• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria në alarm nga Delta/ Kalo ka një apel të fortë për qytetarët: Nëse nuk vaksinoheni, të paktën mos pengoni të tjerët

by Java News
26/07/2021 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me konfirmimin e pranisë së varianit Delta të COVID një ditë më parë në vendin tonë, mjeku Tritan Kalo e vë theksin edhe një herë te ato që quhen rregulla të thjeshta për të penguar përhapjen e infeksionit, higjiena, distancimi social dhe vendosja e maskës në ambientet e mbyllura. Me një postim në Facebook, Kalo thotë se këto masa, të përdorura ndër dhjetëra vite, nuk e kanë humbur vlefshmërinë e tyre.

“Nuk është kurrë vonë për t’u përkujdesur për shëndetin tuaj dhe të të gjithë atyre, të cilët gjallojnë rreth jush. Vetndërgjegjësim dhe vetëm vetëndërgjegjësim. Hyrja e variantit “Delta” të virusit Sars-Cov2/Covid-19 është në vijimësi të qarkullimit nëpër botë, edhe të varianteve të tjera që prej atij të Wuhan-it, nga ishte pikënisja e kësaj Pandemije ose “flame mbarëbotërore”. Masat standarde të stërprovuara ndër dhjetëra vite për uljen e vrullit dhe pakësimin e humbjeve njerëzore, MHD (Maskë, Higjenë personale e kolektive, Distancim social) nuk e kanë humbur aspak vlefshmërinë e tyre kur dhe aty ku është e mundur, që ato të zbatohen dhe respektohen”, shkruan Kalo.

Ai vë theksin edhe te vaksinimi, ku i bën thirrje qytetarëve që të mos ngurrojnë të vaksinohen. Sipas Kalos, vaksinimi ul mundësinë e infektimit, ndihmon në kalimin më lehtë të sëmundjes dhe shmang shtrimin në spital.

“Nëse mes nesh ka individë ose grupe individësh që ngurojnë të vaksinohen kundër virusit Sars-Cov2/Covid-19, së paku mos u bëni pengues për të tjerët, që ata/ato të përfitojnë nga dobiprurja e procesit të vaksinimit, ulja e mundësisë së infektimit, kalimi i sëmundjes në forma më të lehta si dhe evitimi i hospitalizimeve në forma të rënda të sëmundjes, ose në më të keqen humbjen e jetës prej saj. Jeta e çdo Shqiptari është e paçmimtë për të, për familjen e tij dhe për të gjithë Shqiptarinë. Në çdo kohë ne jemi për ju në vijën e parë të “luftës me armikun e padukshëm”, që me punën, përkushtimin, profesionalizmin dhe përkujdesjen tonë t’ju vijmë në ndihmë në përballjen tuaj me infektimin nga virusi Sars-Cov2/Covid-19. Javë të mbarë miq, kolegë, të afërm dhe bashkatdhetarë”, shton Kalo.

Prania e variantit Delta në vendin tonë u konfirmua një ditë më parë në vendin tonë. Ky variant është provuar të ketë transmetueshmëri më të lartë dhe për këtë autoritetet kanë bërë apel për espektimin e masave anti-COVID që janë në fuqi si dhe të vaksinohen.

g.kosovari

Next Post
Kim Kardashian feston 40-vjetorin, poston foto të nxehta me bikini në mes të detit

Kim Kardashian feston 40-vjetorin, poston foto të nxehta me bikini në mes të detit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com