• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria ka nevojë për gjykata të pavarura, jo për gjykata të frikësuara

by Mero Baze
23/11/2025 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në gjithë debatet e derisotme rreth proceseve gjyqësore të nisura nga hetimet e SPAK, problemi më i rëndësishëm që është evidentuar ka të bëjë me mungesën e thellë të pavarësisë së GJKKO në raport me SPAK. Edhe pse akuzat e SPAK shpesh janë të ekzagjeruara dhe pa ndonjë mbështetje në provat që paraqesin, prokurorisë i lejohet ta hedhë rrjetën përtej dyshimeve të saj.

Ajo që vendos drejtësinë është gjykata dhe jo prokuroria.

Dhe gjithë debati nuk duhet përqendruar tek presioni se si duhet korrigjuar SPAK, pasi SPAK nuk korrigjohet me gjyqe popullore. Gjithë debati duhet fokusuar tek fakti se si të pavarësojmë drejtësinë dhe të ndajmë qartazi prokurorinë nga gjykatat.

Në komunizëm prokuroria dhe gjykata ishin thuajse të shkrira, për shkak se të dyja ishin besnike të ideologjisë sunduese në vend, ndërsa në demokraci ato jo vetëm janë të ndara, por fuqia e shtetit ligjor qëndron pikërisht tek pavarësia e thellë e gjyqtarit ndaj prokurorit.

Siç është vënë re në seancat paraprake të gjyqeve të fundit, prokurorët shpesh paraqesin prova aq të dobëta sa gjykatësit vihen në siklet dhe i dëgjojnë, por në fund vendosin siç thonë prokurorët. Dhe kjo nuk ka lidhje aq shumë me atë fjalinë që i ka pas dalë nga nënvetëdija Altin Dumanit kur tha se gjykatat “janë të detyruara të japin vendimet që kërkojmë ne”, por me faktin se ato vërtet janë nën presionin e SPAK për shkak të një gafe skandaloze që hartuesit e Reformës në Drejtësi kanë bërë lidhur me kontrollin e SPAK ndaj GJKKO.

Siç dihet, gjyqtarët e GJKKO mund të përgjohen pa autorizim nga një prokuror i SPAK, çka do të thotë se ata janë të detyruar të sillen si njerëz të survejuar 24 orë.

Një standard i tillë nuk ekziston në asnjë sistem gjyqësor në botë, as në vendet diktatoriale.

Reforma në Drejtësi ka kuptim kur ne harxhojmë energji të pavarësojmë gjyqtarët nga politika dhe jo kur i vëmë nën zgjedhën e atyre që ngrejnë akuzat. Ata janë hallka që shqyrtojnë akuzën dhe nuk mund të jenë njëkohësisht edhe viktima të survejimit të tyre.

Parlamenti shqiptar duhet ta shikojë si prioritet forcimin e pavarësisë gjyqësore të GJKKO dhe një nga hapat duhet të jetë edhe çlirimi i tyre nga frika e survejimit të paautorizuar të SPAK.

Shqipëria nuk ka dalë nga ndonjë genocid apo krime kundër njerëzimit këto 35 vjetë, të cilat i kanë bërë gjyqtarët e GJKKO që të mbahen të përgjuar pa autorizim. SPAK nuk duhet prekur në punët e veta. Le t’i bëjë ato dhe keq, siç i bën shpesh, dhe ndonjëherë edhe për hakmarrje personale. Kjo është një dukuri primitive, e cila korrigjohet me gjykata të pavarura dhe jo me gjykata të frikësuara.

Në Shqipëri më të frikësuar janë gjykatësit nga SPAK sesa zyrtarët e lartë që hetohen. Dhe kjo histori duhet të marrë fund. Reforma në Drejtësi ka kuptim kur forcohet pavarësia e gjyqësorit dhe kur gjykohet nga gjyqtarë me dinjitet dhe jo gjyqtarë të përbuzur që nuk ngrenë dot kokën të shikojnë në sy prokurorin që ia fut kot në sallë të gjyqit.

Jam dakord që nuk duhen marrë në mbrojtje zyrtarët e akuzuar dhe asnjë subjekt i SPAK, por kjo duhet bërë kur të garantohemi se gjyqtarët e GJKKO kanë gjithë lirinë të vendosin të lirë dhe të gjykojnë faktet dhe jo dëshirat e prokurorëve. Ky është hapi real drejt pavarësisë së drejtësisë, pasi deri tani SPAK, çdo statistikë që e ka kundër, e justifikon me GJKKO, pasi ata – siç e kemi dëgjuar – “janë të detyruar të vendosin çfarë thotë SPAK”.

Kur ne themi se Shqipëria sipas Këshillit të Europës është vendi me më shumë paraburgime në Europë, SPAK thotë se i ka bërë GJKKO. Në fakt ajo ka bërë noterinë. Kur themi se gjykimet paraprake nuk kanë asnjë risi, por noterizojnë dëshirat e SPAK, përsëri faji i ngelet GJKKO.

Që të kuptojmë cila hallkë nuk funksionon si duhet, ato duhet të funksionojnë të ndara dhe të pavarura nga njëra-tjetra. Pasi reforma në drejtësi nuk është bërë nga nevoja se nuk kishte kush të akuzonte në këtë vend, por ngaqë nuk kishte kush të gjykonte. Dhe me këtë që kemi bërë, gjykatësit i kemi vrarë pa hyrë në sallë.

Next Post
U helmuan e grabitën nga dhëndri në Librazhd, e moshuara flet: Sa mora pensionin, më tha pije këtë…

U helmuan e grabitën nga dhëndri në Librazhd, e moshuara flet: Sa mora pensionin, më tha pije këtë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lehtësim të kostove për pacientët”, shtohen 155 barna në listën e rimbursimit

“Lehtësim të kostove për pacientët”, shtohen 155 barna në listën e rimbursimit

November 2, 2026
Historiani francez ngre alarmin: Aktorë të huaj po ndërhyjnë në debatin publik shqiptar për të penguar integrimin në BE

Historiani francez ngre alarmin: Aktorë të huaj po ndërhyjnë në debatin publik shqiptar për të penguar integrimin në BE

November 2, 2026
Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

November 2, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi nga Jorgo Pulla, këto shenja duhet të tregojnë kujdes në vendimmarrje

November 2, 2026
Grabitet me armë banka te Komuna e Parisit, autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

Grabitet me armë banka te Komuna e Parisit, autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

November 2, 2026
“Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit”, Gjykata Kushtetuese trajton edhe pretendimin e Erion Veliajt

Përplasja për pagat e magjistratëve, Gjykata Kushtetuese shqyrton më 2 dhjetor kërkesën kundër mazhorancës

November 2, 2026
Tronditet bota e artit! Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena

Tronditet bota e artit! Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena

November 2, 2026
Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Nuk hetoi krimin elektoral, është kthyer në patericë të narkoshtetit

Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Nuk hetoi krimin elektoral, është kthyer në patericë të narkoshtetit

November 2, 2026
Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

November 2, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Transferimi i Veliajt në Fier, Komiteti i Helsinkit ngre alarmin: Urdhri sekret pengon ankimin në gjykatë!

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In