• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqipëria në vend të 38 ndër 79 ekonomitë në zhvillim

by A R
16/01/2017 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim duhet t’i japin më shumë rëndësi standardeve të jetesës, duke e përdorur si matësin më të mirë të performancës ekonomike, tregon një raport i Forumit Ekonomik Botëror.

Raporti prezanton një matës të ri global, të quajtur Indeksi i Zhvillimit Gjithëpërfshirës (IDI), indeks që ofron një vlerësim më të larmishëm të nivelit të zhvillimit të vendeve se matësit tradicional si PBB.

Raporti vlerëson 109 ekonomi, ku ndër këto është edhe Shqipëria. Në kategorinë e vendeve në zhvillim, ndër 79 vende, sipas rtvscan, Shqipëria renditet e 38-a me indeksin IDI në 4.02 pikë, ku 7 pikë është vlerësimi maksimal. Në llogaritjen e indeksit, janë studiuar 3 tregues kryesorë kombëtar.

Në treguesin “rritje dhe zhvillim” Shqipëria ka marrë 2.94 pikë nga 7. Në këtë tregues përfshihen GDP për frymë, produktiviteti i punës, jetëgjatësia dhe punësimi.

Në treguesin “përfshirja” Shqipëria ka marrë 4.35 pikë ndërsa në treguesin “pasuria në breza” vendi ka marrë 4.76 pikë. Të tre këto tregues formojnë indeksin e Zhvillimit Gjithëpërfshirës. Në vlerësimin e 29 ekonomive të zhvilluara, Norvegjia, Luksemburgu dhe Zvicra kanë zënë treshen e parë.

“Shumë vende po humbasin mundësi të rëndësishme që të shtojnë rritjen ekonomike dhe ulin nivelin e pabarazisë në të njëjtën kohë” shkruhet në raportin e WEF. Pabarazia dhe efektet anësore të globalizimit do të jenë temat kryesore në takimin e këtij viti në Davos, që fillon ditën e Martë. /b.d

Next Post
Gjergj Bojaxhi kallëzon penalisht Bashkinë e Tiranës dhe IKMT për parkimin nëntokësor në sheshin ‘Skënderbej’

Votimi Elektronik, Bojaxhi: Partitë të bëhen serioze, nuk ka kohë deri në qershor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com