• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria merr pak frymë, kur të mbarojë dashuria PS-PD

by Ben Andoni
10/10/2018 23:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Paçka kundërshtimit të madh publik mesveti, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike nuk ekzistojnë dot pa njëra-tjetrën. Është e vërtetë, që tashmë nuk funksionon parlamenti shqiptar, është po aq e vërtetë se Partia Demokratike e kundërshton hapur çdo akt të Partisë Socialiste, por në thelb një gjë dihet qartë: të dy partitë nuk mund të ekzistojnë pa njëra-tjetrën dhe sidomos pa kinse sherrin mes tyre.

Gjithçka që ka nisur në vitin 2008 me ndryshimet e hidhura të Kushtetutës u tregoi shqiptarëve se paçka retorikave respektive, të dy partitë e kanë të nevojshme ekzistencën e njëra-tjetrës. Dhe, ndryshimet blic kushtetuese, që bëri zoti Berisha me atëherë kryetarin e ri të PS-së, Edi Rama, në vetëm pak orë (!) solli një frymë që ishte kundër asaj që premtonin dy politikanët e mëdhenj. Qysh atëherë, Shqipëria nuk ka më ekuilibër mes pushteteve, parimi i kontrollit dhe balancës ka marrë krejtësisht fund dhe mbi të gjitha shqiptarët iu nënshtruan përfundimisht gjykimit se Dy Elefantët e politikës shqiptare i hynin dhe mund ta ndryshonin kushtetutën kur të donin dhe si të donin.

Në të vërtetë, zhvillimi i një vendi kërkon që të modifikojë edhe kushtetutën, për t’iu përgjigjur nevojave aktuale, por që zakonisht në vendet me demokraci të zhvilluar ky ndryshim bëhet përmes një procesi të hapur këshillues me publikun, fakt që rrallëherë ka ndodhur tek ne.

Gjithsesi, vendi gjendet përballë ngërçit të radhës politik dhe këtë herë inincuar nga Partia Demokratike, që do të thotë se sërish Reforma Zgjedhor do të ketë dorën e vetëm një partie. Ndërkohë, kanë mbetur vetëm nëntë muaj nga zgjedhjet vendore dhe i gjithë ky bllokim tregon se në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore sërish do manovrohet që të mos luhet Kodi aktual Zgjedhor. Edhe pse duket se konflikti politik është në majat, në thelb ato sërish do kenë në dorë administrimin e zgjedhjeve. Edhe pse në vitet e fundit, ato kanë qenë përgjegjëset kryesore të kaosit në vend, lehtësisht kuptohet se edhe në të ardhmen e afërt, ato do arrijnë ta menaxhojnë situatën zgjedhore në dobi të formacioneve të tyre, kundër partive të vogla.

Për fat të keq, vendi nën presionin e tyre, nuk gjen dot formatin e duhur për një Kod të ri Zgjedhor, ku të garantohet identifikimi biometrik korrekte i zgjedhjeve, të realizohet numërimi elektronik, ndërkohë që politika shqiptare duhet t’i bëjë barrikadë personazheve që mund të bien në rrjetën e akuzave për krime ose të Vetting-ut së politikanëve në të ardhmen. Mbi të gjitha, Ligji dhe Kodi i ri nuk duhet t’i japë avantazh të pakushtëzuar PD-së ose PS-së  mbi forcat e tjera politike.

Kuptohet se kjo nuk ndodh, pasi lidhja e PD-së dhe e PS-së është aq e fortë përballë interesit të monopolit të pushtetit dhe menaxhimit të zgjedhjeve saqë dihet çdo veprim në Kodin Zgjedhor sërish do të ketë monopolin e tyre. Edhe pse për vonesat dhe pengesat, të dy partitë akuzojnë ashpër njëra-tjetrën.

Që kur në nëntor të vitit 1998, Presidenti Meidani firmosi dekretin për të hyrë në fuqi Kushtetuta, miratuar me referendum popullor, dokumenti themeltar i vendit ka pësuar ndryshime, por gjithnjë në favor të dy partive të mëdha. I pari ndodhi në vitin 2007, kur u bë ndryshimi i numrit të anëtarëve të KQZ-së me 9 Anëtarë (ishte vetëm me 7 deri më atëherë) dhe u bë me një mandat prej katër vjetësh kryetari i pushtetit vendor. Ndryshimet pasuan edhe më 2008, pastaj ndodhën me 2012 me mandatet dhe me çfarë shihet, ai do të ndryshojë gjithnjë në favor të të mëdhenjve. Dhe, kjo do të vazhdojë përderisa një politikan mëndjehapur i njërës prej këtyre dy partive do të bëjë divorcin e aktit që u lidh më 2008. Por, kjo është idilike, pasi deri më atëherë nuk ka asnjë shpresë. Mbase, Shqipëria do marrë realisht frymë, kur të mbarojë dashuria e PS-së me PD-në. (Javanews)

 

Next Post
‘Martinaj’/ Gjonaj shkarkon shefin e Policisë së Burgjeve, paditen mjekët

Ervis Martinaj: U qëllova kur hyra për t'i ndarë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In