• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria kryeson Kartën e Adriatikut në 2019, kërkon anëtarësimin e Kosovës

by Java News
14/11/2018 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të SHBA – Karta e Adriatikut (Shqipëri, Kroaci, Mali i Zi, Maqedoni dhe Bosnje Hercegovinë), takim i mbajtur në Budva të Malit të Zi.

Shqipëria, përmes Ministrisë së Mbrojtjes do të marrë kryesimin e A-5, pas më pak se dy muajsh.

Ministrja Xhaçka, në cilësinë e mikpritëses së takimit të ardhshëm në Tiranë, i ftoi homologet e vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut që të mbështesin nismën e Shqipërisë, për t’i hapur dyert edhe për vende të tjera që aspirojnë të jenë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Xhaçka: “Ka ardhur koha që përpara se t’i kërkojmë NATO-s të hapë dyert e veta, duhet të tregojmë se jemi të gatshëm të hapim dyert për njeri – tjetrin, pikërisht këtu në shtëpinë tonë. A-5 duhet të bëhet A-6 dhe vitin e ardhshëm, gjatë të cilit Shqipëria do të kryesojë A-5, të gjithë duhet të mirëpresim Kosovën për t’u bërë pjesë e kësaj iniciative, pararendëse për integrimin e rajonit në NATO”.

Xhaçka gjithashtu nënvizoi se duhet forcuar bashkëpunimi dhe dialogu politik dhe se ka ardhur koha për më shumë qartësi dhe vizion afatgjatë për objektivat e përbashkëta.

Xhaçka: “Shqipëria do të mbetet gjithmonë e angazhuar mbi vlerat dhe parimet bazë të Kartës së Adriatikut duke vazhduar dialogun politik dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet anëtare të A5”.

Pjesëmarrësit në takim, mes të cilëve edhe zëvendësasistentja e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Laura Cooper vlerësuan rolin pozitiv të Shqipërisë në rajon, veçanërisht sa i takon politikës së dyerve të hapura.

Në përfundim, ministrat e Mbrojtjes të Kartës së Adriatikut nënshkruan një deklaratë ku angazhohen për të bashkëpunuar në mbrojtjen nga kërcënimet e përbashkëta.

a.ç

Next Post
Ahmetaj: Nuk ka më kthim pas! Lojërat e Fatit do mbyllen

Projekti 1 miliard, Ahmetaj: Koncesionet do të rrisin ekonominë me 1%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

October 8, 2026
VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

October 8, 2026
Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

October 8, 2026
U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

October 8, 2026
Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

October 8, 2026
15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

October 8, 2026
Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

October 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vetëvendosje, Doktor, jo nënshtrim para të huajve

October 8, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

October 8, 2026
Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com