• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria mund Lihtenshtejnin 2-0, Roshi e Agolli autorët e golave

by A R
02/09/2017 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kombëtarja ka shënuar fitoren e dytë radhazi në kualifikimet për Kupën e Botës, duke mposhtur Lihtenshtejnin me rezultaton 2:0.

Të dy golat për Shqipërinë në këtë takim u shënuan në pjesën e dytë, me anë të Odise Roshit në minutën e 54’ dhe Ansi Agollit në minutën e 78’.

Shqipëria kështu shënoi fitore në ndeshjen e parë me trajnerin e ri Christain Panucci.

Pas kësaj fitoreje Shqipëria forcon pozitën e tretë më 12 pikë, katër më pak se sa Spanja ddhe Italia që ndeshen në Santiago Bernabeu.

Ndeshjen e ardhshme Shqipëria do ta zhvillojë më 5 shtator ndaj Maqedonisë në transfertë.

***

Shqipëria luan sot ndeshjen e radhës për kualifikueset e Botërorit ku përballë do të ketë një kundërshtar të lehtë në letër.

Shqipëria dhe Lihtenshtejni kanë publikuar formacionet zyrtare, para takimit të tyre në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Kjo është ndeshja e parë për trajnerin e ri Christian Panucci, e cila do të zhvillohet nga ora 18:00. Panuçi e nis aventurën e tij me skemë thuajse të njëjtë me De Biasin. Në mungesë të Sadikut, në sulm do të luajë Llullaku në formacion.

Minutë pas minute:

19:50  Mbyllet ndeshja. Shqipëria fiton pastër 2-0

19:47  90′

Mbyllet koha e rregullt. Edhe 3 minuta shtese

19:42  86

Valon Ahmedi debuton me Shqiperine, largohet Grezda

19:40  83′

 Zëvendësimi i dytë te skuadra jonë. Largohet Abrashi, në lojë Jahmir Hyka

19:39  82′

Loja zhvendoset me shpejtësi në zonën e Lihtenshtejnit dhe tashmë është Shqipëria që fiton goditje nga këndi

19:38  82′ Goditja e pare nga kendi per Lihtenshtejnit, por nuk ka rrezik te porta jone

19:37  Ky është goli i Ansi Agollit

19:35  78′

Kapiteni kuqezi ka shënuar një gol mjaft të bukur duke treguar se ka edhe një teknikë të lartë. Agolli merr një top në hyrje të zonës dhe lëshon një goditje me teknikë në drejtim të portës, duke mos i lënë asnjë shans reagimi portierit të Lihtenshtejnit

19:34  78′ Goool. Kapiteni Agolli dyfishon shifrat

19:35  78′

Kapiteni kuqezi ka shënuar një gol mjaft të bukur duke treguar se ka edhe një teknikë të lartë. Agolli merr një top në hyrje të zonës dhe lëshon një goditje me teknikë në drejtim të portës, duke mos i lënë asnjë shans reagimi portierit të Lihtenshtejnit

19:34  78′ Goool. Kapiteni Agolli dyfishon shifrat

19:33  77′

Zëvendësimi i parë te Shqipëria, Memushaj i lë vendin Kukelit

19:32  75′

Roshi shërbehet nga Hysaj në të djathtë, godet në një pozicion të vështirë dhe portieri mik e devijon topin në këndore

19:28  72′

Ka nervozizëm me të drejtë te Hysaj, i cili mori një ndërhyrje të qëllimshme nga numri 11 i kundërshtarëve, por arbitri ka qetësuar gjakrat

19:26  69′

Kartoni i dytë i verdhë për lojtarët e Lihtenshtejnit, këtë herë ndëshkohet Kaufmann

19:21  64′

Zëvendësimi i parë i ndeshjes. Largohet Frick, në lojë Erne për Lihtenshtejnin

19:19  63′

Gjuajtje e shkëlqyer e Agolli, por portieri bën mrekullinë, duke e dërguar topin në këndore

19:19  62′ Fitojmë këndoren e radhës

19:18

Ndëshkohet një prej lojtarëve të Lihtenshtejnit

19:16  Momenti i golit te Roshit

19:10  54′ Goool. Shënon Odise Roshi

19:09  53′

Memushaj godet jashtë zonës, por topi devijohet dhe përfundon në këndore

19:07  51′

Llullaku krijon rastin e parë të rrezikshëm në pjesën e dytë. Merr një top në të majtë të sulmit, shmang një prej kundërshtarëve, por godet jashtë.

