• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria mund të festojë kualifikimin sot nëse…

by Aalison Pearse Stevens
21/06/2016 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria do të mbajë frymën sot në orën 18:00 e sidomos në mbrëmje, me ndeshjet e Gjermanisë dhe Turqisë. Dje iku një nga ndeshjet ku ne shpresonim të merrnim “pikë”, Anglia kundër Sllovakisë. Duhej një fitore 3-0 e “Luanëve” kundër sllovakëve, gjë që rezultoi e pamundur.

te tretat

Barazimi pa gola e çoi Sllovakinë në kuotën e katër pikëve, duke e bërë një skuadër të tretë të paarritshme nga kuqezinjtë.

grupi gjermania

Sot shpresojmë në një tjetër rezultat të thellë, madje më tepër se ai që shpresonim të arrinte Anglia. Nëse Gjermania fiton 4-0 kundër Irlandës së Veriut, kjo e fundit renditet në vendin e tretë, por pas Shqipërisë, për shkak të golaverazhit më të dobët. Katër gola janë shumë, por… mund të ndodhë. Gjermania nuk ka treguar thuajse asgjë nga fuqia e saj sulmuese dhe të gjithë janë nën akuzë. Thomas Müller ende nuk ka shënuar dhe tre ndeshje radhazi pa gol për të gjithë sulmin gjerman (deri tani kanë shënuar Mustafi e Schweinsteiger) nuk mund të vazhdojë gjatë. Për më tepër, Gjermania ende nuk e ka siguruar kualifikimin, të cilin e merr edhe me një pikë, ndërkohë që vendin e parë me shumë gjasa mund ta marrë vetëm me golaverazh kundër Polonisë.

grupi turqia

Gjithsesi, fitorja 4-0 nuk është pretendim i vogël ndaj vëmendja më e madhe është në mbrëmje, te Turqia. Llogaritë këtu janë më të thjeshta. Çekia nuk duhet të fitojë me Turqinë. Në rast se barazon, shkon dy pikë, pra një më pak se Shqipëria. Nëse fiton Turqia, por vetëm me një gol diferencë, del e treta e grupit dhe prapa Shqipërisë, falë golaverazhit. Fitorja me dy gola diferencë i ngre turqit mbi kuqezinjtë, falë numrit të golave të shënuar.

Nëse realizohet skenari i dëshiruar në ndeshjet e Gjermanisë e të Turqisë, atëherë Shqipëria sot në mbrëmje feston kualifikimin.

grupi italia

Nëse arrihet vetëm njëra, atëherë vëmendja shkon te ndeshjet e nesërme, e sidomos te grupi i Italisë, ku gjithashtu llogaritë janë të thjeshta: Mjafton që Italia e Belgjika të mos munden nga Irlanda e Suedia. Barazimi ose humbja e Irlandës me Italinë janë rezultat i domosdoshëm, ndërsa në rastin e Belgjikës e Suedisë ekziston edhe varianti i vështirë e thuajse i pabesueshëm i një fitoreje 4-0 të suedezëve, që i kualifikon ata dhe lë belgët në vendin e tretë por poshtë Shqipërisë.

d.i.

Next Post

Spartak Braho rikthehet në krye të 'Sigurisë'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In