• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shqipëria, më shumë orë pune dhe më pak rendiment

by A R
11/01/2016 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me 2102 orë pune në vit, punonjësit shqiptarë rrinë shumë më tepër në punë se maqedonasit, amerikanët, gjermanët, francezët dhe mesatarja e vendeve të zhvilluara të OECD…

Për shumëkënd është normale të punojë pas orarit të punës edhe pse mund të mos paguhet, të qëndrojë në ambiente tregtare për mbi 10 orë, ose dy turne radhazi, apo dita e punës të fillojë në 9 të mëngjesit e të përfundojë pas orës 9 të mbrëmjes (kjo e fundit e vërtetë sidomos për median e shkruar). Nuk është e ulët as koha që një punonjës mund të kalojë në kafe gjatë orarit të punës, apo duke lundruar në rrjetet sociale, ndërsa vendi nuk shquhet për produktivitet të lartë (ende kemi pagat dhe të ardhurat për frymë ndër më të ulëtat në Europë).

Të dhënat e INSTAT (të publikuara në 2015-n, në bazë të një anketimi të kryer në 2013) tregojnë se Shqipëria ka ndër orët më të gjata të punës në botë, me 2102 orë/vit.

Nga të dhëna krahasuese rezulton se nga vendet e zhvilluara të OECD, vetëm Meksika dhe Koreja kanë orë më të gjata pune se ne, me përkatësisht 2,237 dhe 2,163 dhe shumë më të lartë se mesatarja e OECD prej 1,770 orë në vit.

Edhe në raport me vendet e rajonit, shqiptarët kanë orë më të gjata pune, ku psh në Maqedoni, statistikat zyrtare tregojnë se janë 1,875 orë pune ne vit.

Sipas vrojtimit të INSTAT, të gjithë sektorët në Shqipëri kanë raportuar mbi 2000 orë pune në vit, ku rekordin e mbajnë Informacioni dhe Komunikacioni, (2 132); Tregtia me shumicë dhe pakicë (2,171); Industria përpunuese (2, 126); Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit (2 128).

 

Vendet e OECD, Gjermania më eficiente

Janë të njohur në gjithë botën për eficiencën dhe korrektësinë e tyre. Edhe sipas të dhënave më të fundit të studiuara nga OECD, Gjermanët rezultojnë me eficiensën më të lartë ndër punonjës, duke shpenzuar më pak orë pune për të arritur objektivat dhe kryer detyrat e tyre, në sferën profesionale, me vetëm 1363 orë/vit, afërsisht 57 ditë. Ndjekur më pas nga Norvegjia me 1403 orë pune në vit, më pas vjen Hollanda me 1421 orë pune në vit.

Me orë më të larta pune, sipas studimit janë Meksika me 2237 orë pune në vit, Korea me 2163 dhe Greqia me 2060 orë pune në vit.

Sipas raportit, janë marrë të dhënat e studiuara nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) për vitin 2013.

Shumë vende pune moderne janë duke eksperimentuar me ndyshime lehtësuese në fuqinë punëtore dhe strukturën themelore të punës së planifikuar. Kola fleksibël lejon punëtorët e zyrës për të zhvendosur kohën e tyre të punës larg nga trafiku; për shembull, duke arritur në ora 10:00 dhe duke e lënë në 6:00. Teknologjia lejon punonjësit për të punuar nga shtëpitë e tyre ose në vende satelitore (jo në pronësi të punëdhënësit), duke eleminuar ose reduktuar kohën që udhëtojnë kryesisht në zonat e populluara. Kontratat zero-orë krijojnë kontrata pune pa garanci minimale për orët; punëtorët paguhen vetëm për orët që ata punojnë.

Së fundmi Suedia u komentua në gjithë botën, pasi vendosi të kalojë drejt një standardi të ri të punës 6 orëshe në ditë.

Ndërsa ka orët më të gjata të punës, Shqipëria ka pagën minimale më të ulët mes vendeve të Bashkimit Europian dhe atyre kandidate, jo vetëm në vlerë absolute, por edhe e matur nga standardet e fuqisë blerëse.( Lexo: Shqiperia me pagen minimale ne Europe, per nga fuqia blerese.)

Koço Broka, ekonomist, pohon se ka ardhur koha të mendohet seriozisht për rritjen e produktivitetit të punës dhe të shqyrtohen arsyet se pse kemi rendimentin më të ulët në Europë. “Kështu ka qenë edhe para një shekulli keshtu ndodh dhe sot. Popujt ecin përparojnë. Duhet t’ia kërkojmë vetes rritjen e produktivitetit të punës për rrjedhoje rritjen reale të pagës mesatare e minimale, por edhe duke i kërkuar qeverisë që të orientojë këtë rritje me ritme të shpejta”.

MONITOR

Next Post

Drejtësia, bojkoti i PD-së për shkak të zgjedhjeve në KLD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In