• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëria mbrëmë pat ziafet të madh”, Gjekmarkaj ironi me festën e PS: Babo nuk foli se përtoi!

by A R
13/06/2022 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka ironizuar festën gjysmë private të mbajtur nga socialistët ditën e djeshme me rastin e 31 vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste.

Me nota satarike, Gjekmarkaj bën një pë rezyme të gjithë ceremonisë që u mbajt në ambientet e jashtme të selisë rozë, duke filluar nga të ftuarit dhe sjellja e tyre.

Krahas socialistëve, në satirën e tij ai përfshin dhe përfaqësiesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho dhe Endrit Brahimllari të cilët ishin të ftuar në këtë ceremoni.

REAGIMI I GJEKMARKAJ

Shqiperia mbremë pat ziafet të madh. Shteti dhe partia pas tridhjetë vitesh u bënë një si dikur motit. Piqej mish e birra lumë.

Evolucioni cilesor shihej edhe me sy. Nga Sejfulla Maleshova tek shoku Kajmak perfundoi ai. Liri Belishova e sotshme është Bora. Qemal Stafen mund ta kerkojme të një idealist si Ahmetaj.

Profesoret e dikurshem që të rrokanisnin koken ishin bërë def nga sytë.

Nuk gjeje një per be. E kujt i duhen?! Trazovaçë të medhenj kanë qënë! Çoç u dukej vetja me librat e tyre e shkollat në Francë. Punëmbaruar kerkon epoka. Tani një lider ,një liber, një parti ka vendi , Babon, ” Kurbanin” dhe “Rilindjen” ! Luam ai qe di të bëjë thesar prej tyre.

Nga PS e dikurshme ishte vetem Gramozi i cili vjen nga tabani popullor ku lançimi e  linçimi nuk bëjnë diferencë të madhe e që fukarallekun e fjalve të teperta nga librat e kishte zët, por edhe ai i mvrenjtur.

Babo e terhiqte perpara si gjetue fiku, Gramo merrte pas me yxhym. Terhiq njëri e hiq tjetri më në fund fitoi Babo.

Në vend të Profesorve në krye të rreshtit për të pritur Babon u shfaq Damo për të pritur Krushkun me kostum e atlete, pak i skuqur nga emocionet dhe shendeti. Ai mbajti një fjalim historik plot erudicion , programatik e me vizione me dy fjali “të rrojë Partia të rroni ju” dhe ” nëse ka ndonjë gjë për të thënë Babua” , pas tij Blerina me ngjyra  furfullitese feste vuante padurimin e pritjes , Lali me gezimin  e perhershem, intelektuali i shquar Alket Hyseni perlotej, Tigrushit një lezet i madh i kishte pushtuar fytyren megjithese tërë pasditen kishte bërë sanduiçer, Tezja e cila harenë e shfaqte  me këmbe e duar  edhe pse kishte larë e fshirë sheshin  që nga mengjesi e keshtu me rradhë. Ajo herë pas here u tundua t’ja merrte një kënge labçe me Termetin kushtuar Babos, “moj Greshica maja maja /ku rreh topi e kumbaraja/ moj Greshica gropa gropa hengre treqind e ca koka/”.

Tao ishte më i terhequr dhe i buzeqeshur me masë.

Fjalimi i Damos i dha lajtmotivin e mandatit të tretë dhe e preku thellë në zemer. 23 mijë votat e Elbasanit po i çukisin xhanë pak e nga pak.

Evisi me sytë nga Edona që shihte Zeusin dhe kesisoj ndriçohej. Klosi me në fund dukej si Karl Marksi me mjekrren e rritur e të dendur. Por kjo nuk dihet a i pelqen Babos kur duhet vetem një model. Edhe Fahro ja ka bërë këtë verejtje.

Mjergulla mbuloi praninë e Presidentit Bake xhani. Disa thanë nuk erdhi, si ja bëri Babos këtë? Mosmirnjohesi. Të tjere besuan se e kanë parë me Nikon pas një peme në periferi të festes duke biseduar per pronat e ushtrisë, ku nxirrnin koken  herë njëri e herë tjetri.

Niko hante kerrnacka e pinte birrë Korça, Bakja  një ballë kazani Skrapari me shishqebap. Majko që në Parlament erdhi ngaqë Inceneratoret nuk dogjen mbeturina por Bllakon e gjorë  i kishte kthyer shpinen Babos dhe qashtersisht bisedonte me Elisen e  cila ndiqte me sy Babon mjekrra e të cilit po thinjej nga hallet duke pikelluar mijera sy e zemra.

