• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria “moderne” po shfaqet arkaike

by Ben Andoni
14/05/2025 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ndarja e palëve politike sa i përket zgjedhjeve të fundit të përgjithshme është një panoramë e zakonshme në mjedisin tonë kombëtar. Kurse leximi i raportit të parë të OSBE\ODHIR e shpjegon edhe më shumë mjerimin tonë politik, paçka gjuhës shumë të kursyer të këtij institucioni prestigji por jo ekzekutiv. Gjithsesi, zgjedhjet mbetën brenda standardeve të duhura, kurse përdorimi i papërshtatshëm nga kandidatët dhe aktorët politikë, që në disa qendra u tejkalua apo ushtruan dhunë, tregon se dyshimi dhe humbja e besimit janë Fe tek ne. Siç ndodh rëndom, gjatë procesit zgjedhor, palët politike nuk e besojnë kurrë njëra-tjetrën, të dyja bashkë e vendosin shpesh në turbulli KQZ-në; komisionerët presohen nga partitë; numëruesit nga të gjithë; kurse në fund politikanët vetëm sa ofendojnë dhe nuk dinë të pranojnë humbjen. Berisha mbetet një lloj rasti unik, por edhe e gjithë kultura e trashëguar prej tij.

Shqetësimi tjetër i madh është se edhe pas një procesi të tërë, realizuar me Vetting për sistemin e Drejtësisë, që nxori jashtë dhjetëra gjyqtarë dhe prokurorë, asnjëra nga palët politike, apo individët rreth tyre nuk besojnë se ka instanca përballë çdo problemi, ku mund të adresohesh. Ashtu si edhe me këto zgjedhje, ku shteti për politikën shqiptare është vetëm institucioni që ngrenë ata. Ndaj, në mes të këtij procesi, ku tashmë po ravijëzohet fituesi, humbësit po mundohen të nxjerrin çdo gjë që është e mundur ta ndyjnë si proces, kurse fituesi po përshfaqet me cinizëm në fitoren e tij që duket e tepruar edhe nga përdorimi i shumë aseteve të palejueshme moralisht.

Në rrugën evropiane Shqipëria “moderne”, po shfaqet arkaike dhe e neveritshme, por edhe e papjekur prej vetë njerëzve të saj, kaq shumë të etur për pushtetin politik, që dihet mirë se të jep mirëqenie në vend të dinjitetit, supremaci në vend pastërtisë, fuqi boshe në vend të një normaliteti. Plagët e vendit tonë në demokraci vetëm sa po shtohen, po kurrsesi nuk po lehtësohen. Berisha i shtoi edhe një kapitull udhës së tij problematike që e shpërbëu krejt PD-në dhe besimin e shqiptarëve, kurse Rama i hoqi dhe një kapitull tjetër shprese shqiptarëve, që presin që vendi i tyre të jetë thjesht…normal. (Javanews)

 

Next Post
Betimi i “parevokueshëm” i deputetit të Berishës: Nuk votoj më sa të jem deputet në Kuvend…!

"Humbje e madhe" për politikën, tërhiqet pas dështimit në Korçë Edmond Spaho, ja mesazhi për demokratët

Comments 1

  1. PRoShi says:
    9 months ago

    Je shumë arkaik or Ben.
    Mos krahaso Berishën me Ramën. Nuk kanë qasje fare. Më vjen keq që mban emër gazetari.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO pezullon dënimin për shefin e regjimit të brendshëm në burgun e Lushnjës

GJKKO pezullon dënimin për shefin e regjimit të brendshëm në burgun e Lushnjës

February 16, 2026
Paraburgimi si “zgjedhja e parë”: Rikthimi te standardi kushtetues dhe konventor i masave të sigurimit

Paraburgimi si “zgjedhja e parë”: Rikthimi te standardi kushtetues dhe konventor i masave të sigurimit

February 16, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

February 16, 2026
ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

February 16, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Duhet të jesh i verbër ndaj të keqes tonë

February 16, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Drejtësia ndërkombëtare, narrativat gjeopolitike dhe kohezioni shqiptar

February 16, 2026

Në kërkim për kultivim droge, arrestohet 53-vjeçari në Malësi të Madhe

February 16, 2026
Kërkon pezullimin e ministres ‘Diella’ dhe 1 milion euro dëmshpërblim, shtyhet seanca gjyqësore për padinë e aktores Anila Bisha

Kërkon pezullimin e ministres ‘Diella’ dhe 1 milion euro dëmshpërblim, shtyhet seanca gjyqësore për padinë e aktores Anila Bisha

February 16, 2026
Intervista: Liria e tubimit paqësor mes garancive kushtetuese dhe kufijve ligjorë

Intervista: Liria e tubimit paqësor mes garancive kushtetuese dhe kufijve ligjorë

February 16, 2026
Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave, juristi: Nuk shoh asgjë të keqe. Debat i theksuar politik

Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave, juristi: Nuk shoh asgjë të keqe. Debat i theksuar politik

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In