• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shqipëria ndjek hapat e Kroacisë, agjenci për të luftuar korrupsionin në gjyqësor

by
16/08/2015 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Propozimi për një agjenci për të luftuar korrupsionin brenda radhëve të gjyqësorit vjen nga ekspertët e komisonit të posaçëm per hartimin e reformës në drejtesi dhe synon t’i heqë ketij sistemit damkën e te korruptuarit.

Strategjia e hartuar nga ekspertë vendas e të huaj, parashikon krijimin e strukturës së specializuar antikorrupsion në nivel kombëtar, në përbërje të së cilës është policia, prokuroria dhe gjykata, si një domosdoshmëri per zbulimin, hetimin dhe gjykimin e aktorëve të korruptutuar të sistemit të drejtësië.

Siç raporton Ora News, dokumenti propozon që struktura të jetë e qëndrueshme, në mënyrë që gjyqtarët dhe prokurorët të mos lëvizen, penalizohen apo të ndihen në rrezik për shkak të hetimeve apo çështjeve.

Këta funksionarë do t’i nënshtrohen kontrollit të së shkuarës së tyre dhe do gëzojnë trajtimin dhe përfitimet e duhura financiare si dhe do te kenë akses të gjerë në bazat e të dhënave të ekzekutivit.

Në mbështejtjte të kësja srukture, ekpsertet duket se do të bëjnë të mundur edhe përfshijne e byrosë së hetimit si pjesë e reformës në drejtëi.

Ata propozojnë që ” Kushtetuta të parashikojë edhe krijimin e një policie të specializuar, përgjegjëse për rastet e rënda të korrupsionit, sikurse mund të jetë Byroja Kombëtare e Hetimit apo një formë tjetër e përshtatshme.

Ngritja e një agjencia të posaçme kundër korrupsionit, është një model që gjendet edhe në vende të tjera të Ballkanit.

Në Kroaci Zyra për Ndalimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (USKOK) është një departament i specializuar i Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe ka mandatin për të drejtuar hetimet policore dhe ndjekjet penale të kryera per korrupsionin dhe rastet e krimit të organizuar brenda juridiksionit të saj.

Edhe në Rumani, funksionon Drejtoria Kombëtare Kundër Korrupsionit, e ngarkuar me parandalimin, hetimin dhe ndjekjen e veprave që lidhen me korrupsionin.

agjenci

Next Post

STUDIMI/ Nxehja e klimës do shkatërrojë turizmin në Mesdhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com