• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëria nuk ka dilemën Lindje- Perëndim”, ambasadori austriak: Optimist për negociatat

by A R
11/12/2017 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johan Sattler, thotë se ka ardhur moment që Shqipëria të hedh hapin tjetër që lidhet me hapjen e negociatave me BE në 2018, por e rëndësishme është të vijohet me zbatimin e reformës në drejtësi.

Reforma në drejtësi për diplomatin austriak, do të sjellë një ndryshim rrënjësor për njerëzit e thjeshtë, por edhe biznesit.

Ambasadori Austriak ndalet edhe te klima e të bërit biznes duke e vlerësuar si problematike për shkak të korrupsionit që është i lidhur me mungesën e një sistemi gjyqësor të pavarur, fenomen i përhapur gjerësisht edhe në rajon.

Viti tjetër, 2018-ta, do të jetë mjaft i rëndësishëm për sa i përket rrugës së Shqipërisë drejt BE-së, mendoni se do të hapen negociatat e pranimit me EU dhe a do ta mbështesë Austria Shqipërinë?

“Përgjithësisht jam një person mjaft optimist, prandaj përgjigja ime është po, ne mund të hedhim hapin tjetër, 28 vendet do të vlerësojnë progresin, Shqipëria e di se do të vlerësohen puna dhe performanca në sektorë të ndryshëm si sundimin e ligjit, në luftën kundër krimit të organizuar, si edhe në disa sektorë të tjerë, dhe atëherë mendoj se do të ketë një mundësi të  mirë për të hedhur hapin tjetër.

Duke qenë se kam pasur kënaqësinë të punoj për një periudhë kohe edhe në shtete të tjera të rajonit, avantazhi i Shqipërisë në krahasim me shtete të tjera të rajonit është se nuk ka probleme me strukturën shtetërore, nuk ka probleme mes etnive të ndryshme dhe me e rëndësishmja, Shqipëria nuk ka problemin e dilemës Lindje- Perëndim.

Shqipëria ka një orientim të qartë drejt perëndimit. Mendoj se ky është një avantazh i madh, i cili unë mendoj se gjithashtu do ta ndihmojë Shqipërinë. Dhe e fundit, por jo për nga rëndësia, mendoj se keni mjaft njerëz energjikë, pra ka mjaft njerëz energjikë të cilët dëshirojnë ndryshimin, që dëshirojnë që vendi të zhvillohet për hir të fëmijëve të tyre, dhe ky është një vend që ka potencialin të zhvillohet”.

Kam një pyetje tjetër që është e lidhur me pjesën e fundit të përgjigjes, si e vlerësoni klimën e të bërit biznes për kompanitë e huaja? A ka të bëje kjo me atë që ju përmendët, se këtu nuk kanë investuar firma të  mëdha, sidomos për sa i përket bregdetit?

“Përmes studimit te tregut, ju mund të lexoni në lidhje me këtë  studime të tregut që bëhen nga organizata perëndimore të biznesit, duke  pyetur anëtarët, si është, si ju duket klima e biznesit, cilat janë avantazhet dhe disavantazhet. Panorama e paraqitur, për të qenë të ndershëm, nuk është aq e mirë. Ajo tregon se është e vështirë, sidomos për bizneset e vogla apo mesatare, për të futur këmbët në tregun shqiptar, është problemi i korrupsionit, por ky problem nuk është vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin. Ajo që i vështirëson gjërat më shumë është një lloj paparashikueshmërie dhe kjo ia vështirëson gjërat sidomos bizneseve më të vogla. Dhe këtu është e rëndësishme nëse flasim për sektorin e drejtësisë, pasi me reformën në drejtësi do të ketë më shumë besueshmëri, në mënyrë që këto kompani të kenë një mundësi, që nëse  shkojnë në gjykatë do të kenë një proces gjyqësor të ndershëm, gjë që për fat të keq sot në shumë raste nuk ndodh”.

Arbër Hitaj-SCAN     

Next Post
Misteri i atentatit, pse doli Ndoka nga banesa në orën 04:00…

Vrasja e Ndokës, Çako takim me drejtuesit e policisë në Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

18-vjetori i pavarësisë së Kosovës, Trump: SHBA mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, gati të zgjerojmë tregtinë

February 16, 2026
“4 çështje pas rrëfimit të Stillo Papadhimës për Excluzive”

“4 çështje pas rrëfimit të Stillo Papadhimës për Excluzive”

February 16, 2026
Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

February 16, 2026

Berisha vijon akuzat: Si Dumani urdhëroi 16 institucione të më hetonin mua dhe mbesat para lindjes

February 16, 2026
Akuzohet se vodhi shuma të mëdha parash, lihet në burg menaxheri i kompanisë private

Punësimi në sektorin bankar u rrit me 10% vitin e kaluar, rekord historik

February 16, 2026
Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

Projekti “TID Durrës”, banorët pas takimit me Ramën: Të pezullohen shembjet e banesave!

February 16, 2026
30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

30 deputetë zviceranë rezolutë për ish-krerët e UÇK-së

February 16, 2026
Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

Pse SHBA-të mund të bllokojnë kartat tona të kreditit dhe t’i vënë bankat nën presion

February 16, 2026
Xi Jinping trondit ushtrinë kineze me spastrimin më të madh në dekada

Si u bë lider në inovacion një vend i shtypur si Kina?

February 16, 2026
Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

Pushteti vendor që i shkon Shqipërisë

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In