• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shqipëria, jetë aksionesh

by
24/08/2015 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

Gjuha politike e përdorur në ditët e fundit nga kampet e ndryshme, për atë që na pret në shtator, është më shumë se e lodhshme. Fushata kundër informalitetit, Reforma e Drejtësisë, lirimi i mjediseve publike etj., etj., dhe të tjera nisma, po na bëjnë të dukemi sikur jemi përpara një aksioni, që s’do ketë fund.

Por, jo që s’jemi mësuar.  Mjaftojnë një palë zgjedhje, një ekip i ri qeverisës dhe menjëherë gjithçka do të fillojë nga fillimi. Anulohen leje, premtohen lirime, prishen ndërtime e fillojnë akuza dhe kundërakuza. O zot, sa akuza në këtë vend! Të vjen për të qeshur, se pak ditë më parë, ish-kryetari i bashkisë së Vlorës i dërgoi lule pasardhësit të vet dhe, po ai, pak ditë më vonë e etiketonte si idiot kolegun…Por, në këtë hulli, më e frikshme është gjuha e përdorur dhe sensi i luftës, që përcjellin të gjithë palët, pa shkuar asnjëherë në thelb. Drejtoresha e Tatimeve, që do jetë një nga pikat kulmore të këtij aksioni të premtuar kundër informalitetit, u mjaftua me një deklaratë të thatë dhe pa asnjë sqarim për gazetarët, duke na treguar sesa pak vlejmë, para arrogancës së pushtetit. Të tmerrshme janë nga ana tjetër, akuzat gati të frikshme që bën PD-ja, pjesë e këtij kaosi, ku jeton Shqipëria.

E dimë mirë se nëse nuk vihet nën fre evazioni galopant në tatime, jemi koshientë që kësti i radhës së kredisë së FMN-së do e kushtëzojë Qeverinë e Rilindjes ta ketë shumë të vështirë të vazhdojë premtimin e saj makro. Por zonja, në traditën dhe të zyrtarëve të tjerë, vetëm sa foli dhe tregoi se kjo do bëhet se kështu mbaron informaliteti, ulen taksat dhe shtohen rrogat, por pa dialoguar dhe folur normalisht. Ashtu si kanë thënë paraardhësit, paraardhësit e tyre dhe ashtu si do thonë dhe pasardhësit e saj.

Në fakt, të gjithë palët po të ishin pak më me shumë këmbët në tokë, do na tregonin se kur do kishim pak më shumë vende pune, kur do kishim pak më shumë normalitet, më pak krime, kur do të zbulonin kriminelët potencialë, kur do t’i jepnin një emër tragjedisë së Gërdecit, 21 Janarit dhe shumë të tjerave. Për këto s’ka përgjigje. Dhe, kurrë s’do ketë. Sepse edhe kur shpalosen gjëra të mira, ato kanë filluar të kenë efektin e kundërt, atë të zhgënjimit te njerëzit, që gjërat asnjëherë nuk çohen deri në fund.

Shqipëria është e sfilitur me fushatat dhe me aksionet, këtë term të frikshëm që të sjell në kujtesë aksionet e pareshtura, që nuk të linin kohë të lirë, që të merrnin të dielën dhe që të detyronin të ishe vazhdimisht në rresht. Ndaj, kur do kemi pak normalitet? Dhe, jo aksione dhe fushata.

Next Post

Si të ruajmë ngjyrën e plazhit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, makina përplaset me bordurën, gruaja transportohet në spital

Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, makina përplaset me bordurën, gruaja transportohet në spital

August 9, 2026
“Daily Express”: Tirana, kryeqyteti europian që të gjithë duhet ta zbulojnë në 2026

710 euro qira, 760 euro pagë: Tirana e dyta në Europë për barrën e strehimit

August 9, 2026
Riaktivizohet vatra e zjarrit në Panahor të Mallakastrës, flakët avancojnë drejt Greshicës

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Panahor të Mallakastrës, flakët avancojnë drejt Greshicës

August 9, 2026
Zbardhet dëshmia e vrasësit të 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë. Ja motivet e ngjarjes së rëndë

Zbardhet dëshmia e vrasësit të 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë. Ja motivet e ngjarjes së rëndë

August 9, 2026
Këlliçi, debutim me gafa në Kuvend

Censura e institucioneve ushqen kancerin e lajmeve të rreme (dhe Besa duhet të vlejë edhe për mediat)

August 9, 2026
7 orë luftë me flakët, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër

7 orë luftë me flakët, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër

August 9, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Çfarë tregon fitorja e Edlirës

August 9, 2026
“U shmang një bilanc tragjik, siç po ndodh në Europë”, Rama reagon për zjarrin e madh në Malin e Krujës

“U shmang një bilanc tragjik, siç po ndodh në Europë”, Rama reagon për zjarrin e madh në Malin e Krujës

August 9, 2026
Policia rrethon vilat e Palasës, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

Policia rrethon vilat e Palasës, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

August 9, 2026
Arrestohet autori i vrasjes në Korçë, forcat RENEA mbyllin operacionin pas ekzekutimit të 20-vjeçarit

Arrestohet autori i vrasjes në Korçë, forcat RENEA mbyllin operacionin pas ekzekutimit të 20-vjeçarit

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com