• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

by Os De
18/09/2025 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Italia bëhet vendi i parë në Bashkimin Europian që ka miratuar ligjin për rregullimin e inteligjencës artificiale dhe kufizimin e saj për aksesin e fëmijëve. Gjithashtu, personat që e përdorin inteligjencën artificiale me qëllime dëmtuese, mund të përballen me burg. 

Qeveria e djathtë e Giorgia Meloni tha se ligji, i cili përputhet me “Ligjin historik të BE-së për Inteligjencën Artificiale”, është një hap vendimtar për mënyrën se si përdoret inteligjenca artificiale në Itali. 

Qëllimi është të promovohet “përdorimi i inteligjencës artificale në mënyrë transparente dhe të sigurt” duke theksuar “risinë, sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e privatësisë”. 

Projekti i ligjit parashikon dënime me burg nga një deri në pesë vjet për shpërndarjen e paligjshme të përmbajtjeve të krijuara ose manipuluara nga inteligjenca artificiale, nëse ato shkaktojnë dëme. 

Do të ketë gjithashtu sanksione më të rrepta për përdorimin e teknologjisë për kryerjen e krimeve, duke përfshirë mashtrimin dhe vjedhjen e identitetit, si dhe rregulla më strikte për transparencën dhe mbikëqyrjen e njerëzve në sektorë të ndryshëm si: shëndetësia, arsimi, drejtësia dhe sporti. 

Për më tepër, fëmijët nën moshën 14 vjeç do të kenë nevojë për pëlqimin e prindërve për të pasur akses në inteligjencën artificiale. 

Alessio Butti, nënsekretar për Transformimin Digjital, tha se ligji “sjell risinë brenda kufijve të interesit publik, duke drejtuar inteligjencën artificiale drejt rritjes, të drejtave dhe mbrojtjes së plotë të qytetarëve”. 

Qeveria ka caktuar Agjencinë për Italinë Digjitale dhe Agjencinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike për të zbatuar ligjin, i cili mori miratimin përfundimtar në parlament pas një viti debatesh. 

Giorgia Meloni foli për inteligjencën artificiale në mars të vitit të kaluar, kur dhe e konsideroi teknologjinë si “revolucionin më të madh të kohës sonë”, por theksoi se ajo mund të arrijë potencialin e saj të plotë “vetëm nëse zhvillohet brenda një kuadri rregullash etike që përqendrohen te njerëzit, të drejtat dhe nevojat e tyre”. 

Ligji autorizon deri në 1 miliard euro nga një fond kapitali shtetëror për të mbështetur kompanitë aktive në inteligjencën artificiale, sigurinë kibernetike dhe telekomunikacion, pavarësisht se kritikët argumentojnë se shuma është e vogël krahasuar me investimet që bëhen nga SHBA dhe Kina. 

 

 

 

 

 

 

 

Next Post
Manjani: PD sheh vetëm shqiptarë të korruptuar dhe mafiozë! Shpresa tani mbetet te Rama, ndryshe…

“I ankohet Diellës”, Ylli Manjani: S’kemi ujë moj, kemi gjithë verën. Sot i lava sytë me ujë pana…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

November 6, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

November 6, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO / A do vinë izraelitët në Tiranë?! Plani çifut për kryeqytetin sipas Ben Blushit!

November 6, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Autoportreti i një opozite (të re) më shumë “koka”

November 6, 2026
Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

November 6, 2026
Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

November 6, 2026
Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

November 6, 2026
I kërkuar për krim të dyfishtë në Greqi, në pranga shqiptari. Dyshohet për ngjarje të tjera, policia: Vrasës serial me pagesë

I kërkuar për krim të dyfishtë në Greqi, në pranga shqiptari. Dyshohet për ngjarje të tjera, policia: Vrasës serial me pagesë

November 6, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Mëhilli: Trump kërkon votat e komunitetit hebraik dhe sulmon kandidaten demokrate në Alaskë

“Mbase do më duhet ta shkatërroj Iranin”, Trump po rimendon luftën, Garda: Sulme pa kufizime në hartë

November 6, 2026
Opozita akuzon për trafik armësh, ministri Nufi në Komision: Përralla për ekran! Kayo? Ka vetëm paratë e themelimit

Opozita akuzon për trafik armësh, ministri Nufi në Komision: Përralla për ekran! Kayo? Ka vetëm paratë e themelimit

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In