• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria ime dhe ajo e Bashës

by Sokol Balla
28/10/2019 21:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Balla

Ka diçka që ka ndryshuar për mirë në sjelljen e opozitës. Pas një panoramimi të errët për vendin dy vitet e fundit, mes drogës, krimit, papunësisë, ikjes, dështimit të prodhimit vendas, befas një spot i ri televiziv, i denjë për reklamat e Blendi Klosit për turizmin, u shfaq nga kreu i opozitës në rrjetet sociale.

Rrugë të bukura, plazhe të shkëlqyera, njerëz të bukur, policë, mësuese, nxënës, fermerë, prodhues, Shqipëria e Re e Lulzim Bashës ishte në fakt më afër asaj që shohim përditë dhe më larg asaj që shihnim e dëgjonim deri dje nga foltoret publike të Selisë Blu. Dhe kjo sigurisht çon në pyetjen: Ka ndryshuar Shqipëria apo Lulzim Basha?

Ndryshimi është edhe politik. Ndërsa dështimi i hapjes së negociatave pritej të hapte stinën e protestave, në fakt kjo nuk ndodhi. Megjithëse presioni i rrugës së ashpër mbi Bashën vjen i fortë dhe direkt nga Berisha dhe njerëzit e tij, kreu i PD është përgjigjur me një seri intervistash të nivelit të dytë në televizionet qendrore, aty ku mesazhi i tij i ri çan me kollaj dhe pa pengesa: se tashmë për atë dhe PD, përparësi kanë kushtet apo kërkesat e Bundestagut Gjerman. Dhe ndaj dhe ajo që ai kishte thënë më herët, se zgjidhja e krizës nis nga Reforma Zgjedhore, nuk ishte rastësi. Dhe sigurisht që kjo heq dilemën se në fakt nuk ka ndryshuar Shqipëria, por ka ndryshuar qëndrimi i Lulzim Bashës. Dhe mbetet për t’i dhënë përgjigje pyetjes përse? Përse Basha ndryshoi strategjinë? Përse Shqipëria e tij paska qenë e bukur dhe më parë dhe ne nuk e paskëshim ditur?

Basha nuk ka fshehur në karrierën e tij politike nga 2011 e këtej se e ka një guidë sesi të bëhet kryeministër. Fillimisht nga dera e Bashkisë së Tiranës. Pastaj duke u sjellë me Partinë ashtu si u soll Rama me të tijtë. Pastaj, duke bërë aleancë me LSI. Por kjo nuk mjafton për të bërë analogjinë të plotë. Frika e vjedhjes së votës deri në pafuqi për ta ndalur atë, e çuan Edi Ramën nga viti 2009 e deri në 2012, në një diskurs disfatist në publik. Por befas Edi Rama ndryshoi, pasi kuptoi se me qëndrim disfatist ndaj Berishës së plotfuqishëm nuk kishte asgjë në terezi. Ndaj fillimisht i mori aleatin e më pas edhe buzëqeshjen dhe në fund edhe pushtetin. Por a mund ta bëjë këtë Lulzim Basha?

Sondazhet deri më tani nuk e favorizojnë dhe duket se pikërisht këtu, në selinë blu ka rënë zilja e alarmit. Kjo sepse qëndrimi jashtë sistemit jep efektet e veta dhe Basha duhet ta ketë realizuar më në fund, siç e realizoi Rama kur nga zyra e PS shkoi dy vjet rresht në shtëpi në orare të pazakonta të hershme. Basha duhet të ketë kuptuar se edhe nxirja e realitetit po i kthehej në boomerang dhe efekti më i madh i këtij qëndrimi shtonte votat e munguara të emigrantëve të rinj sesa votat e reja të votuesve të PD. Toni i tij i butë thuajse aktoresk në spotin që ai nxori të ftonte të vijë në Shqipërinë që e quan pa arrogancë por me naivitet “e imja”.

Sigurisht fytyra e re e fytyrës së re të PD shpreh edhe rritjen e presionit të brendshëm të së djathtës, por edhe të PD vetë nga figura që po nxitojnë t’i vënë atij te dera shishen bosh të radhës së qumështit nga Patozi e deri te Grida Duma, por edhe shqetësimin në rritje të Doktorit për një rezultat negativ në zgjedhjet e ardhshme të PD, rezultat që pas një reforme të thellë zgjedhore, ia zbeh mundësinë PD të thërrasë sërish “faull!” nëse i humbet ato.

Por metoda e re e sjelljes së Bashës ka disa defekte që vijnë kryesisht nga kopjimi i saktë që ai tenton t’i bëjë sjelljes së dikurshme politike të Ramës. Së pari, ai nuk arriti të plagosë qeverinë ashtu si opozita dikur me çështjet që lidhen me 21 janarin. Së dyti, Aksioni i tij një vjeçar politik vërtet e rilidhi me bazën militante, por plagosi më shumë PD dhe dërrmoi raportet e saj me ndërkombëtarët, e la pa akses në pushtet, dhe së treti, e përplasi me opinionin e shtresës së mesme që nuk do Ramën, por nuk do as dhunën e për më shumë, nuk do as Berishën.

