• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria në pëlhurën politike të Edi Ramës

by A R
14/05/2021 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Stefano Marcelli

Pak njerëz kanë lënë në historinë politike të pluralizmit demokratik, gjurmët që ka lënë Edi Rama, duke e shënjuar jo pak herë rrjedhën e Shqipërisë.

Pak si ministër i Kulturës – shumë si kryetar i Bashkisë Tiranë – akoma më shumë si kryeministër, Edi Rama i ka kapërcyer etapat politike shkallë-shkallë, por duke mos i lënë të zbehen në kujtesën kolektive vendimet dhe qëndrimet e tij ndër vite.

Kujtesë e shënjuar është jo vetëm ajo e shqiptarëve – në veçanti kryeqytetasve – por edhe ajo e atyre që e shohin prej së jashtmi veprimtarinë e Ramës.

Ndër ta, është edhe gazetari italian Stefano Marcelli, i cili në mendjen e tij, ka të formësuar një dualizëm bashkiako-kryeministror të Edi Ramës.

Një të ashtuquajtur “now and then”, të shëmbëlltyrës ideologjike të politikanit shqiptar, në sytë e një politikdashësi të huaj.

Por çfarë mendon konkretisht Marcelli për Shqipërinë, në pëlhurën politike të Edi Ramës?

Edi Rama tashmë ka hyrë në historinë politike të Shqipërisë. Me mandatin e tretë, të cilin sapo e ka fituar në zgjedhjet e fundit, ai është kryeministri më jetëgjatë në historinë e post-komunizmit shqiptar.

Një kryeministër, jo vetëm jetëgjatë, por edhe tejet i fuqishëm. Aq sa mund të bëjë atë çka dëshiron tashmë.

Në intervistat e dhëna pas zgjedhjeve, Rama deklaroi se qëllimi i tij është t’u lërë trashëgimi brezave të rinj fillimin e rrugës për hyrjen në Bashkimin Evropian.

Sigurisht që ky do të ishte një moment historik për një vend, i cili mbeti pothuajse tërësisht i izoluar nga bota (madje edhe nga ajo komuniste) për më pak se një shekull.

Por, kjo nuk mjafton. Trashëgimia që Rama dëshiron t’u lërë pasardhësve është shumë më e dukshme dhe konkrete. Kreu i qeverisë së Tiranës dëshiron të formësojë fytyrën e Shqipërisë për të ardhmen dhe kjo nuk është thjesht sa për të thënë. Ëndrra e Edi Ramës është e krijuar prej betoni, rrugësh dhe veprash publike.

Unë që shkruaj, zbulova për këtë artist të ri pasi ai qe kthyer nga Parisi dhe menjëherë pasi u zgjodh kryetar i Bashkisë së Tiranës, Kombet e Bashkuara e cilësuan atë si më të mirin.

I mahniti të gjithë me hapat e tij të para: Filloi të shuante ngjyrat gri të ndërtesave të trishta të realizmit socialist në kryeqytet me ngjyra të ndezura. Filloi të ndriçonte netët e errëta të Tiranës me dritat ku ndërmarrja elektrike italiane e Enel-it dha kontributin e saj. Pastroi buzën e lumit të mbytur nga ndërtesat abuzive. Filloi të konceptonte një plan urbanistik të përpunuar me studentët e një universiteti italian, për t’i dhënë renditje zhvillimit metropolitan të kryeqytetit.

Por, më pas, Rama me sa duket “u gëlltit” nga vala e zhvillimit të ndërtimeve të parregullta, nga dehja e kapitalizmit të egër, shoqëruar nga një demokraci e brishtë, e ngjashme në të gjitha vendet ish-komuniste dhe që duket se gjen versionin e saj më ekstrem në Shqipëri.

Gjithsesi, jam i sigurt se diçka nga delli vizionar i artistit të ri ka mbetur nën armaturën e politikanit të fuqishëm dhe është ky dell që ka hartuar një projekt për një Shqipëri të re, të cilën ai tani dëshiron ta zbatojë në praktikë.

Ne nuk e dimë cilën Shqipëri ka Rama në mendje për bashkëqytetarët e tij. Por, sinqerisht, shpresoj të mos jetë ajo orgji betoni, ajo parodi e një stili identifikues i Evropës Veriore që ka gllabëruar Tiranën, duke fshirë të gjitha gjurmët e historisë mijëvjeçare mesdhetare të këtij vendi.

Si ish-admiruesi i tij, shpresoj që, tani që ai është bërë i fuqishëm, kryeministri të kujtojë se ishte një artist vizionar dhe gjithashtu provokues dhe të mund të japë një ide për të ardhmen e këtij vendi që i duhet ende të gjejë shpirtin. Le t’u hapë dyert e krijimtarisë artistëve të rinj të sotëm, le të mundësojë hapjen e dritareve për idetë.

Ai, gjithashtu, duhet të fshijë pluhurin nga fjala “socialist” që qëndron në inicialet e partisë së tij. Duhet të rishfletojë librat që shpjegojnë se çfarë do të thotë të angazhohesh për t’iu përgjigjur nevojave të njerëzve, duke filluar nga ata që ndodhen në rreshtat e fundit.

Jam i sigurt se Rama dëshiron ta gdhendë emrin e tij në gurin e historisë shqiptare. Shpresojmë që, edhe një herë, ai do ta bëjë atë duke na mahnitur siç bëri atëherë, kur unë e njoha.(Albanianpost.com)

Next Post
Administrata edhe nesër pushim, në vijim orar i reduktuar

Pastrimi i administratës, më shumë se domosdoshmëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In