• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria nuk e ka luksin të vendosë për refugjatët

by Gjergj Erebara
29/02/2016 10:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Gjergj Erebara

Në shtator 2015, Edi Rama deklaroi me mburrje në Itali se vendi i tij do t’i mikpriste refugjatët. Madje, shkoi pak më tutje, kur sugjeroi se përderi sa, Shqipëria ia doli të përballet me krizën e të shpërngulurve të Luftës së Kosovës në vitin 1999, Europa, sipas të gjitha gjasave, mund ta përballojë me lehtësi krizën aktuale të shkaktuar më së shumti nga lufta civile në Siri.

Ditët e fundit, qëndrimi i qeverisë shqiptare qe në krahun tjetër. Fillimisht, ministri i Financave Arben Ahmetaj, deklaroi për Reuters se Shqipëria mund t’i mbyllte kufijtë dhe më pas, Edi Rama përsëriti të njëjtën gjë në Top Story kur tha se vendi ynë “nuk do t’i hapë kufijtë”.

Në të dyja rastet, diskutimi duket se është zhvilluar në nivel teorik dhe jo praktik. Si ndjekja e një politike të kufijve të hapur, ashtu edhe ajo e kufijve të mbyllur, janë më lehtë të thuhen se sa të bëhen. Dhe më e rëndësishmja, megjithëse kriza e refugjatëve ka hyrë në vitin e dytë dhe numri i refugjatëve ka arritur në nivele stratosferike, sërish, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja nuk kanë parë deri tani pothuajse asnjë refugjat.

Nga pikëpamja praktike, Shqipëria ka aktualisht 256 kilometra vijë kufitare me Greqinë dhe qindra kilometra vijë bregdetare. Në një situatë kur refugjatët nisen drejt Shqipërisë, është e vështirë të supozosh se policia dhe ushtria shqiptare do të jenë në gjendje të kontrollojnë kufirin me Greqinë, aq më pak, të ngrenë gardh me tela me gjemba siç po bën Maqedonia, e cila ka një kufi shumë më të shkurtër me Greqinë, apo Bullgaria, që është vend më i fuqishëm.

Në rast se refugjatët fillojnë të dynden te ne, policia shqiptare do të duhet të luftojë në dy fronte njëherësh, të ndalojë hyrjen e tyre nga Greqia dhe të luftojë trafikun e qenieve njerëzore me skafe, të cilat mund të riaktivizohen përgjatë bregdetit nga Shqipëria për në Itali.

Këtu bëjmë mirë të kujtojmë se deri në vitin 2010, kur mes Shqipërisë dhe Greqisë ekzistonte një regjim vizash, deri në 50 mijë vetë në vit qenë në gjendje të kalonin ilegalisht kufirin, pavarësisht përpjekjeve për t’i ndaluar. Është e pavend të supozohet se Shqipëria do të jetë në gjendje t’i ndalojë refugjatët, në rast se ata do të nisen drejt nesh.

Dhe në një situatë kur refugjatët mund të vijnë në Shqipëri, vështirë se ndonjëri prej tyre do të kërkojë me ngulm të qëndrojë. Ata thjeshtë do të tentojnë të vijojnë udhëtimin drejt Malit të Zi apo do të tentojnë të kalojnë Ardiatikun. Kalimi i Adriatikut në mënyrë të paligjshme ka gjasa që do të shoqërohet me një numër të madh vdekjesh, të cilat do të përbëjnë turp për ne, po aq sa për Europën. Rrjedhimisht, në rast se policisë shqiptare do t’i duhet të zgjedhë mes kontrollit të kufirit me Greqinë dhe kontrollit të bregdetit kundër trafikut të qenieve njerëzore, është mirë që të zgjedhë këtë të dytën.

Mbajtja e kufijve të hapur nuk përbën gjithashtu zgjidhje as për Shqipërinë dhe as për refugjatët. Aktualisht, i ashtuquajturi “Korridor i Ballkanit” për refugjatët, i cili nise në Greqinë e veriut dhe përfundon në Europën qendrore, përmes Maqedonisë e Serbisë, ka një element që ne nuk e kemi. Linja hekurudhore Selanik – Vienë, e ndërtuar fillimisht në kohën e Austro-Hungarisë, shërben për transport të shpejtë të refugjatëve për një udhëtim prej mbi një mijë kilometra. Hapja e një korridori përgjatë Adriatikut përmes Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjës e Kroacisë, ka gjasa që nuk ka ndodhur deri tani për shkak se në këtë shteg nuk ka hekurudha.

Shqipëria mundet që thjeshtë t’i refuzojë hyrjen refugjatëve në pikat zyrtare të kalimit të kufirit me Greqinë, por ajo bën mirë të përgatitet për t’i ndihmuar ata që do të hyjnë jashtë pikave kufitare. Ndërsa është shumë e vërtetë se Shqipëria aktualisht nuk kujdeset as për të varfërit e vet, është i pavërtetë supozimi se Shqipëria “nuk i ka mundësitë” të kujdeset për të varfërit e vet. Shqipërisë nuk i mungojnë burimet ekonomike për të ndihmuar të varfërit, por i mungon vullneti mes qeverisjes për të ndjekur politika sociale. Ndihma për refugjatët dhe ndihma për të varfërit shqiptarë nuk janë tërësisht faktorë konkurrentë.

Nga ana tjetër, ardhja e refugjatëve në Shqipëri ka gjasa që do të shoqërohet me nevojën që organizmat donatore ndërkombëtare si UNHCR, të ndërhyjnë në ndihmë të tyre. Në një pikëpamje cinike, mund të thuhet se ardhja e refugjatëve mund të mos jetë tërësisht negative për Shqipërinë. Paratë e donatorëve ndërkombëtarë do të sjellin përfitime ekonomike.

Në të gjitha rastet, zgjidhjet në dispozicion nuk janë as të mira apo të këqija dhe as të lehta. Por presupozimi se Shqipëria mund të ndjekë një politikë apo një tjetër duket se nuk bazohet asgjëkundi. Është një gjë të mbash një fjalim dhe një gjë tjetër, të mbash kufijtë të hapur apo të mbyllur.

BIRN

Next Post

Javier Zanetti kritikon lojtarët e Interit pas humbjes me Juven

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In