Shqipëria ka filluar përgatitjet për sezonin e ri turistik, duke vijuar pastrimin e vijës bregdetare dhe asaj liqenore.
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale momente nga aksioni për pastrimin e liqenit të Ohrit.
Postimi i Ramës:
#ShqipëriEPastër☀️
Pogradec, aksioni i gjerë i pastrimit
Në këtë nismë u angazhuan ndërmarrjet e bashkisë, kompani private dhe nxënës të shkollave. Aksioni nisi nga Qafë Thanë, si pika hyrëse për turistët e huaj, vijoi përgjatë aksit Qafë Thanë–Pogradec dhe në bregun e liqenit♻️
Aksionet e pastrimit do të vijojnë edhe në një fazë të dytë për përgatitjen e plotë të sezonit turistik











