• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria në kohën e Pandemonium-ve

by Endri Kajsiu
16/04/2020 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Endri Kajsiu

Çfarë e ka pushtuar më tepër Shqipërinë realisht këto ditë? Pandemi me viruse dhe drama njerëzore, shyqyr Zotit të kufizuara, apo Pandemoniu-me, buqeta demonësh të ngërdheshur, shoqëruar nga shpura e tyre e Panëve, Satirëve, Centaurëve, dhe plot djallushkave anonime me gjenitale të stërmëdha që të shkelin syrin orë e çast? Me sa duket, këta të fundit, me mbajtjen e virusit në kapistall, kanë lëshuar frerët. Kalërojnë kështu lirshëm mbi fantazitë e vakëta të konsumatorit.

Çdo epidemi dhe pandemi ka Pandemonium-in e vet, si çdo periudhë mirëqënie dhe vetëbesimi ka Panteonin e saj. Zaten, jo më kot, në një film nga ata me gjysëm pullë italianë, Cristiano de Sica i transportuar në të Fortlumturën Republikë të Venedikut, plakur nga luftrat dhe nga sëmundjet, i thërriste të vetmes shpresë që të bën të ndihesh i gjallë kur mendon se virusi të pret mu pas portës: “Il culo, presto!”.

Shqipëria e 2020 nuk është Venediku i shek. XVIII. Kënaqësitë e filmave të mëdhenj italianë u kanë lënë vendin kënaqësive më mikroborgjeze dhe modeste të website porno. O Tempora, o mores! Dikur thuhej se gruaja fuste shejtanin në shishe. Sot, pornostari (ose i asimiluar) i fut të gjithë në kazan! Imagjinatë dikur e lavdishme e dorës së majtë, i përjetshëm kujtimi yt!

Çështja është se në Shqipërinë e pandemisë, megjithë halle telashet, dy e dy bëjnë gjithmonë katër. Ta thotë kazani, ta thotë edhe jarani. Që dy e dy bëjnë gjithmonë katër, sipas hesapeve bashkëkohore do të thotë që kur mbyllet një website, sidomos pornografike – se sa website të tjera mbyllen për arsye ligjore gjatë vitit kjo s’pi ujë – fajin e ka Qeveria e cila vepron faqëza nëpërmjet dorës së saj të zezë, faqezezë, Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, akronimi i të cilit, të ngjan si goditja fatale e thumbit jetëprurës mbi himenin e brishtë: AKEP!

AKEP, kjo legjendë urbane që askush s’di ta tregojë bukur. S’ke në fakt ç’ti tregosh, sepse përtej legjendës, nuk ka fund barcoletik që të shkulesh së qeshuri, as ndonjë ofiçinë burokratësh Anonymous që kalojnë kohën duke bërë gjueti shtrigash për të vendosur rendin moral të Venedikut të shek. XVIII. Por ja që shërben fare mirë për t’u shënjestruar sa herë që kohanikët tanë, si dikur njerëzit e shpellave me fenomenet e shkencës së natyrës, nuk arrinë t’u japin sot shpjegim dukurive juridike, nëpërmejt shkencës të së drejtës.

U mbyllën tërë website porno, panik në bord, ose më mirë, panik në brekë. AKEP i mbylli, se ai i mbyll, se ai e ka sustën, se ai është instrument i diktaturës. Liria=Luxuria. E dëshmon këtë vetë shkresa që u kishte dërguar ëë… si quhen, ata të internetit…. që të mbyllen. Shkresa, e cila përmbante në fakt material hetimor për të mbrojtur, në kuadër të një procesi penal, dinjitetin e një vajze – nesër mund të jetë i yti, po varja – , u publikua – në djall etika dhe të dhënat personale – nga leak-uesit në payroll, dhe u like-ua po nga të njejtët. E prapëseprapë, si gjithmonë, ajo as u lexua, as nga ata që e leak-uan, as nga ata që e like-uan duke shpresuar, në mungesë të hamshorisë shtëpiake, se gjetën alibinë e krimit. “Diç u kalb (sipas Nolit), u prish (sipas pornofilëve), në mbretëri të Danimarkës!” Hamleti po rrotullohet në varr.

Sikur ta linim mënjanë shpellën me shpjegimin e saj të fenomenve të natyrës, do të kuptonim çka ndodhur falë instrumentave të dijes – e cila ta shpif se nuk është seksi dhe s’ta ngref, as në karantinim…

Që thoni ju që asgjë s’thatë po vetëm ofshatë, e vërteta lakuriq nën legjendën urbane, është e thjeshtë, si një “still nature”, fiks si ajo ku po fiksoni tani vështrimin, tani që porno është në karantinë.

