• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shqipëria nis kontigjentin e parë në misionin e NATO-s në Letoni, Kodheli: Kontribuojmë për mbrojtjen

by Java News
14/06/2017 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ambientet e Komandës Mbështetëse u zhvillua sot ceremonia e dërgimit të kontigjentit të parë të EOD (Explosive Ordnance Disposal ), në misionin operacional të NATO-s në kuadër të prezencës së përforcuar në Letoni.

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në fjalën e saj tha se pas anëtarësimit në NATO, koncepti i Mbrojtjes Kolektive, e ka evoluar perceptimin tonë për mbrojtjen, pasi tashmë kufijtë e çdo Aleati janë edhe kufijtë tanë, të cilët mishërojnë vlerat e lirisë dhe demokracisë. “Në këtë kuadër, këta djem do të nisen sot, si pjesë e forcës së përparuar të Aleancës, për të kontribuar në mbrojtjen, parandalimin dhe aq më shumë garantimin e sigurisë së vendeve Aleate të NATO-s në Europën Lindore”. 

Më tej, ministrja Kodheli theksoi përgjegjshmërinë dhe seriozitetin e qeverisë, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për mbajtjen e barrës që i takon brenda Aleancës, si dhe përkushtim për përmbushjen e detyrimeve në kuadër të angazhimeve në raport me shtetet Aleate siç është rënë dakord në samitin e Varshavës.

Në fund të fjalës së saj, ministrja Kodheli tha: “Për të arritur deri në këtë ditë, është shpenzuar kohë, janë shpenzuar energji dhe burime, për të modernizuar pajisjet, intensifikuar stërvitjen dhe përmirësuar aftësitë fizike dhe operacionale. Meritat i takojnë djersës, mundit dhe sakrificave tuaja, gjatë përgatitjes dhe stërvitjeve brenda dhe jashtë vendit, me aleatët dhe partnerët tanë.  Jam e sigurt se ky angazhim do të shërbejë për të rritur aftësitë ndërvepruese dhe bashkëpunuese, duke aplikuar procedurat standarde të Aleancës. Njëkohësisht, ju do të demonstroni zotësitë tashmë të spikatura, eksperiencat e vyera dhe praktikave tuaja më të mira”.

EOD është struktura speciale për eleminimin e materialeve të rrezikshme, të Batalionit të Xhenios të Komandës Mbështetëse. Kjo strukturë është prioritet i Komandës Mbështetëse dhe i Forcave të Armatosura dhe përveç angazhimit brenda vendit ajo kontribuon me përfaqësues në Mali, Afrikë dhe tashmë edhe në Letoni. Shqipëria është pjesë e grup – batalionit në Letoni nën komandën e Kanadasë, ku marrin pjesë dhe Italia, Polonia dhe Sllovenia.

a.ç

Next Post
Konventa Zgjedhore e LSI/ Sot zgjidhen forumet drejtuese, flasin Vasili, Panariti, Haxhinasto

LSI padit  KQZ në Kolegjin Zgjedhor: Numëruesi i tretë na takon ne jo PDIU-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush janë shenjat më besnike dhe më tradhtare të horoskopit

Kush janë shenjat më besnike dhe më tradhtare të horoskopit

September 13, 2026
Laçi triumfon ndaj Vllaznisë, kurbinasit marrin tre pikët

Laçi triumfon ndaj Vllaznisë, kurbinasit marrin tre pikët

September 13, 2026
Fushë-Krujë/ Zjarri përfshin banesën, shembet çatia

Fushë-Krujë/ Zjarri përfshin banesën, shembet çatia

September 13, 2026
Nafta shtrenjtohet në Shqipëri, fqinjët mbajnë çmimet të pandryshuara! Braçe kërkon shpjegime, ngre pikëpyetje për tregun e karburanteve

Nafta shtrenjtohet në Shqipëri, fqinjët mbajnë çmimet të pandryshuara! Braçe kërkon shpjegime, ngre pikëpyetje për tregun e karburanteve

September 13, 2026
Akuzat për kushtet e sportistëve të ‘EUSA Combat 2026’, Gonxhja tregon si qëndron e vërteta

Akuzat për kushtet e sportistëve të ‘EUSA Combat 2026’, Gonxhja tregon si qëndron e vërteta

September 13, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

September 13, 2026
Demaliaj ironizon pritjen e Berishës në Rinas: Fisi pret kthimin e kryetarit, shkoi te dentisti amerikan për të ndërruar protezat para vdekjes

Demaliaj ironizon pritjen e Berishës në Rinas: Fisi pret kthimin e kryetarit, shkoi te dentisti amerikan për të ndërruar protezat para vdekjes

September 13, 2026
350 kg kokainë nga Brazili, zbulohet e fshehur në anije në Turqi

350 kg kokainë nga Brazili, zbulohet e fshehur në anije në Turqi

September 13, 2026
Rama: Bashkimi solli më shumë investime, komunat nuk i merrnin nga vetja

Rama: Bashkimi solli më shumë investime, komunat nuk i merrnin nga vetja

September 13, 2026
Ministrja Spahiu: Të dëgjojmë dhe të trajtojmë çdo shqetësim të qytetarëve

Ministrja Spahiu: Të dëgjojmë dhe të trajtojmë çdo shqetësim të qytetarëve

September 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com