Gjithnjë e më shumë dëgjon njerëz që nuk duan më të votojnë dhe ky është një lajm i keq për opozitën dhe jo për qeverinë. Më saktë është një lajm i keq për Shqipërinë dhe vërtetim i vetëm ironik se po: kjo është Shqipëria e Bashës: ajo që nuk dëshiron ta votojë, megjithëse mendon si ai. Përse? Sepse nuk beson ende se Basha mund të bëjë atë që thotë. Sepse Basha në fund fare flet edhe si Rama në 2013, edhe si Berisha në 2005. Të dy liderët e opozitës kërcënonin se do të anulonin çdo ligj e koncesion, çdo kontratë e marrëveshje që kishte pasuruar pakicën e varfëruar shumicën. Përfunduan të dy të rreshtuar me pakicën dhe ndryshimet mes tyre ishin më shumë estetike sesa thelbësore në menaxhimin e pushtetit. Dikush mund të pyesë: kur sistemin nuk e ndryshoi dot Edi Rama, si do ta bëjë këtë Lulzim Basha?

Dhe kjo është përgjigja që duhet të japë kreu i PD: A do ta zgjidhë ai dot përfundimisht dilemën tashmë historike të tijën dhe të partisë së tij? Në fund është shumë e thjeshtë: Njerëzit do ta votonin Bashën me të njëjtin skepticizëm siç votuan Ramën, vetëm sepse nuk donin më Sali Berishën për një mandat të tretë. Ndërsa sot njerëzit kanë një dilemë që Basha s’po ua zgjidh dot: Në 2021 (apo kurdo të jetë përballja kombëtare elektorale), atyre u duhet të vendosin, nëse do të zgjedhin Ramën, apo Berishën, për herë të tretë.

Kjo është Shqipëria sot, më shumë e imja sesa e Bashës, por ai është i ftuar të vijë. Ajo është gati ta votojë. Me kusht që ta zgjedhin atë për herë të parë, dhe askënd tjetër, për herë të tretë. (Realstory.al)

Next Post
Paqe mes Partizanit dhe Kukësit, mbyllet pa gola sfida kryesore

Paqe mes Partizanit dhe Kukësit, mbyllet pa gola sfida kryesore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ibrahimaj: Nga janari 2026 paga minimale arrin në 500 euro, biznesi nuk do të ketë kosto shtesë

Ibrahimaj: Nga janari rritet në 500 mijë lekë paga minimale, përfitojnë mbi 307 mijë punonjës

December 19, 2025
PS–PD dakord për shtyrjen e mbledhjes për Ballukun, SPAK: “USB-në sekrete” mund ta marrin anëtarët e ‘Mandateve’

PS–PD dakord për shtyrjen e mbledhjes për Ballukun, SPAK: “USB-në sekrete” mund ta marrin anëtarët e ‘Mandateve’

December 19, 2025
VIDEO / Peshku ‘luan’ bie në rrjetat e peshkatarëve të Vlorës: Helmi i tij, i rrezikshëm për njerëzit

VIDEO / Peshku ‘luan’ bie në rrjetat e peshkatarëve të Vlorës: Helmi i tij, i rrezikshëm për njerëzit

December 19, 2025
EMRI+FOTO/ Goditet banda e drogës në Greqi, mes tyre edhe një këngëtar nga Tepelena

EMRI+FOTO/ Goditet banda e drogës në Greqi, mes tyre edhe një këngëtar nga Tepelena

December 19, 2025
I hoqi armën atentatorit në Australi, heroi merr 1,65 milionë dollarë në GoFundMe

I hoqi armën atentatorit në Australi, heroi merr 1,65 milionë dollarë në GoFundMe

December 19, 2025
Avokati i Ballukut dhe PD kërkojnë USB-në me ‘sekretin hetimor’, që është kyçur në kasafortë

Avokati i Ballukut dhe PD kërkojnë USB-në me ‘sekretin hetimor’, që është kyçur në kasafortë

December 19, 2025
Mbi 5 mijë kamera inteligjente në 20 qytete, Rama: Shkelësit identifikohen në kohë reale

Mbi 5 mijë kamera inteligjente në 20 qytete, Rama: Shkelësit identifikohen në kohë reale

December 19, 2025
Kurti pas balotazhit: S’na ndali dot as bashkimi i gjithë kundërshtarëve… Qeverisim në 7 komuna

BE hoqi masat ndëshkuese ndaj Kosovës, reagon Kurti: Opozita bllokoi 1 miliard euro

December 19, 2025
“OJF në Shqipëri, shushunja”, Hila për përmendjen e Berishës në Kongresin Amerikan: E ekzagjeruar të thuash se zhurma u bë për të!

SPAK mund të hetojë krimin, por jo të shthurë shtetin

December 19, 2025
“3 javët më të këqija të jetës!” Enisa përjeton sfidën shëndetësore: Mendova se nuk do t’ia dilja

“3 javët më të këqija të jetës!” Enisa përjeton sfidën shëndetësore: Mendova se nuk do t’ia dilja

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In