• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria mund të përballojë migrimin, duke u fokusuar te ushqimi dhe bujqësia

by Java News
25/10/2017 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të aktiviteteve që zhvillohen për të shënuar Ditën Botërore të Ushqimit, ditë që këtë vit i kushtohet Ushqimit dhe Migracionit, u mblodhën sot në një takim me temë “Roli i migrantëve të kthyer në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe afatgjatë” me përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Organizata për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) dhe Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (IOM) si dhe të ftuar tjerë që kontribuojnë në zhvillimin rural. Në takim u fol për sfidat me të cilat përballen migrantët që kthehen dhe dëshirojnë të investojnë në fushën e agrobiznesit.

Në  fjalën e tij, Z. Arben Kipi, Asistent Përfaqësues i FAO-s në  Shqipëri tha: “Migrantët që kthehen në Shqipëri vijnë me ide dhe njohuri të reja novatore për të investuar në bujqësi dhe zhvillim rural. Meqënëse ata përbëjnë një potencial ende të pashfrytëzuar sa duhet, ne duhet të krijojmë mekanizma që sigurojnë informacion dhe asistencë për migrantët mbi fushat me potenciale ku mund të investohet në Shqipëri dhe bashkë me këtë dhe mekanizma nxitës financiarë për të rritur investimet në bujqësi nga migrantët e kthyer si dhe nga diaspora.”

“Është e rëndësishme të përmendim se lëvizjet migratore ndodhin jo vetëm nga ata që largohen dhe kthehen Shqipëri, por dhe banorët që lëvizin nga zonat rurale drejt zonave urbane. Edhe pse nuk jemi në gjendje ta pengojmë këtë ne duhet të krijojmë mekanizma që njerëzit të vazhdojnë të investojnë në zonat rurale. Për ne si Organizatë e Kombeve të Bashkuara, është e rëndësishme që migrantët të kenë gjithnjë rrugë të sigurta kalimi, dhe të respektohen gjatë lëvizjeve të tyre. Kjo përfshin dhe sigurinë ushqimore midis elementëve të tjerë” tha Brian Williams, Koordinator i Përhershëm i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.

Është me rëndësi të theksohet puna që po bën IOM në bashkëpunim me Zyrën e Bashkëpunimit Italian në Shqipëri përmes projektit të ri për zhvillimin dhe përfshirjen e diasporës. Në vijim të  planit të punës për Strategjinë e Parë Kombëtare për Integrimin e Emigrantëve po punohet për t’i afruar shërbimet sa më pranë emigrantëve dhe për hartëzimin e aftësive dhe profilizimit të diasporës ne vendet ku zhvillojnë aktivitetet e tyre. Një komponent me vlerë është gjithashtu krijimi i platformës ConnectAlbania, nën shembullin pozitiv të plaftormës irlandeze me të njejtin synim, për përthithjen e investimeve dhe kanalizimin e informacionit në një platformë unike shkëmbimesh.

Modeli i suksesit nga Shqipëria, mundësi për zgjidhje të qëndrueshme

Shqipëria ndodhet në grupin e vendeve që kanë ushqyer migracionin brenda dhe jashtë vendit. Janë të shumtë rastet kur migrantët pasi kanë mbledhur njohuri dhe burime në emigracion, vendosin të kthehen në Shqipëri duke sjellë me vete dije dhe aftësi, e duke u shndërruar në potenciale zhvillimi për vendin e origjinës, familjet dhe komunitetin. Shumë prej tyre i shohim të pozicionur në sektorin agro-ushqimor, duke sjellë investime në bujqësi dhe zona rurale. Këtë model shqiptar, ne duam ta shohim të shumëfishuar në të ardhmen, duke e mbështetur dhe promovuar për vlerat dhe përfitimet që sjell, në zhvillimin e zonave rurale dhe forcimin ekonomik të tyre në mënyrë të qëndrueshme.

Në fjalën e tij në këtë takim, Z. Ilir Halilaj, Zëvendës Ministër për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural shprehu angazhimin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për të punuar në lehtësimin e procedurave dhe krijimin e sporteleve unike gjithëpërfshirëse të ofrimit të shërbimeve që lidhen me sipërmarrjen dhe bujqësinë.

Ushqimi dhe bujqësia janë parësore për mirëqënien e njerëzve dhe lidhen me arsyet pse shumë njerëz migrojnë, veçanërisht nga zonat rurale. Më shumë se 75 përqind e të varfërve në botë dhe ushqimi i pasigurtë ndodhen në zonat rurale, kryesisht në varësi të bujqësisë dhe mjeteve të jetesës me burime natyrore.

Plani global për të arritur “Zero Uri” në vitin 2030 mund të arrihet vetëm duke kuptuar lidhjet midis sigurisë ushqimore, zhvillimit rural dhe migrimit.  Bujqësia dhe zhvillimi rural mund të adresojnë shkaqet rrënjësore të migracionit, duke përfshirë varfërinë rurale, pasigurinë në ushqim, pabarazinë, papunësinë dhe zhdukjen e burimeve natyrore për shkak të degradimit të mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.

Investimi në zhvillimin e qëndrueshëm rural, adaptimi i ndryshimeve klimatike dhe qëndrueshmëria e jetesës rurale është një pjesë e rëndësishme e reagimit global ndaj sfidës aktuale të migrimit. Të varfërit ruralë, sidomos fermerët e familjeve të vogla, përballen me vështirësi të konsiderueshme në aksesin për kredi, shërbime, teknologji dhe tregje, të cilat do t’u mundësonin atyre përmirësim në produktivitetin e burimeve natyrore dhe të punës. Shumica e vendeve të punës në bujqësi shoqërohen me të ardhura të ulëta dhe të paqëndrueshme, kushte të dobëta të sigurisë dhe shëndetit, pabarazia gjinore në paga dhe mundësi, dhe mbrojtje sociale të kufizuar. Për shkak të aksesit të kufizuar në trajnime, shërbime financiare dhe ekstensioni mundësia për rritjen e investimeve dhe prodhimit në zonat rurale është ende e pashfrytëzuar.

OKB dhe partnerët e tjerë për zhvillim do të bashkëpunojnë me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për të krijuar aksesin në shërbime dhe mekanizmat nxitës për rritjen e investimeve në zonat rurale.

a.ç

Next Post
Orët luksoze të gjykatësve shqiptarë dhe amerikani që po dekriminalizon drejtësinë

Orët luksoze të gjykatësve shqiptarë dhe amerikani që po dekriminalizon drejtësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com