• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria i bashkohet Javës Globale të Edukimit për Median dhe Informacionin

by A R
02/11/2023 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti Shqiptar i Medias në bashkëpunim me AMA organizuan “Javën e Edukimit për Median dhe Informacionin”, duke iu bashkuar kështu Javës Globale të Edukimit për Median dhe Informacionin, një nismë e UNESCO për edukimin dhe ndërgjegjësimin e publikut, sidomos të rinjve, me problematikat dhe sfidat e sotme në këtë drejtim. Pjesëtare e kësaj iniciative ishte edhe Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar.

Nën lajtmotivin “Mendo, pastaj kliko!”, që njëkohësisht është një thirrje për të gjithë publikun që të mendojë në mënyrë kritike teksa ndërvepron me mediat dhe përmbajtjet mediatike, u organizuan një seri aktivitetesh në Tiranë, Durrës, Kavajë, Elbasan, Pogradec dhe Lezhë.

Rreth 250 nxënës të shkollave “Naim Frashëri”, “Aleksandër Moisiu”, “Vasil Kamami”, “Ibrahim Rugova”, “Muharrem Çollaku”, “Qemal Stafa”, “Besëlidhja”, “Luan Hajdaraga” dhe “Sinan Tafaj” patën mundësi që, përmes takimeve të hapura me gazetarët dhe trajnimeve, të merrnin informacion në lidhje me tematikat aktuale, si: funksionimi i medias, bullizimi kibernetik dhe gjuha e urrejtjes online, Inteligjenca Artificiale, higjiena digjitale, lajmet e rreme, dezinformimi, teoritë konspirative dhe çregullimet e tjera të informacionit.

Pjesë e aktiviteteve të Javës ishte simulimi i redaksisë mediatike ku nxënës nga shkolla “Sinan Tafaj” patën mundësi të praktikojnë aftësitë bazë për identifikimin dhe bërjen e lajmit, si edhe të vizitonin redaksinë e televizionit A2CNN. Këto aktivitete ndihmuan pjesëmarrësit të kuptojnë se si është e organizuar dhe funksionon një media, cili është procesi nëpër të cilin kalon përgatitja e lajmit para se të bëhet publik.

Interes të veçantë ngjalli edhe konkursi “Mendo, Krijo, Eduko” ku rreth 40 të rinj sollën punimet e tyre në formate të ndryshme si video, meme, ese, filma me metrazh të shkurtër, që adresonin tema si lajmet e rreme, inteligjenca artificiale, bullizmi kibernetik dhe gjuha e urrejtjes, si dhe mediat sociale.

Next Post
Policia i gjen në banesë dy armë dhe fishekë/ Shpall në kërkim 51-vjeçarin nga Librazhdi

Policia i gjen në banesë dy armë dhe fishekë/ Shpall në kërkim 51-vjeçarin nga Librazhdi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pasuria e familjes iu sekuestrua/ Kush është ‘dentisti’, shqiptari që u dënua me 22 vite burg në SHBA për mbështetje të ISIS. Mashtrimi me…

Pasuria e familjes iu sekuestrua/ Kush është ‘dentisti’, shqiptari që u dënua me 22 vite burg në SHBA për mbështetje të ISIS. Mashtrimi me…

January 31, 2026
“Shigjeton” Salianjin, Paloka: Burg kam bërë edhe unë, por s’e përdor si “flamur”

“Shigjeton” Salianjin, Paloka: Burg kam bërë edhe unë, por s’e përdor si “flamur”

January 31, 2026
21 Janari, Artan Hoxha: Kaseta origjinale në SPAK, drejtësia s’duhet të ketë justifikime

21 Janari, Artan Hoxha: Kaseta origjinale në SPAK, drejtësia s’duhet të ketë justifikime

January 31, 2026
Përcillet për në banesën e fundit vajza e futbollistit të KF Tiranës/ Tragjedia që ‘bashkoi’ Shqipërinë me Kosta Rikën

Përcillet për në banesën e fundit vajza e futbollistit të KF Tiranës/ Tragjedia që ‘bashkoi’ Shqipërinë me Kosta Rikën

January 31, 2026
Krujë/ Vrau me çekiç në kokë një person pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

Tregtonte droga të forta dhe përplasi makinën e policisë në përpjekje për t’u larguar/ Arrestohet 45-vjeçari në Durrës

January 31, 2026
Londër, përplasën për vdekje 89-vjeçarin/ Të rinjtë shqiptarë pranojnë fajësinë, priten të dalin para drejtësisë

Londër, përplasën për vdekje 89-vjeçarin/ Të rinjtë shqiptarë pranojnë fajësinë, priten të dalin para drejtësisë

January 31, 2026
Rama me Trump, Berisha poshtërohet në Strasburg e drama në PD

Berisha nuk u tregua dinjitoz për Shqipërinë

January 31, 2026
Tabaku: Rënia e euros po varfëron shqiptarët dhe po shkatërron prodhimin vendas

Tabaku: Rënia e euros po varfëron shqiptarët dhe po shkatërron prodhimin vendas

January 31, 2026
I dënuar në SHBA për terrorizëm, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të një shtetasi (EMRI)

I dënuar në SHBA për terrorizëm, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të një shtetasi (EMRI)

January 31, 2026
Kosovë, përfundon procesi i rinumërimit të votave/ Shpallet sot rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Kosovë, përfundon procesi i rinumërimit të votave/ Shpallet sot rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 28 dhjetorit

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In