• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria, me raportin më të ulët të varësisë ndaj të moshuarve në Europë

by Java News
30/11/2018 07:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plakja e popullsisë është një fenomen që po prek të gjitha shtetet. Në pjesën më të madhe të vendeve anëtare të bashkimit Europian ky fenomen ka nisur prej dekadash, ndërsa në Shqipëri është bërë më i dukshëm pas viteve 2000. Megjithatë, Shqipëria ruan akoma raportin më të ulët të varësisë ndaj të moshuarve në Europë. Në 2018-n varësia ndaj të moshuarve sipas të dhënave të INSTAT dhe përllogaritjeve të Monitor llogaritet rreth 20%. Në vitin 2017 ky raport ishte 1% më i ulët.

Varësia ndaj të moshuarve matet si raport i personave mbi moshën e punës (mbi 65 vjeç), me numrin e personave në moshë për të punuar (nga 15 deri në 64 vjeç), e shprehur si përqindje. Sipas të dhënave të INSTAT në vjetarin rajonal 2018, qarku i Lezhës mbante rekordin për përqindjen më të lartë të raportit të varësisë ndaj të moshuarve. Varësia ndaj të moshuarve po rritet me një ritëm të shpejtë. Në fillim të viteve 2000, bazuar në të dhënat e INSTAT norma e varësisë ishte 11.8%.

Ka disa faktorë që po ndikojnë në rritjen e varësisë ndaj të moshuarve në vend. Së pari është rritja e numrit të popullsisë mbi 60 vjeç, ku në 2018-n kishte një peshë prej 19% ndaj numrit total të popullsisë, rreth 2 pikë për qind më shumë se një vit më parë. Në 2001, personat mbi 60 vjeç zinin vetëm 10% të popullsisë.

Së dyti, është ulur numri i lindjeve. Norma e fatalitetit te gratë ra sërish në 2017-n, në 1.4 lindje për grua, më pak se mesatarja e Bashkimit Europian.

Së treti, vendi po përballet sërish me një valë të re emigracioni, e cila po pakëson numrin e popullsisë në moshë pune (nga 15-65 vjeç).

Si është situata në Europë?

Italia kryeson listën e vendeve anëtare të Bashkimit Europian për sa i përket raportit të varësisë nga të moshuarit, me 34.8%. Vendi fqinj po përballet gjithashtu më rënien e lindjeve dhe ka një normë shumë të ulët fertilitetit.
Edhe në Greqi situata është pothuajse e njëjtë, me një përqindje varësie ndaj të moshuarve rreth 33.6%, e pasuar nga Finlanda me 33.2%, Portugalia dhe Gjermania me 32.5% dhe Franca me 30.7% (shiko grafikun më poshtë).

Në Europë vendet me varësinë më të ulët janë Irlanda dhe Islanda me një raport varësie përkatësisht 20.7% dhe 21.2%. Edhe Qipro renditet ndër vendet e BE-së që kanë një % të ulët varësie me rreth 22.8%.

Disa nga pasojat e rritjes së raportit të varësisë ndaj të moshuarve:

1-Më pak të ardhura tatimore

2-Shpenzime më të larta
3-Taksa më të larta
4-Vështirësi në fondet e pensionit
5-Presion për të rritur moshën e pensionit
6-Rritje e pabarazisë
7-Ulje e konkurrueshmërisë e një ekonomie

Next Post
Horoskopi/ Ja 3 shenjat që do të marrin lajme të mira këtë javë

Këto janë dy shenjat më me fat për sot, 30 nëntor 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 13, 2026
Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In