Florian Kamberi është risia e kombëtares shqiptare në këtë grumbullim për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Euro 2020, ndaj Andorrës më 14 qershor dhe Francës tre ditë më vonë.
Sulmuesi i Hibernian ka impresionuar skautët e kombëtares sonë, të cilët e kanë vënë në dispozicion të Edi Rejës. Kamberi doli sot në konferencë për shtyp, ku zbuluar arsyen që zgjodhi të përfaqësojë fanellën kuqezi.
Pritja në kombëtare?“Çunat më kanë pritur shumë mirë. Që prej ditës së parë stërvitjet kanë ecur shumë mirë. Kam pasur mundësi për me zgjedhur tre ekipe, Kosova, Zvicra dhe Shqipëria, por unë kam zgjedhur Shqipërinë. E kam pasur të lehtë të zgjedh Shqipërinë pasi ishte më e interesuar për mua. I kam thënë të tre kombëtareve se si e kam pasur situatën”.
“Kam kërkuar që të stabilizohem te ekipi, për tu inkuadruar në pozitën time për një vit, ku të shënoja gola. E kisha thënë edhe në konferencën në Skoci se jam i hapur për të tre. Shqipëria ka shfaqur më shumë interes për mua dhe për këtë ka qënë kollaj për të vendosur për Shqipërinë. Janë djem shumë të mirë. Më kanë pritur mirë. Stërvitjet janë të mira dhe shpresoj të vazhdojmë kështu”.
“Jam në formë shumë të mirë dhe për këtë fakt jam i gatshëm, shumë madje. Nuk kam folur ende me trajnerin, Edi Reja. Do të flas më pas me të. Kam dëshirë që të luaj me dy sulmues dhe këtu luajnë me 3-5-2. Është një taktikë që më përshtatet mua. Do të shikoj ekipin në ndeshjen e parë dhe besoj se do të jem në gjendje të mirë”.
g.kosovari











