Ministria e Shëndetësisë thotë se nga 445 testime, vetëm 26 qytetarë kanë rezultuar të infektuar.
Autoritetet thonë se fatmirësisht asnjë humbje jete nuk është shënuar nga virusi vdekjeprurës.
Ndërkohë, 34 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit
RAPORTIMI I PLOTË:
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 445 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 26 qytetarë, në këto bashki:
14 në Tiranë, 7 në Fier, 2 në Shkodër, nga 1 qytetar në Durrës, Himarë, Përmet.
Janë 242 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,125 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (22 Maj 2022)
Raste të reja ditore 26
Të shëruar në 24 orë 34
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 445
Testime totale 1,822,887
Raste pozitive 275,864
Raste të shëruara 272,125
Raste Aktive 242
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 143
Fier 30
Korçë 14
Vlorë 13
Gjirokastër 12
Shkodër 11
Elbasan 6
Lezhë 6
Berat 3
Durrës 2
Dibër 2