• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria mundet 2-1 në Austri, “autokritika” pjesën e dytë nuk mjafton (VIDEO)

by A R
26/03/2016 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka arritur dot të dalë me rezultat pozitiv Shqipëria në dneshjen miqësore të zhvilluar në Vjenë përballë Austrisë vendase. 2-1 ishte rezultati përfundimtar i supersfidës në të cilën pamë një Shqipëri me dy fytyra. Në pjesën e parë kuqezinjtë u paraqitën mjaft dobët, duke pësuar dy gola mmjaft të shpejtë me anë të Janko në minutën e 6-të dhe harnik në të 13-ën. Pjesa e parë ishte mjaft e dobët dhe me gabime në mbrojtje por fatmirësisht austriakët u treguan të pasaktë në rastet e krijuara.

Kuqezinjtë i dhanë fund përgjumjes dhe kanë shënuar një gol mjaft të shpejtë në fillim të pjesës së dytë.

Një kombinim mjaft i bukur mes Cikalleshit të sapofutur në fushë dhe Lenjanit ka çuar shifrat në rezultatin 2-1. Lenjani ka kaluar në mënyrë spektakolare mbrojtësit dhe me një goditje potente mposhti portierin austriak.

Minutat në vijim Shqipëria pati disa raste të tjera duke u hedhur në sulm, por nuk arriti dot të barazojë.

Minutë pas minute:

90+3′ Fërshëllen gjyqtari. Sfida mbyllet 2-1.

90+2′ Rrëmujë në zonën e Shqipërisë. Berisha arrin të grushtojë një top të fortë që po shkonte drejt golit.

90′ Austria hidhet në sulm, presing në zonën e Shqipërisë.

86′ Dy zëvendësime të tjera për Shqipërinë. Largohet Xhaka, Abrashi, në fushë Basha, Kukeli.
83′
Loje e hapur në këto minuta dhe raste për të dyja skuadrat, por nuk finalizojnë dot

79′ Zëvendësimi i tretë për Shqipërinë. Sadiku zë vendin e Ermir Lernjanit.
78′
Karton i dytë i verdhë për Kaçen dhe mesfushori lë Shqipërinë me 10 lojtarë. 
75′
Vazhdojnë të mbeten përpara djemtë e De Biazit. Austria mbrohet mirë.

71′ Minuta të mira për kuqezinjtë, Roshi rrezik konstant në krahun e djathtë. 
68′
Junuzovic provon me të majtën nga distanca, por pret në pozicion Etrit Berisha. 
63′
Vijojnë te mbeten përpara kuqezinjtë, Lenjani përpiqet në krahun e maajtë, por zihet në pozicion jashtë loje.
59′
Cana në ndihmë të sulmit merr një pasim perfekt, tenton me kokë, por nuk kordinohet si duhet dhe shpërdoron.
57′
Pranë golit Austria. Një tjetër neglizhencë në mbrojtjen tonë dhe Junuzoviç për pak sa nuk e dërgon topin në rrjetë. Shpëton për mrekulli porta e Berishës.
55′
Faull i Kaçes ndaj Junuzovic dhe arbitri e ndëshkon me karton të verdhë.

47′ Shënon Shqipëria. Lenjani ngushton shifrat në 2-1. Lenjani ka kaluar në mënyrë spektakolare mbrojtësit dhe me një goditje potente mposhti portierin austriak.

***

Pjesa e parë

Është mbyllur me rezultatin e pastër 2 me 0 në favor të vendasve ndeshja miqësore Austri-Shqipëri. Kuqezinjtë nuk kanë mundur të bëjnë asgjë në fraksionin e parë të lojës duke i’u dorëzuar ekipit të yllit bavarez David Alaba. Me gjithë përpjekjet e bëra nga Lenjani dhe Balaj, ekipet i’u drejtuan dhomave të zhveshjes me rezultatin 2-0, i fiksuar prej minutës së 13-të kur Harnik dyfishoi avantazhin.