Anila Denaj qe nuk po merret me statusin e deputetit siç ka premtuar pat lehtesi të madhe, koperativistet e punetoret kishin dhuruar  me zemer,mish e zarzavate per gostinë , hyzmeti gratis gjithçka me pune vullnetare. Babo e ka qejf nikoqirllekun se ai vetë e ka thë “dy metra do jenë tonat” në të pertejmen.

Musai me pervujtni shperndante supë nga ajo që gatuan Lali për të pastrehet që të ardhurit nga larg të paqtonin midenë. Shalsit i kishte rënë me e lehta punë! Në një qoshe mbushte kupa me akullore per ata që lypnin freski dhe vetë herë pas here lepinte një.

Braçe nuk u pa në qender as Xhafa mbase druanin se mos ndonje nga ministrushet e reja i pyeste po ju xhaxha kush jeni?

Ditmiri nuk shihet më që nga dita kur me traktor u shfaq  se po punon per buken e kalamaqerve me meditje në Europë, jep mend ketej e andej. Ishallah se merr vesh Babo se do merzitet.

Ulsiu me modesti kishte punuar në akçihane gjithe pasditen! Me një perparse kasapesh veshur e me biçak kishte rrjepur nën blir desh e cjeper per çabullin e darkes.

Çuçi kishte qeruar patate e grirë sallatë po pa pertesë fare se Lideri tani që Opozita është rremujë e ska frikë prej saj keto punera i ka shumë per zemer. Garat e devocionit e gezojnë pa mase por edhe e merzisin kur janë bajate se ai mbahet per kalores i estetikes dhe kodifikues i etikes.

Braimllari i LSI shënd e vere kepuste salsiçe me dhëmbë  kërrc kërrc  njëra pas tjetres si shënjë besimi për nuancat e reja mes PS dhe LSI, teksa Xhixho nazuiste një gotë ujë që nuk e pinte nga mosbesimi.

Margeriti koka e se ciles kishte dalë mbi re studionte nga lart arkitekturen e Partisë në kohen e Babos pa shprehur ndjesi.

Etilda nuk u pa në vende te dukshme mbase per ti shpetuar syrit të keq  të Danjollit të Sherkes që nuk e kursen.

Manastirliu e cila është lodhur por me sukses ka kryer fushaten e vaksinimit kuptoi që aty të gjithë kanë marrë vaksinen e dashurisë për Babon dhe u ndie mirë. S’ka pandemi që e cenon unitetin lider-parti-popull.

Babo gjeti kohe për të gjithë! Madje bëri një foto të ngrohte edhe me Kryetaren e Kuvendit duke shkaktuar jo pak xhelozi tek mileti rrotull.  Po kaq për ti thënë , mirë mirë u takove me Papen por unë jam  Zoti.

Kastriot Çaushi meqënese fondacioni “Qemal Stafa” humbi  neper tendera e kanabis erdhi si tek filmi “Qortimet e Vjeshtes” per tu kujtuar idealet e medha ndonese Tigrushit ju duk si Vasil Laçi i dekoruar nga Meta që mund të bënte hatanë.

Mornica i shkuan mbi trup dhe u bë gati ti hidhej persiper me kthetra.

Artistë dhe gazetarë pranë partisë kishte plot.

Babo nuk foli. Pertoi. I daroviti të gjithë nga pak pa perkushtim të madh dhe pastaj iku tek Zaho që po e priste në shtepi. Teksa hipte në makinë Laçko  me duar pas kurrizit admironte Ali Pashanë e vet! Filip Çakulli tymoste dhe mendonte ” duhet të pershtatemi, në monizem u rrita e në të po motnohem”!

Rruges per në Surrel Babo mendonte 24 vjet në Pushtet, 17 në krye të PS. Unë jam lider historik jo Nano që  4 vjet i kaloi në Bënçë e 8-9 të trazuara, por detyrohem ta kujtoj çdo vit me bezdi të madhe.

Ai është lider historik në pension. Unë e Doktori në punë. Ne i japim perjetesi historisë. Një kokëçarje më shumë per Babon të sillet si bashkëkohor kur është historik.

Next Post
Flet avokati Tahirit: E shkruajti vetë mbrojtjen, pretencën e prokurorisë e dinim para 7-8 muajsh

Harta e re gjyqësore/ Avokatët nisin të martën bojkotin e seancave gjyqësore, Haxhia: S'morën parasysh asnjë nga kërkesat tona

Comments 1

  1. Leka says:
    4 years ago

    Jepbu pacavurwt irinike te analstit te asicuar Gjekmarkaj dhe nuk hepni komentet e tjera .Turp per moderatiret mulitante

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjermania eliminohet për herë të parë me penallti! Dramë edhe për Holandën! Paraguaj e Maroku vijojnë Botërorin

Gjermania eliminohet për herë të parë me penallti! Dramë edhe për Holandën! Paraguaj e Maroku vijojnë Botërorin

June 30, 2026
Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In