• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shqipëria nis 30 trupa paqeruajtës në Afganistan

by
02/06/2015 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të misionit të NATO “Resolute Support Mision”, është nisur për në Kabul, Afganistan, Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës i përbërë nga 30 trupa, efektivë të Batalionit të Parë të Këmbësorisë (b1k) në Vaun e Dejës.

Ministrja Kodheli, e pranishme në ceremoninë e organizuar me këtë rast në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, duke iu drejtuar ushtarakëve të këtij kontingjenti, u shpreh se “ju, oficerë, nënoficerë dhe ushtarë të Batalionit të Parë të Këmbësorisë, po niseni drejt një rajoni të largët ku shumë shqiptarë, kolegë tuaj, kanë shkruar historinë e sakrificës, përkushtimit dhe profesionalizmit ushtarak. Që nga viti 2002, ishim ndër të parët që iu bashkuam Koalicionit Ndërkombëtar që u vendos në Afganistan për të luftuar të keqen që vinte nga radikalizmi dhe fundamentalizmi, në kuadër të misionit ISAF”.

Më pas ajo bëri një përmbledhje të shkurtër të këtij kontributi shumëvjeçar që FA shqiptare kanë dhënë përkrah me aleatët dhe partnerët e NATO.

“Sot, 13 vjet më vonë, shumë gjëra kanë ndryshuar. Misioni në Mbështetje të Rezolutës, tashmë ndihmon ngritjen e kapaciteteve të sigurisë në Afganistan, duke ndihmuar personelin vendas për më shumë ekspertizë dhe profesionalizëm.

Ne duhet të mbajmë në këmbë gjithçka kemi ndërtuar në këto vite në Afganistan. Shumë përpjekje janë bërë, shumë jetë njerëzore janë humbur, shumë burime janë harxhuar për të vendosur paqe e siguri në atë vend të largët për nga kilometrat, por të afërt për nga rreziqet që i solli familjes sonë euroatlantike. Më lejoni të kujtoj me krenari dëshmorin e atdheut, kapiten Feti Vogli, i cili ra si hero në krye të detyrës, duke vënë jetën në shërbim të së mirës së përbashkët. I nderuar qoftë kujtimi i tij!”, tha Kodheli.

“Si ministre e Mbrojtjes dëshiroj t’ju siguroj se qeveria është e vendosur t’ju mbështesë në rrugën e përmirësimit të vazhdueshëm të kapaciteteve njerëzore dhe teknike, modernizimit të pajisjeve, si dhe krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore.

Ende mbetet shumë për t’u bërë, por është me rëndësi të theksoj se ju keni atë çka nevojitet për të përmbushur misionin e ngarkuar.

Ju keni kapacitete të plota operacionale, jeni të stërvitur njësoj si në kushtet e luftës dhe çka është më e rëndësishmja ju keni vullnetin për t’i dalë ballë detyrave tuaja”, ka shtuar Kodheli.

Në ceremoninë e përcjelljes së Kontingjentit të Dytë Paqeruajtës në Afganistan ishte i pranishëm edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të FA, familjarë dhe të afërm të paqeruajtësve etj.

30 trupat e Kontingjentit të Dytë Paqeruajtës në kuadër të “Resolute Support Mision” do të shërbejnë për një periudhë 6 mujore në Kab

Next Post

Foto/ Kishte veshur apo jo të brendshme Elvana në Top Fest?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com