• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqipëria, ndër më të lirat në Europë për restorantet e hotelet

by Java News
21/04/2016 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me çmimet e hoteleve dhe restoranteve në Shqipëri, që janë më të lirat në 37 vende të Europës, turizmi kulinar mund të kthehet në një atraksion të fortë për turistët. Këta të fundit mund të konsumojnë një vakt në restorant e të flenë në hotel, duke paguar më pak se gjysmën e shumës që do të shpenzonin në pjesën më të madhe të Europës.

Sipas të dhënave nga Eurostat, Indeksi i Çmimeve për Hotelet dhe Restorantet në Shqipëri është sa 42% e mesatares së 28 vendeve të Bashkimit Europian. Në këtë nivel renditet edhe Maqedonia, duke qenë të dyja më lirat në Europë (përjashtuar disa vende që nuk janë pjesë e studimit të Eurostat).

Pas Shqipërisë dhe Maqedonisë, më lirë është Bullgaria, me 44% të mesatares europiane, e ndjekur nga Serbia me 50% dhe Bosnja me 57%. Më i shtrenjti në rajon rezulton Mali i Zi, me çmimet e hoteleve e restoranteve, që janë sa 60% e mesatares europiane.

Rezultatet janë bazuar në një vëzhgim çmimesh, që mbulon më shumë se 2400 mallra konsumatore dhe shërbime dhe që është bërë në 37 shtete europiane, që janë pjesë e programit të barazisë së fuqisë blerëse mes Eurostat dhe OECD. Grupi i vendeve pjesmarrëse përfshin 28 shtetet e Bashkimit Europian, tre shtete të EFTA (Islanda, Norvegjia dhe Zvicra), pesë shtete kandidate (Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Turqia) si dhe një kandidat potencial (Bosnja dhe Herzegovina).

Në Europë, vendi më i shtrenjtë për hotel e ushqim është Norvergjia, me 177% të mesatares së BE-së, e ndjekur nga Zvicra me 153%.

Në Itali, një destinacion mjaft i frekuentuar nga shqiptarët, ushqimet dhe fjetja kushtojnë sa 109% e mesatares europiane.

Shqipëria është më e lira edhe për shërbimet e transportit, me 34% të mesatares europiane, ndërsa pajisjet e transportit personal janë sa 79% e mesatares. Edhe komunikimi është ndër më të lirët, me 52% (më i liri është Lituania, me 49% të mesatares europiane).

MONITOR

Next Post

Mbesa dhe nipi marrin vesh se daja i kishte lënë në testament garazhin... ja ç'kishte brenda (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

March 19, 2026
Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

March 19, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

March 19, 2026
Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

March 19, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Gjyqi për Metën, Çupi: Është kupola e krimit dhe bizneseve të pista. Partia e tij, organizatë kriminale

March 19, 2026
Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

March 19, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Favoret e një kompanie shtetërore të naftës, Çoçoli: Lajm pozitiv, do ndikojë në uljen e çmimit

March 19, 2026
Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

March 19, 2026
“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

March 19, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama publikon renditjen: Shqipëria, e nënta në botë për sigurinë kibernetike

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In