• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria kthehet në eksportuese infermierësh, prej 2020 janë larguar rreth 16 mijë profesionistë të fushës

by Java News
12/05/2023 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht sfidave dhe vështirësive në punën e tyre, largimi i infermierëve jashtë vendit është kthyer në një gangrenë për sistemin shëndetësor. Sipas kreut të Shoqatës së Infermierëve, në 3 vitet e fundit janë larguar rreth 16 mijë infermierë drejt Europës.

“Që në kohën e pandemisë deri më sot mund të jenë larguar mbi 16 mijë infermierë, pasi koha e pandemisë ka qenë shfrytëzuar nga të gjithë duke ndjekur kurset e gjuhës online. Gjermania vazhdon të mbajë vendin e parë, e cila tërheq infermierët nga Shqipëria, pasi ka lehtësuar të gjitha procedurat e licencimit, bashkimit familjar etj. Por edhe Italia së fundmi dhe vende të tjera si Austria, Anglia, edhe vendet e tjera arabe, që po kërkojnë së fundmi”, thotë Elson Jaçaj.

Paga dhe mosvlerësimi i figurës së bluzave të bardha janë disa nga arsyet e largimit të tyre drejt shteteve të tjera.

“Dhe një vlerësim prej 7 përqind e pagës, e cila përsëri do tatohet dhe duke parë rritjen e çmimeve dhe ekonominë që rritet dhe një rritje page e tillë do të thotë është shumë e papërfillshme. Së fundmi është edhe mosvlerësimi i figurës dhe punës së tyre”, shton kreu i Shoqatës së Infermierëve, Jaçaj.

Ndërsa vetë profesionistët e rinj shprehen se nëse do të vlerësohen financiarisht, por edhe në aspekte të tjera profesionale, padyshim që do vazhdonin të investonin në Shqipëri.

“Patjetër që kërkojmë mbështetjen dhe qëndrimin në vendin tonë, por çdo profesionist zgjedh më të mirë për eksperiencën e vet, për të ardhmen, për një profesion aty ku vlerësohet me të vërtetë. Dhe gjëja më e rëndësishme është vlerësimi. Nëse sot një infermier, një profesionit i mjekësisë vlerësohet, ai dhe të gjithë do investojnë në vendin e vet”, thotë Studim Hysa, infermier.

“Ne për momentin kemi zgjedhur ta ushtrojmë në vendin tonë, kjo nuk do të thotë që në një të ardhme, mbase jemi ndër ata që jemi larguar ose jo”, shprehet Erald Çoçka, gjithashtu me profesion infermier.

Në Ditën Botërore të Infermierëve, një pjesë e të rinjve zgjodhën të ishin sa më pranë qytetarëve duke kryer disa kontrolle shëndetësore baze falas në kryeqytet.

/s.f

Next Post
Erit i kanë vrarë babanë!

Erit i kanë vrarë babanë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In