• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shqipëria në listën e vendeve që i kanë burgjet të mbingarkuar, situata në rajon

by A R
31/01/2018 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria konsiderohet si një nga vendet më të korruptuara, të paktën në Europë, sipas treguesve ndërkombëtare, por edhe ku ndëshkueshmëria është e ulët. Jo më kot, në qendër të debatit vitin e fundit ka qenë reforma në drejtësi, e cila nuk ka filluar ende zbatimin e plotë.

E megjithatë, burgjet në Shqipëri janë të mbushura plot. Sipas World Prison Brief (WPB) një sistem unik të dhënash që ofron akses në informacionin për sistemin e burgjeve në botë, Shqipëria renditet në listën e shteteve që i kanë burgjet e mbushura plot, mbi 100%. Për vendin tonë, niveli i zënies së burgjeve, bazuar në kapacitetin zyrtar, është 105.6%, duke u renditur në vendin e 109, nga 222 shtete.

Në Maqedoni, ku tregues është edhe më i lartë, 132%; në Serbi në nivele të ngjashme me Shqipërinë, në 106.4%; Në Mal të Zi, dhe Kosovë burgjet janë më “bosh”, me përkatësisht rreth 87% dhe 84% të kapacitetit të zënë. Më pak “mëkatarët” janë boshnjakët, me 61%.

Në fqinjin Itali, ku jetojnë një numër të madh emigrantësh, përfshirë dhe shqiptarë, kapaciteti i zëniës së burgjeve është 115%; në Greqi 101.4%.

Sipas raportit, në Shqipëri, vetëm 1.9% e të burgosurve janë gra, një ndër më të ulëtit në botë. 1.4% e të burgosurve janë të huaj. Në Itali, psh, 34% e atyre që mbahen të mbylur janë të huaj.

Në treguesin tjetër, të të burgosurve për 100 mijë banorë, Shqipëria renditet në vendin e 77 në botë, nga 222 shtete në total, me 187 të burgosur për 100 mijë banorë, niveli më i lartë në gjithë rajonin. Në Serbi ka 142 të burgosur për 100 mijë banorë; Në Maqedoni 156; Mal të Zi 182, Kosova me 106 dhe numri më i uët i të dënuarve është në Bosnjë, me 73 për 100 mijë banorë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Drejtësisë, të publikuara në 2015-n, kosto e një të burgosuri në Shqipëri është mesatarisht rreth 800 euro në muaj. Ndërsa një raport i hartuar nga prezenca e OSBE dhe Drejtoria e Burgjeve, vlerëson se një i burgosur i kushton shtetit shqiptar nga 369 euro deri në 1380 euro në muaj sipas kategorive. Një i paraburgosur ka kosto ditore 14.63 euro, një i burgosur që vuan dënimin i kushton shtetit 12.3 euro në ditë dhe një i dënuar por i sëmurë i kushton shtetit 46.23 euro në ditë.

Vendet me burgje të tejmbushura

Dikush që arrestohet dhe burgoset në Haiti do të duhet të durojë kushte shumë më të ashpra. Vendi i Karaibeve ka burgjet më të mbipopulluara të çdo vendi në mbarë botën dhe institucionet e tij po operojnë me kapacitet prej 454 për qind. Kjo ka bërë që 80 deri në 100 burra të mbushin një qeli të vetme në të njëjtën kohë, është e dukshme kequshqyerja dhe përhapja e sëmundjeve. Shumë nga të burgosurit e Haitit nuk janë dënuar për një krim dhe OKB ka thënë se të burgosurit janë subjekt i shkeljeve të përditshme të të drejtave të tyre njerëzore.

Situata në Filipine është e ngjashme dhe kushtet në burgjet e saj janë përkeqësuar në mënyrë të vazhdueshme që kur Presidenti Rodrigo Duterte filloi luftën e tij ndaj drogës. Kjo ka parë rritje të fortë të numrit të arrestimeve. Kjo ka bërë që normat e shfrytëzimit të arrijnë në 436 për qind të kapacitetit dhe burgu i Quezon City është një shembull i mirë. Një raport i ABC News pohon se objekti është ndërtuar për të strehuar 262 të burgosur dhe tani pret mbi 3.000 të burgosur. El Salvador vjen i treti për mbipopullimin e burgjeve me institucionet e saj që veprojnë në 348.2 përqind të kapacitetit të tyre.(Monitor)

Next Post
FOTOT/ Rama publikon pamjet mbresëlënëse nga Divjaka, qytetari: O bisha ja vure syrin për të shitur?

FOTOT/ Rama publikon pamjet mbresëlënëse nga Divjaka, qytetari: O bisha ja vure syrin për të shitur?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

April 4, 2026
Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

April 4, 2026
Cili është teksti zyrtar për seancën e Veliaj? Ai i SPAK, Gjykatës apo i avokatëve të Veliaj

Çfarë tregon qëndrimi i Presidencës në çështjen “Veliaj vs Dado”?

April 4, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vjosa Osmanit i përfundon mandati, sot i dorëzon zyrtarisht detyrën Albulena Haxhiut

April 4, 2026
Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

April 4, 2026
Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

April 4, 2026
VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

April 4, 2026
Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

April 4, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

77-vjetori i krijimit të NATO-s, Begaj: Shqipëria anëtare e denjë, duke kontribuar për paqen e sigurinë

April 4, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In