• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Erit i kanë vrarë babanë!

by Arbër Hitaj
12/05/2023 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arbër Hitaj

Ishte mëngjesi i 11 Prillit 1994, kur në atë mëngjes me kohë gri tipike për Gjirokastrën, dola për të luajtur me shokët e lagjes. Ishim shumë të lidhur me gjitonët, traditë e bukur kjo e ndikuar edhe nga periudha komuniste. Dola si ç’do mëngjes për të takuar shokët. I gjeta te cepi i pallatit të mërzitur. Çfarë ka i pyeta? Erit i kanë vrarë babanë! U shtanga, isha vetëm 8 vjeç dhe ishte hera e parë që dëgjoja lajm për një vrasje aq pranë.

Lajmi mori dhenë, nëpër qytet dhe në lajme. Ne shkuam te shoku jonë Eri dhe të motra e tij e vogël, më kujtohet si tani pikëllimi i vogëlushëve, pa harruar të ëmën e Erit, një grua e dashur me profesion kuzhiniere të “Shtëpia e Oficerit” në Gjirokastër. Edhe pse i vogël, e mbaj mend Fatmir Shehun babai i shokut tim, si një njeri korrekt dhe serioz nga Tepelena që po ndërtonte jetën në “18 Shtatorin”, me ndershmëri dhe korrektësi si shumë burra e gra në ushtrinë e atyre viteve.

Në ato ditë që pallati përballë u bë qendra e lajmeve të vendit, pashë për herë të parë një kamera që mori një intervistë me Eduard Selamin, në atë kohë kryetar i Partisë Demokratike, grupi i pardesyve të bardha.   Ndoshta ajo periudhë e fortë ishte një ndikim i madh në tu bërë gazetar. Por vitet rrodhën si Drino në dimër.

Tmerri i 1997 mbuloi me harresë atë kohë një e keqe që ende ka gjurmë në gjithë jugun e vendit dhe gjithë Shqipërinë… Ishte viti 2008, ku duke lexuar gazetat e kohës si një gazetar i etur për lajme, lexova për përvjetorin e masakrës së Peshkëpisë, ata që kishin marrë pjesë janë ende të lirë.

Asnjë nuk është dënuar! Një ndjesi revolte dhe e hidhur me kaploi, si mundet shteti, institucionet nuk vendosin dot drejtësi me ligjin ndaj disa të çmendurve trushplarë.

Po Eri me motrën e tij a i lexon gazetat si puna ime? A ka dhimbje që u rrit pa babanë e tij? Po nëna e Erit, si ndihet kur shikon Belerin në media.

Emrin e Fredi Belerit e kam hasur më shpesh që nga ajo kohë, ka qenë apo nuk ka qenë në masakrën e Peshkëpisë pak kilometra larg kufirit greko- shqiptar.

Beleri përdor si argument se ka qenë në Qipro, por mediat thonë se u arrestua me të njëjtin grup në 1995 para se kryenin një sulm terrorist ndaj Shqipërisë.

E vërteta përfundimtare nuk dihet, por a ka një të vërtetë përfundimtare! Një habi e madhe është për qasjen e Metës dhe Berishës, si mundet që një njeri me kaq shumë ngarkesa negative, pjesa më e madhe e merituar, të pranohet si kandidat.

Kaq dobët është komuniteti i pakicës greke në Himarë. A ka turp më të madh se të dalësh të mbrosh një personazh të tillë? Po nëse fitojnë si do të dalin para publikut! Prej shumë kohësh, doja të shkruaja  përjetimin tim për ato vite dhe vendosa ta bëj pikërisht sot kur po synohet heroizimi i Fredi Belerit.

A mendojnë këta që flasin politikisht për dhimbjen e familjarëve që ju vranë njerëzit. E ndërsa ata mbrojnë “heroin” Beleri, nga vitet më vjen herë pas herë kujtimi i 11 prillit, babanë e Erit e kanë vrarë!

Next Post
Asnjë pasagjer në bord/ Merr flakë një avion në Rinas. Shkaku, një defekt në motor

Asnjë pasagjer në bord/ Merr flakë një avion në Rinas. Shkaku, një defekt në motor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

Rama: Nuk më interesojnë protestat e shtirura, por zemërimi i qytetarëve me hall real

June 28, 2026
VIDEO/ “Berisha ndryshoi qëndrim për të ruajtur oborret dhe sinorët e tij”, ish-nënkryetari i PD: Opozita, viktima e parë e protestës

VIDEO/ “Berisha ndryshoi qëndrim për të ruajtur oborret dhe sinorët e tij”, ish-nënkryetari i PD: Opozita, viktima e parë e protestës

June 28, 2026
“Pasqyrë e punës së përkushtuar”, Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

“Pasqyrë e punës së përkushtuar”, Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

June 28, 2026
Shqipëria përfshihet nga mot i nxehtë, termometri deri në 39 gradë! Ja qytetet më të nxehta për ditën e nesërme

Parashikimi i motit për sot, temperatura të larta dhe diell në të gjithë vendin

June 28, 2026
“PD nuk ekziston më”, Frrok Çupi: Duhet larguar gjithë enturazhi i Berishës, nga Noka, Vokshi, deri te Bardhi

“Protesta ishte fund e krye politike”, Çupi: Shqipëria u godit nga shtete që mbështesin terrorizmin

June 28, 2026
“Protesta është antishqiptare”, Beqiri: Albin Kurti solli mercenarë në Tiranë

“Protesta është antishqiptare”, Beqiri: Albin Kurti solli mercenarë në Tiranë

June 28, 2026
“Internacionalja Komuniste”/ Ish-zyrtarja e PD-së nxjerr zbuluar eurodeputeten Salis, publikon foton në krah të Qorrit pak para protestës

“Internacionalja Komuniste”/ Ish-zyrtarja e PD-së nxjerr zbuluar eurodeputeten Salis, publikon foton në krah të Qorrit pak para protestës

June 28, 2026
Redi Muçi lë të hapur kandidimin për Tiranën: Qori mund të marrë mandatin e deputetit

“Për çfarë proteston?”/ Deputetja e PS-Muçit: Pse hesht për vilat e babait tënd në zonën e mbrojtur?

June 28, 2026
Përshkallëzohen tensionet! Trump paralajmëron Teheranin pas sulmeve: Do të jetë fundi i Republikës Islamike

Përshkallëzohen tensionet! Trump paralajmëron Teheranin pas sulmeve: Do të jetë fundi i Republikës Islamike

June 28, 2026
Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In