• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Shqipëria, kapitalizëm me urrejtje për taksat, demokraci me votë të vrarë

by Lorenc Vangjeli
31/12/2018 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Ndonëse këndohet gjithmonë e më rrallë, rakisë ja ka ënda që në Shqipërinë e Mesme të shoqërohet me një këngë të vjetër me një tekst të habitshëm. Kënga flet për ftesën që bëhet për të parë sesi kanë dalë në rrugë “kaureshat, veshun me nallane si turkeshat; dhe për të ndjekur me sy “turkeshat, veshun allafronga si kaureshat”.

Pothuaj tre dekada mbas rrëzimit të karikaturës kriminale komuniste në Shqipëri, shoqëria shqiptare është sërish një mishmash qesharak mes ëndrrës për Perëndimin dhe sjelljes orientale të saj, sistemit të ri që po tentohet të instalohet në vend dhe mendësisë sovjetike të saj. Ky është një nga paradokset më të mëdha dhe thelbi i krizës shumëplanëshe që ka përfshirë vendin, që kalon nga kriza në krizë, që flet për krizën si pasojë, por refuzon të identifikojë shkaqet e tyre.

Shqipëria ëndërron demokracinë evropiane, por ka vrarë votën.

Shqipëria po tenton të ndërtojë kapitalizmin, por shqiptarët vazhdojnë të urrejnë taksat.

Vota dhe taksat, dy kolonat më të rëndësishme të shtetit të së drejtës janë hedhur rregullisht në erë nga kush ka pasur në dorë dinamitin sovjetik të mendësisë sovjetike që mbretëron në Tiranë.

Prej pothuaj dhjetë vjetësh, me ndryshimet kushtetuese të prillit 2008 dhe të ligjit zgjedhor, shqiptarët janë të privuar nga vota. Kjo mungesë është shndërruar në të keqen absolute që ka gërryer vit mbas viti dhe ka frakturuar zgjedhje mbas zgjedhjesh vullnetin e shqiptarëve. Ata shkojnë vetëm në mënyrë formale në kutinë e votimit sepse thjesht noterizojnë vullnetin e tre – katër kryetarëve të partive që bëjnë listat e tyre të preferencës. Renditja në këto lista është, në rastin më të mirë, një proces empirik dhe në skajin tjetër edhe një hesap i barazvlefshëm me valutë të huaj. Refleks i kësaj sjelljeje me votën është dhe demokracia e brendshme në partitë politike kryesore, e cila thjesht nuk ekziston ose është vetëm një fasadë ku gjithkush ka të drejtë të përdorë duart, por vetëm për të duartrokitur kryetarin. Dhe po kështu është kudo, në një vend ku është vrarë karriera, e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Kush thotë se është ndryshe, është naiv ose kush e sheh ndryshe është i verbër.

Tre nga katër protestat që shkundën përgjumjen otomane të Tiranës kishin të bënin po me taksat dhe refuzimin e tyre. Ato dëshmuan qasjen e gabuar që ka shoqëria shqiptare ndaj këtij mekanizmi, por dhe zgjidhjen po të gabuar që afron politika shqiptare ndaj këtij shqetësimi. Në të gjitha rastet, bërtasin më shumë ata që pothuaj nuk paguajnë kurrë dhe qeverisja përkedhel ata që bërtasin në kurriz të qytetarëve të tjerë që paguajnë.

Protesta e dhunshme e banorëve të Kukësit refuzonte pagesën e kalimit në Rrugën e Kombit. Duke qenë në të drejtën e tyre si të varfër, të pasurit në Tiranë dhe budallenjtë me kostume të shtrenjtë, thoshin se ajo rrugë ishte paguar njëherë dhe se qytetarët duhet të kalonin falas në të. Në të vërtetë ajo rrugë nuk ka qenë kurrë falas. Ndryshonte vetëm perceptimi dhe mënyra e pagesës për të: do të paguhet tek trau apo do të paguhet gjetkë, po me taksa shqiptarësh.

Prej gati dy muajsh banorët e Astirit kundërshtojnë prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre të ndërtuar në mënyrë informale. Kërkojnë shpronësim 100 për qind. Një shoqëri solidare duhet të jetë shumë e vëmendshme ndaj këtij akti. Të prishet banesa ku jeton prej vitesh është më shumë se një dramë. Por, dhe këtu ka një por të dyfishtë që e ndërlikojnë shejtan budallenjtë e politikës që e shohin shtetin si shpellën e Ali Babës. “Të paguajë Edi Rama” premtojnë ata që duan t’i zënë vendin Ramës duke u sjellë njëlloj si Edi.

Protesta e studentëve ishte një skaner që tregoi se Shqipëria e vërtetë nuk është ajo që shihet në ekranet e televizionit. Se shqetësimet reale të shoqërisë nuk dalin as në konferencat e shtypit të qeverisë dhe as në deklaratat e opozitës. Parë me këtë sy, studentët u dëshmuan si një e mirë e jashtëzakonshme publike, por duke parë shumicën e kërkesave të tyre, atëherë del në pah një tjetër problem i jashtëzakonshëm. Mbështja që ata morën në mënyra të ndryshme, qoftë nga qeveria ndaj të cilës protestonin, qoftë nga opozita që e refuzonin, është bërë në stil sovjetik. Në komunizmin e prindërve të tyre thuhej se çdo qytetar ishte një ushtar. Studentët nuk kanë të drejtë kur ëndërrojnë në kapitalizëm se çdo gjimnazist duhet të jetë student. Studentët duhet të kuptojnë se vetëm komunistët propagandonin barazi dhe se në emër të barazisë që ata predikonin, janë luajtur dramat më të mëdha njerëzore. Thelbi i vërtetë i dramës së tyre vjen nga masivizimi absurd i arsimit të lartë; universiteti nuk ishte falas as në komunizëm; gjimnazisti me pesa nuk ka pot ë njëjtat të drejta për shkollën si ai me dhjeta.

