• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqipëria një destinacion i preferuar turistik, pritet ta vizitojnë 6.6 mln turistë

by Java News
07/05/2019 08:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik dhe dyndja e të huajve në Shqipëri pritet të japë një kontribut gjithnjë e më pozitiv në ekonominë shqiptare, me efekt zinxhir në punësim, konsum, aktivitetet e bareve e restoranteve, bizneset e kohës së lirë etj. Në 2019-n vendin pritet ta vizitojnë 5.7 milionë vizitorë dhe deri në 2028-n numri i tyre pritet të arrijë në 6.6 milionë, sipas Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimit (WTTC).

Kontributi i turizmit dhe udhëtimeve në prodhimin e brendshëm bruto (PBB) të Shqipërisë pritet që të jetë 27.3% për vitin 2019, me rritje 5.2 %  nga viti i shkuar. Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimit (WTTC) në raportin paraprak për vitin 2019 për ndikimin në ekonomi, parashikon që turizmi shqiptar do të rritet me ritme pozitive.

“Rritja kryesisht reflekton aktivitetin ekonomik të prodhuar nga industritë si hotelet, agjentët e udhëtimit, linjat ajrore dhe shërbimet e tjera të transportit të udhëtarëve. Por ajo gjithashtu përfshin, për shembull, aktivitetet e restoranteve dhe industritë e kohës së lirë të mbështetur drejtpërdrejt nga turistët.”- citohet në raport.

Kontributi i drejtpërdrejtë i turizmit në PBB pritet të rritet me 4.7%, duke arritur në 9.3% të PBB-së deri në vitin 2028.

Në vitin 2018 turizmi mbështeti në mënyrë direkte hapjen e 286 mijë vende pune. Kjo pritet të arrijë në mbi 300 mijë vende punë në 2019 dhe rritje me 1.4% në 111.000 vende pune (8.8% të totalit të punësimit) në vitin 2028.

Në vitin 2018, kontributi total i turizmit në punësim, duke përfshirë edhe vende pune të mbështetura në mënyrë indirekte nga industria, ishte 25.2 % të totalit të punësimit.

Eksportet e vizitorëve janë një komponent kyç i kontributit të drejtpërdrejtë të ‘Travel & Tourism.’ Në vitin 2018, Shqipëria pati 264.8 mld lekë të ardhura nga eksportet e vizitorëve. Në 2019, pritet të rritet dhe vendi pritet të tërheqë 5.7 mln turistë ndërkombëtarë. Deri në vitin 2028, ardhjet turistike ndërkombëtare parashikohet të arrijnë në 6,6 mln.

Raporti citon se, pjesa e udhëtimit dhe turizmit në investimet e përgjithshme kombëtare do të rritet nga 7.6% në 2018 në 8.2% në vitin 2028.

Në karakteristikat e përmendura të sektorit në vitin 2018, përmendet se në totalin e shpenzimeve, 22 % ishin nga turistë për arsye biznesi dhe pjesa tjetër, ato për kohë të lirë./Monitor

g.kosovari

Next Post
Tarameles së “Piter Pan” i plotësohet dëshira, Arbër Hajdari jep lajmin se do të bëhet me shtëpi të re

Tarameles së "Piter Pan" i plotësohet dëshira, Arbër Hajdari jep lajmin se do të bëhet me shtëpi të re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
Administrata Trump do të mbështesë projektet amerikane të mineraleve me 500 milionë dollarë grante

Administrata Trump do të mbështesë projektet amerikane të mineraleve me 500 milionë dollarë grante

August 20, 2026
“Play-off” i Europa League/ Egnatia barazon sfidën e parë, kualifikimi vendoset në Norvegji

“Play-off” i Europa League/ Egnatia barazon sfidën e parë, kualifikimi vendoset në Norvegji

August 20, 2026
Mickoski në Festivalin Folklorik të Pustecit, shkelet protokolli me himnin kombëtar

Mickoski në Festivalin Folklorik të Pustecit, shkelet protokolli me himnin kombëtar

August 20, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

Zjarri përfshin Dukatin e Vlorës, efektivët dhe banorët nisen drejt zonës së flakëve

August 20, 2026
Nga mjetet e luftës te fushat, BE shqyrton përdorimin e dronëve për pesticidet

Nga mjetet e luftës te fushat, BE shqyrton përdorimin e dronëve për pesticidet

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com