Rastet minutë pas minute:

43′ Përpiqen kuqezinjtë me Balajn dhe Lenjanin, por ky i fundit kroson keq duke shpërdoruar një mundësi të mirë.
40′ Junuzoviç pengohet nga Cana brenda në zonë, por nuk ka penallti. Protestojnë vendasit.
35′ Ritmi i lojës ka rënë ndjeshëm. Austria është kthyer mbrapa dhe po administron lojën duke u përpjekur të mbajë topin në kë,bë. Shqipëria ka vështirësi në ndërtimin e aksioneve.
30′ Shqipëria luan mirë në këto minuta, qarkullon topin dhe fillon të shtyjë përpara.
26′ Lenjani lëshon një predhë nga distanca me të majtën, por topi kalon njitur me traun e portës. Kërcënues kuqezinjtë.
25′ Goditje dënimi për vendasit në krahun e majtë, goditje drejt portës, por grushton Berisha.
22′ Rast i parë për Shqipërinë, Balaj godet me kokë pas një goditje kendi, por pret portieri.
17′ Junuzoviç depërton bukur brenda zonës, gjuan në pozicion të prirët, por jashtë.

Minuta 13’, Austria dyfishon rezultatin. Austria ka shënuar edhe golin e dytë përballë Shqipërisë. Një nisje mjaft e dobët e kuqezinjve që i’u dorëzuan austriakëve duke pësuar golin e dytë brenda 7 minutave. Në minutën e 13’, një tjetër gabim i mbrojtjes kuq e zi nxori zbuluar lojtarin Harnik, i cili i vetëm përballë Berishës e pati mjaft të lehtë të shtyjë topin në rrjetë. 2-0!

12′ Goditje dënimi për Kombëtaren tonë, kroson Kaçe, Mavraj godet me kokë, por jashtë kuadratit

12′ Goditje dënimi për Kombëtaren tonë, kroson Kaçe, Mavraj godet me kokë, por jashtë kuadratit
09′ Tjetër mundësi për austriakët. Krosim nga e djathta, Janko kërcen mbi të gjithë dhe godet me kokë, por pret Berisha. Totalisht të çorientuar mbrojtësit tanë.
06′ GOL AUSTRIA. Shënon Janko. Gabim në mbrojtjen tonë, përfiton Janko i cili shmang bukur edhe Agollin dhe më pas e dërgon topin në rrjetë.
04′ Lenjani niset me shpejtësi në krahun e majtë, kroson në qendër, aty Abrashi godet nga jashtë zone, por shumë e gabuar goditje e tij.
03′ Mundësi për Austrinë, Alaba pason te Janko, ky i fundit tenton të shërbejë për një nga shokët e skuadrës, por jo si duhet.
02′ Ka nisur ndeshje vrullshëm nga të dyja skuadrat. Janko ka një mundësi, por shpërdoron.

***

Ka startuar sfida miqësore midis Austrisë dhe Shqipërisë në stadiumin “Ernest Happel” në Vjenë. Ndeshja ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për austrikët që kanë kaluar në avantazh që në minutën e 6-të nëpërmjet futbollistit Mark Janko.

Sulmuesi austriak kaloi mbrojtësit kuqezinj dhe lehtësisht mposhti edhe gardianin Etrit Berisha.

Të paktën 7 mijë tifozë shqiptarë po mbështesin kombëtaren në shkallët e stadiumit ku ndodhen gjithsej rreth 30 mijë spektatorë.

Spektakël si në shkallët e stadiumit edhe në fushë në këto minuta të para.

Austria e ka nisur me vrull ndeshjen ku ka pasur dy mundësi shënimi të tjera në minutat e para, ndërkohë edhe Shqipëria provoi mundësinë nëpërmjet një kundërsulmi por pa rezultat.

Next Post

85-vjetori i Dritëro Agollit, 85 fakte për jetën e shkrimtarit të madh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
Flamingos, një revolucion proxy?

Flamingos, një revolucion proxy?

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In