Për rrugët, për krimin e ndërtimit pa leje, për universitetin duhet të paguhet taksë. Gjithmonë. Eshtë krejt tjetër diskutimi sesa duhet të jetë kjo taksë dhe mënyra sesi shpenzohet ajo taksë për të prodhuar në fund të udhës një diplomë që ka vlerë. Taksa është një e keqe e domosdoshme, pa të cilën nuk ka asnjë shans ekzistenca e cilësdo shoqëri njerëzore.

Një sistem qeverisës rrëzohet dhe brenda një nate. Një sistem të menduari kërkon të paktën një brez për të ndryshuar. Komunizmi barbar dhe qesharak shqiptar u rrëzua për shkak të alzhaimerit të tij, por mendësia sovjetike është ende mënyrë jetese.

Në Tiranën e sotme që pi Whiskey e Amarone nuk ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe nga koha kur kaureshat e djeshme të nallaneve dhe turkeshat e veshura allafranga, sfilonin para qebaptoreve ku pihej raki. Në Tiranën e modës, kravatave, batutave, benzave, palestrave, dietave dhe hoteleve me pasqyra ku dashuria paguhet me orë dhe ora në puls tregon klas, gjen të majtë e të djathtë, në pushtet dhe në opozitë që flasin për demokraci dhe kapitalizëm dhe urrejnë njëlloj edhe votën, edhe taksën.

Shqipëria do të shpëtojë nga mallkimi oriental ku është mbërthyer që kur është bërë shtet, kur qytetarët e saj të kërkojnë llogari jo sepse kanë dhënë votën pa vlerë e në këmbim të presin që Alibabat t’u hapin thesin, por kur të thonë: kam paguar taksat, me thuaj si i shpenzove që të mendoj si do ta jap votën! Atë votë që sot e kanë në xhep vetëm tre vetë, Edi, Luli dhe Mona, mbas të cilës, të tre duan vetëm një gjë: të vendosin ata pa u dhënë hesap shqiptarëve si do të mblidhen e shpenzohen taksat e tyre.

Next Post
Prita ndaj napolitanëve, arrestohet kryetifozi i Interit

Prita ndaj napolitanëve, arrestohet kryetifozi i Interit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mali i Zi heq imunitetin për kryeministrin e ministrat, Gazment Bardhi: Spajić i jep liri drejtësisë, Rama mbron korrupsionin

Mali i Zi heq imunitetin për kryeministrin e ministrat, Gazment Bardhi: Spajić i jep liri drejtësisë, Rama mbron korrupsionin

September 4, 2026
OKB-ja kërkon ndryshimin e hartës së botës: Afrika nuk është aq e vogël sa duket!

OKB-ja kërkon ndryshimin e hartës së botës: Afrika nuk është aq e vogël sa duket!

September 4, 2026
Babale 2.0: Horoskopi televiziv i atentateve

Babale 2.0: Horoskopi televiziv i atentateve

September 4, 2026
Mbi 220 mijë persona evakuohen nga zjarret shkatërruese në Francë dhe Spanjë

Zjarret shkatërruese në Europë, 5.4 milionë hektarë tokë e djegur vetëm këtë verë

September 4, 2026
“Non-grata e Berishës nuk është hequr, lajmi i gazetarit amerikan për efekt fushate”

Berisha në SHBA, bileta e ‘florinjtë’ miliona dollarëshe dhe ambasadori i ri

September 4, 2026
Vatër zjarri në Nikël, flakët i afrohen banesave, rrezikohen ish-magazinat dhe depot e ushtrisë!

Vatër zjarri në Nikël, flakët i afrohen banesave, rrezikohen ish-magazinat dhe depot e ushtrisë!

September 4, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Për ata, që nuk e kuptuan kurrë Edi Ramën

September 4, 2026
Shisir: Nepali dhe Kina ndajnë ekosistemin natyror të Himalajeve

Shisir: Nepali dhe Kina ndajnë ekosistemin natyror të Himalajeve

September 4, 2026
“Gjyqtarët i lejojnë, kurse ne jo”- Refuzoi të dorëzonte telefonin para se të hynte në sallën e GJKKO, avokati gjobitet me 50 mijë lekë! (REAGIMI)

“Gjyqtarët i lejojnë, kurse ne jo”- Refuzoi të dorëzonte telefonin para se të hynte në sallën e GJKKO, avokati gjobitet me 50 mijë lekë! (REAGIMI)

September 4, 2026
Zjarri shkrumbon stallën e bagëtive në Levan, digjen makineritë bujqësore, shpëtohet gjëja e gjallë!

Zjarri shkrumbon stallën e bagëtive në Levan, digjen makineritë bujqësore, shpëtohet gjëja e gjallë!

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com