• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS në ‘aksion’, gati draftin e parë për referendumet! Kërkon edhe “tkurrjen” e Kuvendit

by A R
24/03/2026 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një konferencë për shtyp këtë të martë, 24 mars, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se nevojitet një ligj i posaçëm për referendumet, duke njoftuar se mazhoranca ka punuar në këtë drejtim dhe ka përgatitur draftin.

Këtë nismë, e theksoi edhe kryeministri Edi Rama kur foli në Asamblenë e PS-së.

“Këtë draft që kemi sot, para se ta depozitojmë në Kuvend, do t’ja nënshtrojmë një procesi të gjerë konsultimi. Grupi do zhvillojë tryeza të mëdha konsultative, me juristë, profesorë, studentë, shoqërinë civile, me qëllimin e mirë që të shkojmë në një projekt të konsoliduar”, bëri me dije Balla, duke e cilësuar referendumin “ushtrim të drejtpërdrejtë të sovranitetit të popullit”.

Shtoi se vendi ka nevojë për një referendum konsultativ.

“Kur në një votim, kërkohet mendimi i qytetarëvepër një çështje specifike, dhe që kërkojnë një zgjidhje ligjore. Qeveria kështu merr mendimin e qytetarëve edhe kur mund të ratifikohet ndonjë marrëveshje ndërkombëtare. Normalisht, nuk është me detyrim”, sqaroi ai.

Nënvizoi se ndryshimet kushtetuese duhet të votohen me të paktën 2/3 e votave në Kuvend, e më pas kalohet në referendum.

Kategoritë e referendumeve sipas draftit të socialistëve:

I përgjithshëm, për shfuqizim ligji apo ratifikimin e një ligji të veçantë

I pushtetit vendor: formë që u jep mundësi zgjedhësve të regjistuar në bashki, apo në nivel qarku, të bëjnë një referendum për një çështje të qeverisjes vendore


Kur ka vlerë referendumi?

Projekti parashikon shumicë të ndryshme për vlefshmërinë e një referendumi. Dispozitat kushtetuese që i nënshtrohen referendumit, miratohen kur më shumë se gjysma e të gjithë zgjedhësve të regjistruar kanë votuar pro tyre.

Referendumi për shfuqizimin e një ligji është i vlefshëm nëse në të marrin pjesë të paktën 40% e zgjedhësve të regjistruar. Ne kemi parë në disa vende që për nga rëndësia e çështjes që shtrohet, si rasti i Italisë, kishim të bënim me ndryshime të një natyre kushtetuese dhe ishte e domosdoshme pjesëmarrja mbi 50%.

Në rastin tonë, kur bëhet fjalë për çështje të kësaj natyre, edhe nëse kalohet me 2/3 e anëtarëve në Kuvend, do të duhet të plotësohet kuorumin minimal, 50% + 1 e zgjedhësve.

Rezultati është i vlefshëm kur vota përbën të paktën 30% të numrit total të zgjedhësve të regjistruar për çështje të natyrës së veçantë dhe të paktën që në favor të çështjes të jenë shprehur 25% e numrit total. Kërkon një lloj legjitimeti demokratik”, argumentoi Balla.

Sipas kreut të grupit mazhoritar, ky proces nuk duhet të marrë më shumë se 3 muaj. Ndërkohë, u shpreh se do të vijojnë konsultimet si në Tiranë ashtu edhe në qytetet e tjera.

“Kuvendi më efikas me 101 deputetë”

Sa i takon ligjeve që marrin dritën jeshile në sallën e Parlamentit, Balla qartësoi se “asgjë nuk kalon në Kuvend pa miratimin e Komisionit Europian”.

“Ne konsultohemi në mënyrë të përditshme”, deklaroi socialisti.

Shtuar këtu, theksoi se, ndryshimi i numrit të deputetëve në Kuvend nuk përmendet në asnjë nga grup-kapitujt e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Megjithatë, vizioni i shumicës (që prej vitit 2018) është që numri të shkojë nga 140 në 101 deputetë.

“Mendojmë se një numër më i vogël i anëtarëve në Kuvend e bën jetën parlamentare më efikase, më shumë ekspertizë e ndarë në sektorët jetikë”, argumentoi ai, në përgjigje të pyetjes së gazetares së Tv Klan, Elja Zotka.

“Garë e fortë që nuk dihet kush do fitojë”, ironizoi kështu procesin e zgjedhjes së kryetarit të PD-së.

Po a është PS e hapur për dialog me opozitën?

“Për ligjin organik të Kuvendit kemi kërkuar një takim me krerët e grupeve parlamentare, një ligj i domosdoshëm. Jemi i vetmi institucion që nuk kemi rregulluar veten tonë, është bërë një punë 2-3 vjeçare nga shërbimet e Kuvendit. Në themelin e parlamentarizmit është deputeti, pastaj kush ka 71 ka qeverinë, kush ka më pak është në opozitë”, u përgjigj Balla.

Ndërsa për ligjin për referendumin, u bëri ftesë që sot kundërshtarëve politikë që të ulen bashkë për të diskutuar.

Shqipëri-BE, kreu i grupit të PS: Mos na qani hallin për afatet!

Balla u ndal pak më gjatë edhe te avancimi që ka bërë vendi ynë në rrugën drejt BE-së.

“Ne kemi një kalendar tonin që ka ardhur nga vetë vendimmarrësit në Bruksel dhe vendet anëtare, padyshim se askush nuk e kishte menduar se në çfarë situate gjeo-strategjike do të gjendej Europa dhe bota, por eksperienca dhe besimi ynë në mbylljen e grup-kapitujve na tregon se jemi i vetmi vend që po tenton të mbyllë dy kapitujt më të vështirë të marrëveshjes në filim.

Që në 2004-ën, pastaj me zgjerimin e 2007-ës, pastaj në 2013-ën, këto dy kapituj janë mbyllur në fund.

Ne po tentojmë t’i mbyllim sepse kemi bërë një histori të madhe suksesi me reformën në drejtësi. Mos na e qani hallin për afatet! Shqipëria 2030 është një vizion që udhëhiqet nga Edi Rama dhe PS-ja, do ta përmbylli Edi Rama dhe PS-ja”, përfundoi me bindje ai.

U pyet edhe për masat relativisht të hershme që PS ka ndërmarrë, për zgjedhjet vendore të 2027-ës dhe faktit se në Tiranë janë shtuar forcat dhe personazhet me peshë politike.

“Ne ripërsëritim fitoren e 11 majit nëse zgjedhjet bëhen të dielën”, tha i qeshur Balla, duke shtuar se “ka një merak edhe me rezultatin e Lezhës, për të cilin nuk i del e keqja”.

Next Post
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

“Nafta instrument tiranie”/ Berisha: Ngarkesa fiskale, gjobë e tmerrshme që rëndon mbi qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

March 24, 2026
Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

March 24, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Fier/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

March 24, 2026
Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In