• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria në fabulën e Solomonit

by Linda Karadaku
31/03/2017 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Linda Karadaku

Shqipëria I ngjan foshnjës në historine hebreje të gjykimit të Solomonit, ku “nënat” nuk lëvizin nga istikamet, qoftë edhe duke rrezikuar rrënimin e saj. Sipas gjykimit të Solomonit, Mbreti Solomon I Izraelit, duhej te vendoste rastin e dy nënave që të dyja pretendonin të ishin nëna e fëmijës. Mbreti kërkoi ti sillnin një shpatë dhe u tha që fëmija do të pritej në dy pjesë, kështu që secila pretendente për nënë mund të merrte gjysmën. Njëra nga gratë tha se gjykimi ishte I drejtë, ndërsa e dyta iu lut Solomonit që tía jepte foshnjën gruas së parë, vetëm të mos vritej fëmija. Mbreti e shpalli gruan e dytë nënën e vërtetë të foshnjës sepse ajo ishte gati edhe ta jepte fëmijën e saj, nëse kjo ishte e nevojshme për ti shpëtuar jetën. Kjo histori përdoret shpesh si matës për të provuar ndjenjat e vërteta dhe është bërë një shembull I gjykimit të mençur.

Istikamet e politikës shqiptare I ngjajnë shumë grave pretenduese me ndryshimin që nuk janë vetëm dy, por shumë. Të gjitha pretendojnë dashurinë ndaj foshnjës Shqipëri, por shumë, shumë pak janë gati të sakrifikojnë për ta shpëtuar jetën e saj. Kjo foshnjë nuk përbën për ta përgjegjësinë dhe detyrimin për ta rritur dhe zhvilluar, përkundrazi, shpesh të jep ndjesinë se nuk kuptohet më kush do ta shqyejë më shumë. Për më tepër, ne na duhet një Solomon që të vendosë çfarë është e drejtë apo e gabuar, kush është nëna e vërtetë e fëmijës, dhe kush është gati të lërë shpatën të bjerë mbi të. Politika shqiptare në gjithë këto vite nuk ka arritur të krijojë një institucion apo mekanizëm mbi palët, që do të kishte autoritetin, integritetin, përgjegjësinë, përgjegjshmërinë, gjithë-pranimin, dhe mbi të gjitha mençurinë, ti jepte zgjidhje situatave të ndërlikuara, ku nënat pretendojnë të njëjtën foshnjë duke rrezikuar ta çojnë në atë botë.

Mungesa e një institucioni apo mekanizmi të tillë çon në ngërçe politike që bllokojnë jo thjeshtë trafikun, por gjithë jetën politike, ekonomike dhe sociale të vendit. Pretendentet e foshnjës vazhdojnë betejën për mëmësinë e saj, ndërkohë që foshnja vetë vuan çdo sekondë të asaj krize.  Foshnja Shqipëri ngec, ecën mbrapsht, majtas, djathtas, një hap para dhe dhjetë hapa mbrapa, ndërkohë që krizat në politikën shqiptare rrënojnë gjithnjë e më shumë besimin e njerëzve në të duke çuar gjithnjë e më shumë në drejtim të humbjes së besimit në integritetin personal dhe kolektiv të politikës shqiptare. Këtu nuk është çështja tek politika e moralit apo morali I politikës, këtu problemi është shumë më I thjeshtë dhe shumë më personal për cilindo qytetar të këtij vendi, çfarë të besosh, kë të besosh, pse ta besosh, a duhet ta besosh.

Krizat e vazhdueshme politike nuk përbëjnë kauzë për Shqipërinë, por për vetë politikën dhe të krijojnë përshtypjen se bëhen thjeshtë për pushtet dhe ndërrime karrikesh pushteti. Sistemi politik, siç e kemi, ka krijuar dhe konsoliduar palë, por jo mekanizëm dhe institucion mbi palët që do të hynte në lojë me përgjegjshmëri dhe integritet në situate të tilla krize duke mos lejuar as kriza artificiale, as kriza reale, sepse në të dyja rastet ka dhe gjenden zgjidhje, mjafton të ketë vullnet politik, përgjegjshmëri para vendit dhe qytetarëve të tij, dhe vënie të interesave të shtetit, para interesave të pushtetit. Në të kundërt, shpata vazhdon të qëndrojë mbi kryet e foshnjës!

Next Post
Dështon atentati për hakmarrjen 19-vjeçare, katër të arrestuar në Tiranë

U lirua nga burgu për vjedhje, i rikthehet zakonit, grabit një supërmarket, prangoset

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

November 4, 2026
Në kërkim për ‘trafikim njerëzish’, prangoset në Durrës pronari i ‘Strip Club Shqiponja’

Arrestohet në Vlorë i dënuari me 20 vite burg në Itali për vrasje, pritet ekstradimi

November 4, 2026
Marta Kos prezanton më 4 nëntor Paketën e Zgjerimit 2026! Në fokus progresi i vendeve kandidate për në BE, mes tyre edhe Shqipëria

Zbulohet propozimi i Marta Kos, kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat me BE

November 4, 2026
Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

November 4, 2026

1Win Canada Bonus Codes 2026 – Sign Up, Welcome Bonus & No Deposit

November 4, 2026
Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

November 4, 2026
Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

Pas ankesave për shëndetin dhe gjetjeve të “Helsinkit”, Veliaj zhvendoset në sektorin spitalor të burgut të Fierit

November 4, 2026
“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

November 4, 2026
Vrasja e të riut në Shkodër, shoqërohen 20 persona, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

U raportua se e sulmoi ariu në Bulqizë, ekspertiza zbulon se 62-vjeçari është vrarë me armë

November 4, 2026
Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In