• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria i bashkohet Aleancës që ndalon tregtimin e mallrave të torturës

by A R
19/09/2017 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dje në mbrëmje, gjatë javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, u prezantua Aleanca ndërkombëtare për një tregti të lirë nga torturat. Shqipëria është një ndër vendet që i është bashkuar Aleancës.

Nisma, një përpjekje e përbashkët e Bashkimit Evropian, Argjentinës dhe Mongolisë, me një numër total prej 58 vendesh pjesëmarrëse, synon të ndalojë tregtinë e mallrave që përdoren për ekzekutimin e dënimeve me vdekje dhe për ushtrimin e torturave.
Ligji ndërkombëtar e ndalon torturën në çfarëdo lloj rrethane. Megjithatë, pajisje vdekjeje dhe dhimbjeje ende tregtohen në mbarë globin. Ato përfshijnë shkopinj gome me maja metalike, breza me shok elektrik, morsa që mbajnë njerëzit ndërsa u bëhet shkarkesë elektrike, kimikate që përdorura për të ekzekutuar njerëz dhe sistemet e injeksioneve të detyrueshme që i shoqërojnë.

“Këto produkte nuk kanë synim tjetër veçse të shkaktojnë dhimbje të tmerrshme dhe të vrasin njerëz. Tani ne po ndërmarrim masa konkrete për t’i dhënë fund kësaj tregtie të neveritshme. Jam e lumtur që kaq shumë vende në mbarë globin kanë nënshkruar për t’iu bashkuar Deklaratës dhe kësaj Aleance. Duke qëndruar së bashku, ne demonstrojmë se nuk do ta tolerojmë më këtë tregti”, tha Komisionerja për Tregtinë e Bashkimit Evropian Cecilia Malmström.

Prezantimi i sotëm pa 58 vende nga e gjithë bota, Afrika dhe Amerikat, Evropa dhe Azia, të miratonin një deklaratë të përbashkët politike. Duke iu bashkuar Aleancës vendet kanë rënë dakord për katër pika veprimi, të marrin masa për të kontrolluar dhe kufizuar eksportet e këtyre mallrave; të pajisin autoritetet doganore me mjetet e duhura. Aleanca do të krijojë një platformë për monitorimin e flukseve të tregtisë, shkëmbimin e informacionit dhe identifikimin e produkteve të reja; vënien në dispozicion të asistencës teknike për t’i ndihmuar vendet për hartimin dhe zbatimin e ligjeve për ndalimin e kësaj tregtie; shkëmbimin e praktikave për kontrollin efikas dhe sistemet ligjzbatuese.

Pjesërisht si pasojë e rregullave më të ashpra në BE dhe gjetkë, barnat për injeksionet vdekjeprurëse dhe mallrat e torturës janë bërë më të vështira për t’u gjetur dhe më të shtrenjta për t’u blerë. Megjithatë, prodhuesit dhe tregtarët e këtyre mallrave përpiqen t’u shmangen këtyre ligjeve, ndaj sa më shumë vende të angazhohen për t’i ndaluar këto eksporte, aq më efektive do të jenë përpjekjet për t’i dhënë fund tregtisë. Aleanca për një Tregti të lirë nga Tortura është një mënyrë për të ndërmarrë hapa specifikë për ta ndaluar tregtinë e këtyre mallrave globalisht, duke e bërë shumë më të vështirë gjetjen e tyre./a.m.

Next Post
Kandidati

Përse administratori i UET më ngatërron mua me Sali Berishën, Lulzim Bashën, Edi Ramën dhe… Karl Marksin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga vjedhja e teknologjisë te rritja ekonomike, sekretet e STAS-it që mbajtën në këmbë Gjermaninë Lindore

Nga vjedhja e teknologjisë te rritja ekonomike, sekretet e STAS-it që mbajtën në këmbë Gjermaninë Lindore

September 28, 2026
Vritet në Gaza militanti që rrëmbeu Noa Argamanin më 7 tetor, IDF kryen sulm me dron

Vritet në Gaza militanti që rrëmbeu Noa Argamanin më 7 tetor, IDF kryen sulm me dron

September 28, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare

September 28, 2026
Pas arrestimit të ish-kreut të SHISH, presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Pas arrestimit të ish-kreut të SHISH, presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

September 28, 2026
Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com