• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria në fazë plakjeje agresive, për herë të parë në histori mosha mediane arrin BE-në

by E S
04/06/2026 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të paprecedentë, ku ritmet e plakjes së popullsisë po tejkalojnë madje edhe parashikimet më pesimiste.

Të dhënat më të fundit zyrtare të INSTAT mbi ecurinë e moshës mediane dëshmojnë një përmbysje historike të strukturës moshore në vend, duke e zhvendosur Shqipërinë nga një prej kombeve me popullsinë më të re në Europë, në një shoqëri me moshë mediane sa mesatarja e Bashkimit Europian.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se mosha mediane e Shqiptarëve arriti në 45 vjeç në 1 janar 2026 (mosha mediane nënkupton ku 50% e popullsisë janë mbi këtë moshë dhe 50 % nën këtë moshë), duk u plakur me 7 muaj brenda një viti. Të dhënat për 2026 në Bashkimin Europian nuk janë kalkuluar ende, por në 1 janarin 2025 ky tregues ishte ishte 44.9 vjeç.

Nga viti 2014 në vitin 2026 mosha mediane e popullsisë shqiptare u rrit me 10.8 vite, ndërsa në BE gjatë kësaj periudhe ky tregues u rrit me vetëm 2.4 vite. Shqipëria u plak 4.5 herë më shpejt se BE-ja gjatë dekadës së fundit tregojnë të dhënat.

Ndërsa Bashkimi Europian ka ndjekur një ritëm plakjeje linear dhe të ngadaltë nga 2014, duke u rritur me mesatarisht 2 muaj në vit, ndërsa Shqipëria u rrit me 6 muaj çdo vit. Ky trend u përshpejtua veçanërisht në dy vitet e fundit, ku mosha mediane nga 43.4 vjeç në vitin 2024, arriti në 44.3 vjeç në vitin 2025 dhe së fundmi në vlerën rekord prej 45.0 vjeç në vitin 2026.

Kjo kurbë e mprehtë do të thotë se për herë të parë, gjysma e popullsisë shqiptare sot është mbi 45 vjeç, duke arritur apo edhe tejkaluar zyrtarisht nivelin e Bashkimit Europian me moshë mesatare 44.9 vjeç, me të dhënat e vitit 2025.

Ky fenomen i shpejtimit demografik shpjegohet me normën jashtëzakonisht të ulët të lindshmërisë dhe valëve të pandërprera të emigracionit që prekin kryesisht moshën e re dhe atë riprodhuese. Largimi i forcës vitale të punës ka lënë pas një strukturë popullsie që rëndohet me shpejtësi drejt moshave të thyera.

Pasojat e këtij transformimi pritet të jenë të thella dhe afatgjata për vendin. Tregu i punës do të përballet me mungesë te burimeve njerëzore dhe rritje të moshës mesatare të fuqisë punëtore, gjë që mund të frenojë produktivitetin dhe të dëmtojë konkurrueshmërinë e bizneseve vendase.

Nga ana tjetër skemat e pensioneve dhe sigurimeve shoqërore do të pësojnë një presion të jashtëzakonshëm financiar, teksa raporti midis kontribuuesve dhe përfituesve po ngushtohet në nivele kritike. Paralelisht, sistemi i kujdesit shëndetësor do të duhet të riorientohet urgjentisht drejt shërbimeve geriatrike dhe trajtimit të sëmundjeve kronike, duke kërkuar fonde më të larta publike. Zhvillimet demografike po rrezikojnë të kthehen në ngarkesën më të rëndë për zhvillimin e qëndrueshëm në dekadat e ardhshme. / Marrë nga Monitor.al

Next Post
LIVE/ Nis Kuvendi! Deputetët mbajnë një minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

LIVE/ Nis Kuvendi! Deputetët mbajnë një minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia Rrugore bën bilancin: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë

Policia Rrugore bën bilancin: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë

July 22, 2026
Një skenar i frikshëm për teknologjinë, agjenti i AI ‘del’ nga laboratori dhe lidhet me internetin

Një skenar i frikshëm për teknologjinë, agjenti i AI ‘del’ nga laboratori dhe lidhet me internetin

July 22, 2026
Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

Berisha: Rama po përdor policinë, SHISH-in dhe administratën kundër protestës

July 22, 2026
Mbetën të bllokuar në mes të detit nga moti i keq, shpëtohet familja në Jalë

Mbetën të bllokuar në mes të detit nga moti i keq, shpëtohet familja në Jalë

July 22, 2026
Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

Punë te SPAK? Hapet thirrja për praktikantë, këto janë kriteret dhe afati

July 22, 2026
Mandati i prokurorëve të SPAK, Gogu frenon Manjën: Duhet vlerësim i partnerëve, SHBA dhe BE

Mandati i prokurorëve të SPAK, Gogu frenon Manjën: Duhet vlerësim i partnerëve, SHBA dhe BE

July 22, 2026
Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen 6 turistët në Ksamil

Gjendet i pajetë një peshkatar në Ksamil, dyshohet se u mbyt gjatë stuhisë

July 22, 2026
Shqipëria forcon Mbrojtjen, ekspertet: Rezervistët rriten kapacitetet ushtarake

Shqipëria dërgon trupa ushtarake në Rumani, javën tjetër vendimi për Gazën

July 22, 2026
Nga 10 paga mujore te banesat falas! Çfarë përfitojnë familjet e policëve të rënë në detyrë

Nga 10 paga mujore te banesat falas! Çfarë përfitojnë familjet e policëve të rënë në detyrë

July 22, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 23 Korrik 2026

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In