• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria mungoi në darkën greke, “Kathimerini”: Rama nuk u ftua pasi e kaloi kufirin me çështjen Beleri

by A R
22/08/2023 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Greqia bëri bashkë liderët e Ballkanit dhe zyrtarët më të lartë të Bashkimit Europian në një takim dhe darkë informale në Athinë.

Por në atë event mungoi përfaqësimi nga Shqipëria, për shkak të ftohjes së raporteve nga përplasjet për çështjen Beleri. Fokusi kryesor, të paktën në njoftimin zyrtar, ishte “përshpejtimi i përpjekjeve të vendeve të rajonit për anëtarësim në BE”.

Kjo u pasqyrua edhe në deklaratën e konkluzioneve të punimeve, duke përfshirë në të edhe mbështetjen për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në bllokun europian. “Ne besojmë fort se 20 vjet pas Samitit të Selanikut dhe në dritën e realitetit të ri gjeopolitik, ka ardhur koha për të miratuar një qëllim përfundimtar të guximshëm dhe ambicioz që do të shërbejë si udhërrëfyes, frymëzim dhe kontekst”, shkruhet në pikët 8 të konkluzioneve.

Gjithashtu nënvizohet se nuk do të ketë rrugë të shkurtra për anëtarësimin e vendeve, me rekomandimin që ato të bëjnë reformat e kërkuara. Mediat në Athinë raportojnë për 3 fitore të rëndësishme nga ky event. Fitorja e parë, sipas Kathimerinit, është që Greqia konfirmon rolin e saj si shtet lider në rajonin e Ballkanit.

“Qëllimi i dytë i arritur është mesazhi i rëndësishëm i mosftesës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në darkë. Mesazhi nuk i drejtohej vetëm Tiranës, por shkoi në të gjitha drejtimet dhe konfirmon se Greqia nuk do të tolerojë asnjë lëvizje që cenon interesat e saj ose që nuk është në përputhje me standardet europiane. Qëndrimi i Athinës ka qenë prej kohësh i qartë se qeveria shqiptare ka tejkaluar kufirin me çështjen Beleri”, shkruan media Kathimerini. Mes të pranishmëve në takim, përveç të ftuarit të nderit, presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ishin dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, si dhe liderë e përfaqësues nga Serbia, Kosova, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Kroacia, Rumania dhe Moldavia. Përplasjet Kosovë-Serbi morën vëmendje edhe në këtë takim, me Vuçiç që kërkoi sqarime për praninë e Kurtit në darkën e Mitsotakis, në një kohë kur Greqia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Kurti kërkon nga Von Der Leyen që BE-ja t’i heqë masat ndaj Kosovës.

/a.r

Next Post
Nga “Rruga e Kosovarëve” përfundoi te Diga e Liqenit, ja kush është shoferi i BMW

Nga “Rruga e Kosovarëve” përfundoi te Diga e Liqenit, ja kush është shoferi i BMW

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryepiskopi Joan kremton ditën e emrit, qindra besimtarë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

Kryepiskopi Joan kremton ditën e emrit, qindra besimtarë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

September 26, 2026
Zjarr në një hotel në Gjirokastër, forcat zjarrfikëse në terren

Zjarr në një hotel në Gjirokastër, forcat zjarrfikëse në terren

September 26, 2026
Gërvalla mohon bashkëpunimin me Specialen: Nuk kam pasur asnjë pikëtakim

Gërvalla mohon bashkëpunimin me Specialen: Nuk kam pasur asnjë pikëtakim

September 26, 2026
Profili i Indrit Dokles/ Nga dënimi i përjetshëm te lirimi, lufta me Martinajn dhe dosja “Revanshi”

Profili i Indrit Dokles/ Nga dënimi i përjetshëm te lirimi, lufta me Martinajn dhe dosja “Revanshi”

September 26, 2026
VIDEO / “Disa histori i kam jetuar, të tjerat…”, çfarë po paralajmëron ish-ministri Tahiri?

VIDEO / “Disa histori i kam jetuar, të tjerat…”, çfarë po paralajmëron ish-ministri Tahiri?

September 26, 2026
Wendt në Tiranë, ambasada e SHBA pas takimit me Begajn: Diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të Trump

Wendt në Tiranë, ambasada e SHBA pas takimit me Begajn: Diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të Trump

September 26, 2026
Akuzohet për vjedhje me dhunë në Zvicër, arrestohet në Rinas 42-vjeçari nga Italia

Arrestohet në Rinas ukrainasi, në kërkim për trafik droge

September 26, 2026
Protestë masive në Madrid, kërkohen zgjedhje të parakohshme pas krizës së migrantëve në Ceuta

Protestë masive në Madrid, kërkohen zgjedhje të parakohshme pas krizës së migrantëve në Ceuta

September 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 27 Shtator 2026

September 26, 2026
Shpërthimi i fuqishëm në Greqi, kush janë shqiptarët që humbën jetën nën rrënoja

Shpërthimi i fuqishëm në Greqi, kush janë shqiptarët që humbën jetën nën rrënoja

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com