• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shqipëria mes flakësh, 25 vatra të reja zjarresh në 5 qarqe

by A R
03/08/2017 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Emergjencat Civile njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit deri në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm, janë shënuar 25 vatra zjarri në qarqet Tiranë, Vlorë, Dibër, Elbasan, Berat.

Emergjencat Civile bëjnë të ditur se, janë angazhuar 15 makina zjarrfikëse, 114 forca zjarrfikëse, 20 punonjës të Gardës, 130 forca ushtarake, 10 forca pyjore, 5 punonjës të zonave të mbrojtura dhe helikopterë.

Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Në Qarkun Tiranë, në fshatin Ibë, Njësia Administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë, pas një pune të gjatë nga forca të MZSH Tiranë dhe 30 forcave ushtarake që shkuan për ndihmë, është shuar zjarri i rënë në sipërfaqen pyjore, ku si pasojë u dogjën rreth 10 ha me shkurre dhe pisha.

Tek Shkalla e Tujanit në Malin e Dajtit ditën e djeshme është riaktivizuar zjarri në një sipërfaqe të madhe dhe ka vijuar të jetë aktiv gjatë gjithë natës. Vatra e zjarrit u dobësua pas ndërhyrjes nga helikopteri. Forca të MZSH Tiranë dhe forca ushtarake po punojnë për të krehur të gjithë zonën nga vatrat e fshehura të zjarrit.

Në Qarkun e Vlorës, në Parkun Kombëtar të Llogarasë në fshatin Dukat të bashkisë Vlorë kanë qenë aktive vatra zjarri, në terren shumë të thyer malor mbi aksin rrugor nacional Vlorë-Llogara-Himarë. Për shkak të terrenit, ndërhyrja e forcave dhe automjeteve zjarrfikëse ka qenë e pamundur.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile kanë kërkuar ndihmë pranë Qendrës së Përgjigjes ndaj Emergjencave Civile në Bashkimin Europian (ERCC). Aktualisht në qark janë rreth 20 vatra zjarri aktive në largësi nga njëra-tjetra, çka vështirëson shuarjen e tyre plotësisht. 3 vatra zjarri janë në krahun e majtë në aksin rrugor Orikum-Llogara-Himarë, konkretisht 1 në fshatin Dukat, 1 në Parkun Kombëtar të Llogarasë, 1 sipër fshatit Palasë dhe pjesa tjetër e vatrave të zjarrit janë në fshatrat e Lumit të Vlorës (Tërbaç, Vranisht dhe Kallarat). Mëngjesin e sotëm një helikopter ka shkuar përsëri në Parkun Kombëtar të Llogarasë dhe vijon punën, pasi situata duhet mbajtur nën kontroll që zjarri mos të përfshijë nga flakët Parkun Kombëtar.

Në Qarkun e Dibrës, në vendin e quajtur “Gura e Sllatinës”, Njësia Administrative Sllovë, bashkia Peshkopi, ka rënë zjarr në terren të thyer malor, ku si pasojë ndërhyrja nga Shërbimi vendor i MZSH Dibër ka qenë e pamundur. Në vendngjarje kanë shkuar forca të Zonave të Mbrojtura, banorë të zonës dhe punonjës të njësisë administrative. Nga informacioni i fundit i marrë vatrat e zjarrit janë ende aktive.

Në Qarkun e Elbasanit, në në fshatin Krastë të bashkisë Elbasan, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha, i favorizuar dhe nga era e fortë. Zjarri ka qenë aktiv gjatë gjithë natës dhe po punohet për shuarjen e tij. Nga informacioni i fundit i marrë zjarri është vënë nën kontroll në pjesën e zonave të banuara dhe po punohet për shuarjen e plotë të tij.

Në Qarkun e Beratit në fshatin Kuç të bashkisë Skrapar ka rënë zjarr në shkurre dhe pisha. Shërbimi i MZSH Skrapar ka shkuar pranë vendngjarjes por për shkak të terrenit të thyer malor nuk ka mundur të veprojë. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha dhe shkurre.

Next Post
Pasuria marramendëse e politikanëve kosovarë, i kalon 300 milionë euro

Mblidhet seanca, Kosova zgjedh sot kryetarin e Kuvendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Arresto Berishën”/ Protestuesit refuzojnë militantët e PD-së, përplasje para Ministrisë së Arsimit

“Arresto Berishën”/ Protestuesit refuzojnë militantët e PD-së, përplasje para Ministrisë së Arsimit

November 7, 2026
“Nuk i rezistoi dialogut”/ Ish-truproja i Berishës, ulet në “sofrën” e Ramës

“Nuk i rezistoi dialogut”/ Ish-truproja i Berishës, ulet në “sofrën” e Ramës

November 7, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 8 Nëntor 2026

November 7, 2026
Sulm kibernetik ndaj Tajanit/ Hakerët pro-rusë publikojnë të dhënat e ministrit dhe familjes së tij

Sulm kibernetik ndaj Tajanit/ Hakerët pro-rusë publikojnë të dhënat e ministrit dhe familjes së tij

November 7, 2026
“Berisha në burg”/ Thirrja që ndezi sherrin në protestën e PD-së, militantët qëllojnë protestuesin me shpullë

“Berisha në burg”/ Thirrja që ndezi sherrin në protestën e PD-së, militantët qëllojnë protestuesin me shpullë

November 7, 2026
Protesta e PD-së/ Një grup i vogël para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë fundjavën si zakonisht (VIDEO)

Protesta e PD-së/ Një grup i vogël para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë fundjavën si zakonisht (VIDEO)

November 7, 2026
Celularët në duar gjatë protestës! Noka, Paloka dhe Bardhi mes militantëve me sytë te telefonat

Celularët në duar gjatë protestës! Noka, Paloka dhe Bardhi mes militantëve me sytë te telefonat

November 7, 2026
Tragjedi në minierën e kromit në Martanesh, humb jetën punëtori

Tragjedi në minierën e kromit në Martanesh, humb jetën punëtori

November 7, 2026
Kontrolle masive në Vlorë/ Policia ndalon automjetet në hyrje të qytetit, në fokus gjobat e prapambetura dhe shkeljet rrugore

Kontrolle masive në Vlorë/ Policia ndalon automjetet në hyrje të qytetit, në fokus gjobat e prapambetura dhe shkeljet rrugore

November 7, 2026
Noka në krye të marshimit! Protestuesit nisen drejt Kryeministrisë me gati një orë vonesë

Noka në krye të marshimit! Protestuesit nisen drejt Kryeministrisë me gati një orë vonesë

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In