• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shqipëria letërgaranci Londrës! Ekstradimi i të dyshuarve për vrasjen e Ardian Nikulajt, jo burg përjetë

by S T
11/07/2024 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Lezhës bashkë me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, kanë bërë një përpjekje të fundit për të qenë të suksesshëm në ekstradimin nga Anglia të Edmond Haxhisë, bashkë me katër britanikët e tjerë, të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt.

Top Channel ka siguruar këtë letërgarancinë dërguar gjykatës së Londrës, e cila mban firmën e drejtuesit të prokurorisë Lezhë, Erion Shehaj ku saktësohet lloji akuzës që do të ngrihet për Edmon Haxhinë.

Ai dyshohet sipas kësaj prokurorie, të ketë patur rolin e organizatorit në vrasje, sikurse akuzohet se, është përfshirë në blerjen e motorit, përdorur në vrasje nga Ruben Saraiva më 19 Prill 2023.

“Lidhur me garancinë pika 4 me të cilën kërkohet garanci për z. Edmond Haxhia se nuk do të akuzohet për veprën penale të parashkruar nga neni 78/A, prokurorët e çështjes shprehen se me qëllim realizimin e procesit të ekstradimit dhe parashtrimin e çështjes përpara Gjykatës Britanike edhe në përputhje me legjislacionin Britanik, japim garanci/ pëlqim, se nëse do të vendoset ekstradimi i tij, akuza që do të formulohet apo ngrihet ndaj tij, do të jetë e ndryshme nga “vrasje për gjakmarrje”.

Në kodin penal sanksionohet se “vrasja me dashje për gjakmarrje dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm”. Shefi i akuzës së Lezhës i jep edhe një tjetër garanci gjykatës së ekstradimeve në Londër.

“Akuza nëse ndaj tij do të ushtrohet ndjekje penale do të jetë për një vepër penale ndryshe dhe që sipas legjislacionit shqiptarë mundëson lirimin përpara kohe me kusht”.

Në letërgaranci shpjegohet edhe skenari nëse gjykata nuk do të pajtohet me referimin e çështjes nga prokuroria të akuzës jo “vrasje për gjakmarrje.

Prokuroria e Lezhës garanton apelimin në të gjitha instancat e apelit.

Kjo letërgaranci i jep përgjigje shqetësimit të avokatëve të Edmond Haxhisë, se nëse ai ekstradohet do të dënohet me burg përjetë pa të drejtë aplikimin e lirë me kusht dhe kjo binte ndesh me aktin britanik të ekstradimeve.

Ky shqetësim, ishte karta më e fortë bllokuese e ekstradimit të Edmond Haxhisë e mbështetur me ekspertizë ligjore, dhënë si dëshmi në gjykatën e ekstradimeve në Londër, nga ish-gjyqtari i Shqipërisë në Strasburg Ledi Bianku.

Ky zhvillim me dërgimin e kësaj letre garancie e shton probabilitetin që vendimi gjykatës të Londrës më 30 Korrik, të jetë në favor të kërkesës së shtetit shqiptarë kërkues i ekstradimit të Edmond Haxhisë, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman.

Next Post
Aksident në aksin Berat- Lushnjë! ‘Toyota’ i pret rrugën automjetit, familja përfundon në kanal

Aksident në aksin Berat- Lushnjë! ‘Toyota’ i pret rrugën automjetit, familja përfundon në kanal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com