19:01  Nis pjesa e dytë

Në fushë zbresin të njëjtit lojtarë, nuk ka asnjë zëvendësim

18:47  Mbyllet pa gola pjesa e parë

18:46  44′ Goditjen e bukur të Grezdës këtë herë e ndal portieri

18:42  40’ Mundësi e mirë për Llullakun

Sulmuesi e ul topin në hyrje të zonës, por goditja e tij përfundon mbi traversë

18:41  40′

Deri tani kemi 72 përqind kontroll topi, disa raste për shënim, por portieri mik ende nuk është mposhtur

18:39

Në krosimin e parë ishte Mavraj që e arriti me kokë topin, por nuk mundi ta godiste drejt portës. Në krosimin e dytë largojnë lojtarët e Lihtenshtejnit, të cilët nisen edhe në kundërsulm, por e humbin topin para zonës tonë

18:38  37′ Fitojmë edhe një tjetër goditje nga këndi, e pesta për Shqipërinë

18:37  36′ Sërish këndore

18:35  33′

Mundësi mjaft e mirë për Ajetin, por krosimi i Memushajt nuk arrihet nga mbrojtësi. Më pas, Roshi përfundon në pozicion jashtë loje. Kalon edhe një herë rreziku në portën e miqve

18:34  33′

Goditja e tretë nga këndi për Shqipërinë

18:35  33′

Mundësi mjaft e mirë për Ajetin, por krosimi i Memushajt nuk arrihet nga mbrojtësi. Më pas, Roshi përfundon në pozicion jashtë loje. Kalon edhe një herë rreziku në portën e miqve

18:34  33′

Goditja e tretë nga këndi për Shqipërinë

18:32  30′

Kalojnë 30 minuta dhe Shqipëria është dominuese, por goli ende nuk ka ardhur. Deri tani skuadra jonë më shumë ka tentuar të sulmojë në krahun e djathtë të sulmit me Roshin, por mbi të gjitha Hysaj, i cili është mjaft aktiv deri në këto minuta. Lihtenshtejni është i ngjeshur i gjithi në zonën e tij.

18:28

Krosimi i Agollit është më i lartë se duhet. Kalon rreziku në portën e Lihtenshtejnit

18:27  26′ Fitojmë goditjen e dytë nga këndi

18:26  25′

Sërish një mundësi e mirë që nis nga krahu i djathtë i sulmit, por këtë herë me Hysaj, por Agolli shkakton faull brenda zone

18:25  23′

Roshi shmang me lehtësi kundërshtarin në të djathtë të sulmit, kroson në zonë, por sërish Llullaku nuk arrin të godasë në drejtim të portës me kokë

18:18  17′

Ekzekuton Memushaj, por topi përfundon mbi traversë

18:18  16′

Fitojmë një goditje dënimi në hyrje të zonës së Lihtenshtejnit. Llullaku ndalet në mënyrë të parregullt pasi mori një krosim fantastik nga Hysaj

18:16

15’ Kalojnë 15 minutat e para dhe ndeshja vazhdon të jetë e qetë me Shqipërinë më kërkuese, por ende pa e gjetur golin

18:10

Pas krosimit, topi shkon te Basha që godet nga jashtë zonës, por sërish jashtë

18:09  8′ Fitojmë goditjen e parë nga këndi

18:09

7’ Një tjetër mundësi e mirë, por këtë herë është Llullaku që gabon, duke goditur jashtë ndërsa ishte brenda zonës

18:08

6’ Mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë. Shkëputje e shpejtë e Llullakut, kombinon me Memushajn, por mesfushori vonohet brenda zonës duke mos rrezikuar portën

18:07

5’ Shqipëria fiton një goditje dënimi në të majtë të sulmit, por krosimi brenda zonës nuk arrihet nga asnjë prej lojtarëve tanë dhe përfundon jashtë vijës fundore

18:05

Në ndryshim nga sfidat e tjera, këtë herë në “Elbasan Arena” është një numër më i vogël tifozësh

18:03

Menjëherë kombëtarja shqiptare e zhvendos lojën në gjysmëfushën e miqve

18:02

Topi i parë luhet nga lojtarët e Lihtenshtejnit

 

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ajeti, Mavraj, Agolli, Abrashi, Basha, Memushaj, Roshi, Grezda, Llullaku.

Trajner: Kristian Panuçi

Lihtenshtejni: Jehle, Malin, Kaufman, Gopel, Kuintans, Byshel, Viser, Burgmaier, Hasler, Selanoviç, Frik.

Trajner: Rene Poritsh

Gjyqtar: Sergej Laposhkin

Next Post
Kosova do të luajë në Këln dhe jo më në Shqipëri

Ky është formacioni i Kosovës kundër Kroacisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Hall me burrë, hall pa burrë, hall të mos martohesh kurrë

March 11, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

March 11, 2026
Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

March 11, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Protesta e 12 marsit para Kuvendit, Tabaku: Do jetë paqësore! Bëhet për çmimet e larta dhe korrupsionin

March 11, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

March 11, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Degradon konflikti mes disa personave në Bulqizë, 3 të plagosur, policia në kërkim të 2 autorëve

March 11, 2026
“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In