• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria në gropën e skandalit të Panamasë, 2 kompani, 3 përfitues dhe 22 aksionerë

by Java News
04/04/2016 10:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria është gjithashtu pjesë e skandalit financiar më të madh në botë që tashmë njihet me emrin Panama Papers. Vendi ynë “përfaqësohet” me 2 kompani, teksa përfitues janë 3 persona ndërsa 22 të tjerë janë aksionerët e kompanive në fjalë. Ende nuk dihet se kush janë këta persona, nëse janë politikanë apo të lidhur ngushtë me sferën politike në Shqipëri. Kliko këtu per harte

 Del emri i parë shqiptar i lidhur me skandalin e Panama Papers

shqiperia

 Në dokumentet e rrjedhura nga Panama Papers përmendet edhe emri i një avokati, Assaf Halkin, i cili ka regjistruar katër kompani përmes firmës ligjore panameze, shkruan Panorama, duke cituar gazetën izraelite Haaretz. Por një biznes që Halkin ka themeluar jashtë vendit është GFI Technologies. Kjo ishte regjistruar në maj të vitit 2013 në ishullin e Anguilla në mënyrë që të investojë në kompanitë shqiptare të teknologjisë së lartë.

Sipas të dhënave, Halkin është shtetas shqiptar i cili në vendin tonë njihet me emrin Ismail Mulati. Ai së bashku me një firmë kanadeze të quajtur Global Fluids International S.A. janë pronarët e kompanisë.

Halkin nuk iu përgjigj një pyetjeje të medias që ka publikuar lajmin, “Haaretz” në lidhje me llojet e investimeve që kompania bën, nëse ka të tilla, por komentoi se “të gjitha të ardhurat e aksionerëve izraelit raportohen në organet tatimore izraelite”.

Por për Haaretz ata shpjeguan se kompania ishte regjistruar me qëllim marrjen e huasë nga banka për të investuar në pasuri të paluajtshme në Evropë. Banka do t’i akordonte huanë vetëm një korporate. Ata shtuan se aktiviteti i kompanise është i regjistruar pranë zyres së taksave në Izrael Taksa e detyruar për aktivitetin në fjalë paguhet në Izrael.

…….

Dokumentet (një sasi gjigande prej 2.6 terra byte) i janë dërguar gazetës gjermane ‘Süddeutsche Zeitung’ nga një person anonim, i cili ka dhënë informacione të dala nga firma juridike “Mossack Fonseca”

Ky është një zbulim masiv që hedh dritë mbi aktivitetin financiar të liderëve dhe ish liderëve botërorë. Në grupin e liderëve përfshihen presidentin rus, Vladimir Putin, futbollisti i mirënjohur Lionel Messi e të tjerë personazhe të njohur të cilët mendohet se ka në qarkulluar më shumë se 2 miliardë dollarë.

SI I KA FSHEHUR MILIARDAT VLADIMIR PUTIN

Cfare eshte dhe si funksionon skema e kompanive Offshore ose SHell 

Shell company – kompani guackë

Një “shell company” ka pamjen e jashtme të biznesit legjitim. Por në të vërtetë është thjesht një guackë bosh. Nuk bën gjë tjetër veçse menaxhon paratë që janë në të, ndërsa fsheh se kush është zotëruesi i tyre. Menaxhimi i saj kryhet nga juristë, kontabilistë apo pastrues, të cilët thjesht firmosin dokumentat dhe lejojnë që emri i tyre të shfaqet në krye të letrave. Kur autoritetet pyesin se kush i zotëron paratë, marrin përgjigjen “menaxhimi”, por është vetëm një fasadë. Dikush tjetër i paguan që të fshehin paratë nga autoritetet ose në disa raste nga ish-gratë. Someone else is just paying them so they can hide their money from the authorities or in some cases their ex-wives. Një “shell company” shpesh quhet edhe “letterbox”, pasi konsiston në asgjë më shumë se një adresë ku postohen dokumentet.

Offshore Company

Nëse ke një “shell company”, nuk do të doje ta ngrije në Londër, Paris, Berlin, ku autoritetet normalisht e marrin vesh se kush e zotëron, nëse duan vërtet. Të duhet një Qendër Financiare Offshore. Këto janë të specializuara në ofrimin e shërbimeve për firma të huaja dhe për investimin e fondeve të huaja. Gjenden zakonisht në shtete të vegjël ishullorë, ku sekreti bankar është i madh ndërsa taksat për transaksionet financiare janë të vogla ose zero. Ka shumë vende të tilla në botë, që nga Ishujt Virgin Britanikë, Makao, Bahamas dhe Panamaja. Shërbimet financiare janë plotësisht ligjore, është thjesht ruajtja e sekretit që i bën shumë tërheqës për evazorët e taksave apo hajdutët nga e gjithë bota, sidomos nëse rregullatorët janë të dobët apo e mbyllin një sy.

Nje skeme qe e shpjegon si funksionon

E zëmë se një qytetar italian dëshiron të depozitojë pará në një parajsë fiskale. Nuk ka rëndësi nëse paratë vijnë nga aktivitet i ligjshëm apo i jashtëligjshëm. Zakonisht mekanizmi është ky: Personi i drejtohet këshilltarit të tij në biznes, i cili e drejton te një ekspert i këtyre punëve. Shpesh profesionistët ku shkojnë italianët janë në Zvicër ose Montecarlo.

2

Në Principatën e Monakos kanë selitë shumë nga studiot e përdorura nga italanët. Këta profesionistë e adresojnë praktikën e klientëve drejt Panamasë, vend i vogël në Amerikën Qendrore, ku siguria bankare është është ende maksimale dhe taksat janë shumë të ulta. Një nga parajsat më të kërkuara fiskale.

3

Në Panama ka selinë qendrore studioja ligjore Mossack Fonseca, themeluar më 1977 nga avokatët Jurgen Mossack e Ramon Fonseca. Kjo është nyja lidhëse kryesore për krijimin e shoqërive offshore. Kompanitë offshore të italianëve, të zbuluara nga “l’Espresso”, janë të regjistruara në vende të ndryshme. Përveç Panamasë, edhe në Bahamas, në Ishujt Virgin britanikë, Anguilla, në shtetin e Nevadës, Sejshell dhe në Sampo, arkipelag në Oqeani.

4

Një kompani offshore zakonisht nuk ka nevojë për zyra të mëdha. Mjaft një seli ligjore, që shpesh është sa një zyrë poste. Shoqëria nuk figuron zyrtarisht pronë e personit që ka transferuar paratë. Pothuajse gjithmonë kontrolli mbrohet nga një i besuar. Falë këtij mekanizmi, pronari mund t’i investojë paratë në çdo cep të botës, pa e marrë vesh kush se nga vijnë këto pará.

Next Post

Bono i U2 viziton kampin e refugjatëve në Gaziantep

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com