• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria ndër vendet me ritmet më të larta të plakjes, lindshmëria në rënie të lirë

by Java News
15/08/2018 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reduktimi i numrit të lindjeve nuk është vetëm një fenomen shqiptar, por i përket botës perëndimore, thotë sociologu Gëzim Tushi. Ai tregon se shqiptarët kanë vite që bëjnë gjithnjë e më pak fëmijë, e pikërisht ky trend është ajo që e shqetëson.

“Në vitet ’60 kishim 7 fëmijë për grua; në vitet ’89-’90 kishim 2.3 fëmijë për grua; ndërsa tani kemi mbërritur te 1.5. Nga një popullsi me një dinamizëm, me lindshmëri të lartë dhe moshë mesatare shumë të re, kemi filluar të plakemi me shpejtësi. Pra, ajo që është shqetësuese është ritmi i plakjes së popullsisë. Te ne është shumë i lartë dhe jemi një nga 10 vendet që kemi këto ritme shumë të larta”, tha Gëzim Tushi, sociolog.

Me ardhjen e demokracisë u rrit numri i aborteve, por sipas sociologut Tushi, edhe më problematike është preferenca e shqiptarëve për të pasur fëmijë të gjinisë mashkullore.

“Shumë shqetësues është aborti selektiv. Jemi një nga vendet, sipas studimeve të Këshillit të Europës, që e abortojmë fetusin për shkak të seksit të tij”, thotë më tej sociologu Tushi.

Tranzicioni i stërgjatur është një tjetër arsye që ndikon në plakjen e popullsisë. Gëzim Tushi drejton gishtin drejt emigracionit, nga i ka sytë edhe pjesa më dinamike e shoqërisë.

“Një nga faktorët që po ndikon fuqishëm në plakjen e popullsisë është emigracioni shumë i lartë. Nga ai emigracioni katastrofik i viteve ’90, deri te ky emigracioni i ditëve tona. Mirëpo ata që ikin janë të rinjtë, që do të riprodhohen. Largimi i tyre ndikon në plakjen e popullsisë. Papunësia ka ndikimin e saj, varfëria padiskutim, situata ekonomike ka ndikimin e vet”, vijon sociologu.

Sociologu Tushi vëren se shqiptarët e mijëvjeçarit të ri i frikësohen më shumë martesës. Rritja e numrit të divorceve është vetëm një tregues, ndërsa fenomeni i dhunës në familje rëndon gjendjen.

“Sidomos vajzat, mendojnë se më mirë se të hysh në një grackë ku ndihesh keq, humbet lirinë, humbet sovranitetin, qenien tënde, dinjitetin, personalitetin, i nënshtrohesh një burri të dhunshëm apo një martese që nuk funksionin, atëherë është më mirë të qëndrosh jashtë martese. Mirëpo kjo ka kosto sociale”, thotë ai.

Gëzim Tushi paralajmëron se Shqipëria nuk do të kthehet ndonjëherë te numri i lartë i lindjeve që ka pasur dikur, por apelon për politika shtetërore që synojnë të mbajnë të rinjtë në atdhe./TCH

Next Post
KOSOVE/ Ambasadori Delawie: Është koha për veprim, votoni Demarkacionin

Prokurori dorëhiqet pas kërcënimeve, Delawie: Ditë e pikëlluar për drejtësinë në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com