• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria i rrëmben një lojtar tjetër Kosovës

by Java News
14/10/2018 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova është gati për një tjetër sfidë të madhe në Ligën e Kombeve. Në ndeshjen e sotme në transfertë kundër Ishujve Faroe, në orën 18:00, “dardanët” do të vuajnë mungesa jo pak të rëndësishme. Mbrojtësit e krahut, Benjamin Kololli dhe Leart Paqarada, si dhe mesfushori Hekuran Kryeziu janë mungesa të sigurta, prandaj dhe trajneri Bernard Shaland do të bëjë ndryshime në formacion.

Gjasat janë që në krahun e majtë të mbrojtjes të luajë futbollisti i Skënderbeut, Fidan Aliti, i cili ndaj Maltës ishte 90 minuta në fushë në rolin e qendërmbrojtësit. Mirëpo, mediat kosovare kanë zbuluar dje se Shaland ka kërkuar të grumbullojë në minutat e fundit kapitenin e Kosovës U-21, Ardian Ismajli. Mbrojtësi që mund të luajë në qendër dhe nga krahët e ka refuzuar këtë ftesë. Sipas asaj që raporton portali “Gazeta Olle”, lojtari është i pakënaqur me trajtimin që i ka bërë trajneri zviceran, i cili nuk e llogariti për ndeshjet e shtatorit.

Mbrojtësi i Hajdukut të Splitit në mars ishte afër Kombëtares A të Shqipërisë, por presidenti i ndjerë, Fadil Vokrri, e bindi të vazhdojë me Kosovën. Ai debutoi në miqësore kundër Shqipërisë, duke bërë një paraqitje shumë të mirë. Ardiani nuk ka luajtur asnjë minutë në ndeshjet zyrtare me Kosovën A dhe gjasat janë që të ndjekë rrugën e qendërmbrojtësit Kastriot Dermaku, i cili la Kosovë për Kombëtaren A të Shqipërisë.

Sa i përket ndeshjes së sotme me Ishujt Faroe, dje në konferencën për shtyp, trajneri Shalande ndër të tjera deklaroi: “Do të jetë ndeshje shumë më e vështirë se ndaj Maltës, por ne jemi ata që duhet të vazhdojmë me mënyrën sesi kemi luajtur deri tani, duke fituar në Ishujt Faroe”, përgatiti Panorama.

Next Post
Panama/ Për një selfie, gruaja bie nga kati i 27-të

Panama/ Për një selfie, gruaja bie nga kati i 27-të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In