? Zbulohen mesazhet anonime për bojkot të shkollave dhe pjesëmarrje në protesta

Drejtori i Policisë: Janë identifikuar kanale komunikimi që bëjnë thirrje për akte terroriste! Partnerët e huaj po na ndihmojnë t'i zbulojmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com