• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëria ka humbur 5 ndeshje radhazi”- Trajneri i Bjellorusisë nënvlerëson kuqezinjtë para duelit të 26 shtatorit në Tiranë

by A. Q
21/09/2026 17:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria dhe Bjellorusia do të përballen të shtunën në mbrëmje në “Air Albania”, në duelin e parë të Ligës së Kombeve, ndërsa trajneri i bjellorusëve, Viktor Gançarenko, e konsideron përballjen me kuqezinjtë si një nga sfidat më të rëndësishme të grupit.

Tekniku bjellorus e ka analizuar edhe momentin e Shqipërisë dhe nuk ka lënë pa përmendur serinë negative të kuqezinjve.

“Shqiptarët kanë një seri të pakëndshme prej pesë humbjesh radhazi. Kjo u jep atyre edhe më shumë motivim”, është shprehur Gançarenko, duke paralajmëruar se kjo situatë mund ta bëjë Shqipërinë edhe më të rrezikshme në ndeshjen e parë.

Trajneri i Bjellorusisë pranon se në letër Shqipëria dhe Finlanda qëndrojnë pak më lart, por sipas tij diferencat mes skuadrave nuk janë të mëdha. “Shqiptarët dhe finlandezët janë pak më lart në renditje, por forcat janë pak a shumë të barabarta. Prandaj duhet të bëjmë gjithçka për të hipur sa më lart”, deklaroi ai.

Dhe ambicia e Bjellorusisë është e qartë: vendi i parë në grup. Gançarenko nuk dëshiron që skuadra e tij të hyjë në këtë edicion me objektivin minimal për të shmangur vendin e fundit. “Nuk ka interes të kërcënosh vendin e katërt nga i treti. Duhet të bëjmë gjithçka për të hipur lart”, theksoi trajneri, duke vendosur kështu presionin maksimal mbi skuadrën e tij që në start.

Një tjetër pikë e diskutuar nga Gançarenko ishte edhe kalendari. Trajneri bjellorus mendon se ai është më i favorshëm për Shqipërinë, e cila e nis me Bjellorusinë në Tiranë, përpara dy përballjeve me San Marinon dhe më pas sfidës me Finlandën. “Më duket sikur kalendari është hartuar në favor të Shqipërisë”, u shpreh Gançarenko, duke vënë në dukje se Bjellorusia e nis fushatën me dy ndeshje radhazi jashtë fushe ndaj kundërshtarëve që ai i konsideron të vështirë.

Megjithatë, trajneri bjellorus nuk e sheh Shqipërinë si një kundërshtar të pakapshëm. Ai vlerëson se të gjitha ndeshjet e grupit do të jenë të forta, pasi skuadrat tashmë e njohin mirë njëra-tjetrën. Bjellorusia vjen në këtë përballje edhe me një seri rezultatesh pozitive në miqësore, me fitore ndaj Qipros, Armenisë dhe Sirisë, ndërsa ka barazuar 2-2 me Burkina Fason.

Në krahun tjetër, Gançarenko ka pranuar se një problem për skuadrën e tij është aktivizimi i kufizuar i disa lojtarëve që luajnë jashtë Bjellorusisë. Megjithatë, ai ka lënë të hapur mundësinë e rotacionit dhe përfshirjes së lojtarëve të rinj nga U-21.

Për shkak të kufizimeve që lidhen me përfshirjen e Bjellorusisë në luftën Rusi-Ukrainë, skuadra nuk i zhvillon ndeshjet në shtëpi në territorin bjellorus. Takimet si pritëse luhen në terren neutral, në Hungari, pa praninë e tifozëve.

Por sfida e parë është në Tiranë. Shqipëri–Bjellorusi luhet më 26 shtator, në orën 21:45, në “Air Albania”, me kuqezinjtë që kërkojnë ta nisin me fitore aventurën në Ligën e Kombeve.

Next Post
Begaj ndjek stërvitjen ushtarake “Mburoja e Arbrit 2026”: Aktorët keqdashës mund të cenojnë paqen në rajon, duhet të jemi të përgatitur!

Begaj ndjek stërvitjen ushtarake “Mburoja e Arbrit 2026”: Aktorët keqdashës mund të cenojnë paqen në rajon, duhet të jemi të përgatitur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com