Një individi i ra fatkeqësia ta gjente veten të mbyllur jo në shishe, por në website porno falë një inati a shakaje pa kripë, pa dijeninë dhe sidomos pa pëlqimin e tij. Si t’i bënte faqet, objektivisht të paligjshme, të paaksesueshme, për të ruajtur privacinë dhe dinjitetin? Iu drejtua organit të ndjekjes penale, i cili sakaq regjistroi kallëzimin dhe çeli hetimin përkatës duke marrë një masë rutinë konservative, atë të bllokimit të faqeve me përmbajtje në shkelje të ligjit dhe të të drejtave të viktimës. Siç e parashikon ligji, një kërkesë, në fakt dy, njëra pas tjetrës iu drejtuan AKEP, për t’i përcjellë tek sipërmarrësit e rrjeteve dhe shërbimeve elektronike, Internet Service Providers (ISP), të cilët kanë detyrimin dhe disponojnë teknologjinë për të ndërprerë aksesin online të këtyre faqeve. Përtaci, neglizhencë, vobektësi teknologjike, kush e di, këta të fundit treguan zell moral të tepërt duke bllokuar jo faqet problematike, por gjithë platformat dhe domain nën çatinë e të cilave këto faqe lulëzonin. Kështu i lanë duart. Kështu Prokuroria vuri duart në kokë.

Faqet web me përmbajtje të paligjshme mbyllen në përgjithësi, sipas rasteve, me kërkesë të organeve gjyqësore ose organeve të ndekjes penale dhe nga AMA, sipas përcaktimeve ligjore. Vetëm këto institucione mund të gjykojnë përmbajtjen e një publikimi elektronik. Po AKEP në gjithë këtë?

AKEP është një institucion i pavarur, rregullatori i rrjeteve dhe komunikimeve elektronike, jo mbikqyres i publikimeve elektronike. AKEP merret me cilësinë e internetit dhe telefonisë, pra me suportin teknik të perdorimit të tyre, jo me përmbajtjen e çka shfaqet në internet apo komunikohet elektronikisht. Si rregullator, ligji e ka caktuar si ndërfaqen e vetme mes institucioneve publike dhe operatorëve të rrjeteve dhe shërbimeve elektronike pasi është pikërisht AKEP që i çertifikon këta të fundit, nëpërmjet autorizimeve për të ofruar internet ose telefoni.

Kjo është arsyeja pse, kur AMA ose organet e ndjekjes penale apo gjykatat konstatojnë përmbajtje të paligjshme në rrjet, që cënojnë interesat e viktimës, integritetin e fëmijëve, sigurinë kombëtare etj., i kërkojnë AKEP t’u përcjellë ofruesve të internetit ( ISP – Internet Service Providers) udhëzimin e tyre, për të ndërprerë komunikimin e internetit drejt këtyre faqeve. Pra AKEP është thjesht një ndërfaqe përcjellëse, me kompetencë të lidhur, e cila ka detyrim të veprojë për të mos penguar mbarëvajtjen dhe besueshmërinë e procedurës penale.

Kjo është një procedurë fare rutinë në mbështetje të institucioneve që ligji ka ngarkuar me detyrën e vrojtimit të përmbajtjeve të paligjshme (AMA, Prokurori, Gjykata). Të mos ishte për oreksin pornografik, kjo procedurë do të dukej siç është, më e pafajshmja dhe më e mërzitshmja në botë.

Në mërzinë dhe pandryshueshmërinë e vet, e tillë ka qenë edhe procedura për rastin në fjalë. Një zinxhir vijëdrejtë, pa ulje-ngritje: Udhëzim i Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, përcjellje nga AKEP tek sipërmarrësit së bashku me listën e dërguar nga Prokuroria, zbatim i udhëzimit, por veprim i rrëmbyer dhe i tepruar i teknikëve të sipërmarrësve të rrjeteve elektronike, të cilët bënë me tepër dhe më fort se ç’u kërkohej.

Kaq e trishtë dhe pa orgazëm është e vërteta. E nesërmja për AKEP dhe Prokurorinë do të jetë e njëjtë. Sigurisht, kur ke dy koqe tru në kaptinë, e kupton se pas gjithë epshit pandemik të vërsuljes, të hakërrimit dhe ndërzimit pandemoniak mbi një viktimë së cilës nuk ju kursye asgjë, e nesërmja për etikën, jetën shoqërore, të dhënat personale dhe dinjitetin e njeriut, do të jetë e mbarsur me më shumë trishtim.

Next Post
“Mos përhapni panik. Meningiti nuk përbën shqetësim epidemiologjik”, mjeku infeksionist ul alarmin

“Tashmë kemi një ide të qartë”, mjeku Tritan Kalo tregon si do të zhduket virusi në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

May 7, 2026
Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

Idealizimi i tepruar i sistemit zgjedhor

May 7, 2026
Spahiu: Avokati i arrestuar nuk kreu vepër penale, por shkelje etike dhe rregulli në seancë

Spahiu: Në demokracitë perëndimore garë për kryetar bën partia që humb zgjedhjet dhe jo ajo që fiton

May 7, 2026
“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

May 7, 2026
Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

May 7, 2026
PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

May 7, 2026
Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

May 7, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Berisha i vetëm në garë, Balliu: Pronari real i PD nuk është Saliu, por Shkëlzeni!

May 7, 2026
Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

May 7, 2026
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Sherr në një mobileri Nikël, përfundojnë në spital dy vëllezër, autorët në kërkim

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In