• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shqipëria ndër vendet më të sigurta, ja vlerësimi i ri i DASH

by A R
17/01/2018 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Departamenti amerikan i shtetit ka përditësuar nivelet e sigurisë për udhëtimin në shtetet e ndryshme nëpër botë.

Nivelet jepen në bazë të numrave, ku me notën 1 vlerësohen vendet që kanë nevojë vetëm për masa normale kujdesi, me notën 2 vlerësohen vendet ku ka nevojë për kujdes të shtuar, me notën 3 vlerësohen vendet ku duhet rimenduar udhëtimit dhe me notën 4 vendet që nuk duhet udhëtuar.

Shqipëria vlerësohet mes vendeve më të sigurta, duke marrë kështu notën 1. Në këshillat e DASH megjithatë theksohet se ka disa zona me rrezik të shtuar. E tillë është qyteza jugore e Lazaratit, për shkak të kriminalitetit.

Me këtë notë vlerësohen përgjithësisht vendet e zhvilluara, por ka edhe përjashtime nga rasti. Kështu, Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar vlerësohen me notën 2, për shkak të sulmeve terroriste që mund të godasin në çdo moment. Për këto vende, DASH rekomandon evitimin e grumbullimit në vende të populluara.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me notën 1 vlerësohen edhe Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia. Duhet kujdes megjithatë gjatë udhëtimeve në Kosovë dhe Bosnje dhe Hercegovinë, të vlerësuara me notën 2.

Për Kosovën, udhëzohet të rimendohet udhëtimi në Mitrovicën veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan për shkak të konflikteve civile. Megjithatë rreziku më i madh mbetet terrorizmi, ku “grupe të caktuara vazhdimisht komplotojnë sulme të mundshme në Ballkan”.

Ndërkohë, ndër vendet që nuk këshillohet udhëtimi përfshihen ato të Lindjes së Mesme, Afrikës Veriore dhe Qendrore ku ka konflikte të armatosura, si edhe Korea e Veriut. /Scan/a.m.

Next Post
Video /Moderatorit i grisen pantallonat ‘live’ në emision

Video /Moderatorit i grisen pantallonat 'live' në emision

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkarkohet shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, vendimi vjen me kërkesë të Pete Hegseth

Shkarkohet shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, vendimi vjen me kërkesë të Pete Hegseth

April 3, 2026
Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

April 3, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Vrasjet e “2 Prillit”, Frrok Çupi: Ngjarje e rëndë që i dha fytyrën e vet PD-së

April 3, 2026
Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

April 3, 2026
E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

April 3, 2026
Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

April 3, 2026
Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In