• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shqipëria në luftë me flakët, 80% e pyjeve vijon të rrezikohet nga zjarret

by Java News
14/07/2017 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej 20 ditësh, harta dixhitale që tregon sesa për qind e territorit shqiptar ka riskun të përfshihet nga zjarret, tregon se mbi 80% e pyjeve te vendit gjendet në rrezik.

Kreu i Emergjencave Civile thotë se, vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 3 raste që kanë kërkuar ndërhyrjen nga ajri, në Berat, Konispol dhe Bulqizë. Por Shemsi Prençi kërkon më shumë angazhim nga pushteti vendor, për të mos lejuar riaktivizimin e vatrave të zjarrit, si rasti më i fundit në Berat.

“Edhe pse nga ora 5 deri në 7 zjarri në kurorën e gjelbërt të qytetit të Beratit u fik, ai është riaktivizuar në lagjen Goricë. I bëjmë apel pushtetit vendor, kryesisht strukturave të shërbimit zjarrfikës, se e kanë detyrim që pas fikjes së zjarrit me helikopter, perimetri i tij duhet punuar hollësisht me pompa shpine dhe lopata, që të mos riaktivizohet, sepse kjo e bën edhe më të vështirë ndërhyrjen qoftë dhe me mjete ajrore”, tha Shemsi Prençi.

Kreu i Emergjencave kërkon po ashtu intensifikimin e kontrollit për kapjen e zjarrvënësve.

“Duhet të angazhohen të gjitha strukturat e Policisë dhe Prokurorisë për të hetuar dhe ndëshkuar zjarrvënësit, pasi zjarri vërtet po kërcënon Shqipërinë”, tha më tej Shemsi Prençi.

Në mbledhjen e fundit të emergjencave, pushtetit vendor iu kërkua të informojnë në kohë reale lidhur me zjarret që shfaqen. Ndërsa dy helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes do të patrullojnë të gjithë territorin, për të raportuar mbi vatrat e zjarrit.

 

Next Post
”Rama po sundon i qetë, partitë e tjera nuk e dinë ku kanë kokën”

''Rama po sundon i qetë, partitë e tjera nuk e dinë ku kanë kokën''

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In